27/06/2012
Për të luftuar krimin e korrupsionin, vendet në rajon po i kthehen përgjimit. Megjithatë, çështjet ligjore që rrethojnë veprimin po turbullohen.
Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 27/06/12
![]() Përgjimi nuk kryehet gjithnjë ligjshmërisht. [Nada Bozhiç/SETimes] |
Numri i njerëzve që përgjohen në Serbi e në rajonin e Evropës Juglindore është rritur gjatë viteve, kryesisht për shkak të dëshirës së vendeve për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin. Megjithatë, mjeti i luftimit të krimit nuk zbatohet gjithnjë ligjshmërisht.
Numri në rritje i njerëzve që përgjohen në mënyrë të paligjshme në Serbi bëri që Avokati i Popullit Sasha Jankoviç e Komisioneri i Informacionit Rodoljub Sabiç t'i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese muajin e shkuar që të lëshojë një masë të përkohëshme për të ndaluar policinë nga mbledhja e informacionit mbi komunikimet e shtetasve pa një urdhër gjykate.
Jankoviçi e Sabiçi thanë se zyrat e tyre marrin ankesa të shumta çdo ditë nga shtetas telefonat e lidhjet e internetit të të cilëve mbikqyren në mënyrë të paligjshme.
"Numri i futjes në komunikimin privat të internetit e të telefonit nga shërbimet e sigurimit është disa mijëra," tha Jankoviçi për të përditëshmen Danas pas paraqiti kërkesën.
Ata paraqitën gjithashtu një nismë për të vlerësuar kushtetueshmërinë e Kodit të Procedurës Penale, që hyri në fuqi dy muaj më parë. Dispozitat e kundërshtuara të kodit lejojnë policinë të marrin renditjen, vendndodhjen e informacione të tjera rreth trafikut telefonik të shtetasve me miratimin vetëm të një prokurori, jo të gjykatës.
Mbikqyrja e komunikimit elektronik rregullohet nga kushtetuta e nga ligjet që qeverisin punën e shërbimeve të sigurimit e policisë, si dhe nga Ligji mbi Procedurën Penale.
"Kërkesa e parë thelbësore për të mbikqyrur komunikimet -- që përshkruhet në Kushtetutë (Neni 41) -- është se [përgjimi] mund të kryhet vetëm me vendim gjykate. Kushti i dytë është se masa duhet të jetë e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e vendit ose procediment penale. Kushti i tretë është se këto masa mund të merren vetëm për një periudhë të caktuar," tha për SETimes Vladimir Gjeriç, një anëtar i ekipi ligjor serb në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Përfaqësuesit e policisë, megjithatë, thanë se do të mbledhin të dhëna si zakonisht derisa gjykata të vendosë se udhëzimet e kodit penal duhet të ndryshojnë.
"Qëllimi i këtij veprimi është siguria e stabiliteti i shtetit -- ai duhet të ketë vazhdimësi ... të gjitha hapat janë në përputhje me shërbimet e duhura," tha Svetllana Gogiç, sekretare e përgjithëshme e Sindikatës së Policisë Serbe për SETimes.
Vende të tjera në rajon kanë ligje disi më të rrepta.
Sipas Vesna Skare Ozbolt, një ish-punonjës i sektorit të gjyqësorit kroat, subjektet e përgjimit janë individë ose grupe të përfshira në veprimtari terroriste e krim të organizuar.
Kriteret për përgjimin përcaktohen nga kushtetua e Strategjia për Sigurinë Kombëtare e Ligji mbi Sistemet e Sigurimit e Shërbimit Informativ.
"Ligji nuk lejon gjithshka. Ka procedurat që duhet të respektohen. Kështu, nëse shërbimet dëshirojnë të përgjojnë një bisedim të një individi, duhet të marrin leje nga Gjykata e Lartë," tha Ozbolti për SETimes.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), Agjensia e Shërbimit Informativ e Sigurimit mund të kryejë përgjime vetëm me miratim nga kryetari i gjykatës ose një gjyqtar i caktuar nga presidenti. Agjencia duhet të paraqesë informacion që justifikon vëzhgimin -- duhet të informojë shtetasin e përgjuar rreth veprimit brenda 30 ditëve.
Por pranverën e shkuar, e përditshmja boshnjake Nezavisne Novine botoi një listë prej 5,000 numrash të telefonave të lëvizshëm që tha se ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Agjencia e Shërbimit Informativ e Sigurimit dhe Agjensia Shtetërore e Hetimit e Mbrojtjes gjatë tre viteve të fundit.
"Duke mbajtur parasysh ligjet, kjo do të thotë se gjykatat, në tre vitet e fundit, miratuan 5,000 veprime të posatçme hetimore ose rreth pesë miratime në ditë -- gjë që vë në pikëpyetje ligjshmërinë e këtyre veprimeve," tha për SETimes Petar Kovaçeviç, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes