27/06/2012
Një vendim për të lëvizur Institutin Rumun të Kulturës nën kontrollin e parlamentit ndezi reagim të paparë midis komunitetit intelektual të vendit.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 27/06/12
![]() Intelektualët ju bashkuan një tubimi veshur në të zeza në 18 qershor për të treguar mbështetje për presidentin e ICR Horia-Roman Patapieviçi. [Oktavian Kokolos/SETimes] |
Vënë në zbatim javën tjetër, Instituti Rumun i Kulturës do të jetë nën mbikqyrjen e senatit, duke përfshirë vendimet manazheriale të tilla si emërimet në bordin e vet. Ky ndryshim i vrullshëm vjen nga një dekret emergjence lëshuar në 13 qershor, kur kabineti i kryeministrit Viktor Ponta akuzoi institutin për qënien një mjet propagande për presidentin Traian Bashesku.
Ponta, një majtist, kryeson një qeveri koalicioni tre-partish që erdhi në fuqi vetëm javë më parë, pasi kabineti i mëparshëm kryesuar nga Mihai Rizvan Ungureanu u rrëzua në një votë mosbesimi në 27 prill. Bashesku është në qendërn e djathtë politikisht dhe ka pak bazë të përbashkët me Pontën.
Institituti është ngriutur në 2003 për të nxitur kulturën dhe qytetërimin rumun, si në vend dhe jashtë, nën patronazhin e presidencës rumune.
Masa për ta vënë atë nën kontrollin e senatit shkaktoi një valë kritikash nga një nga grupet më të zëshme intelektuale, që i tha se SETimes se kjo e hedh kulturën rumune në shkurret e politikës dhe e privon atë nga pavarësia vendimtare që ka përmirësuar ndjeshëm imazhin e prishru të Rumanisë jashtë.
"Ky vendim i jep një dackë kulturës rumune," i tha SETimes Edmond Nikuluska, president i Shoqatës Rumune për Kulturën, Edukimin dhe Normalitetin. Ai tha se kjo do të ishte një "tragjedi" në qoftë se instituti lëviz nën mbikqyrjen e njerëzve që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën.
Qindra intelektualë dhe anëtarë të shoqërisë civile i dërguan një letër të hapur Parlamentit Evropian, duke hedhur poshtë atë që ata e quanin "një teprim i pavlefshëm për një demokraci evropiane."
Në 18 qershor, grupi ju bashkua një "proteste me të zeza" përpara zyrave të institutit për të treguar solidaritet me presidentin e tij, Horia-Roman Patapieviçi, që është akuzuar nga qeveria e Pontës për mbajtjen anë me Basheskun.
"Pse një dekret emergjence? Ku është emergjenca? Termi i Patapieviçit skadon vitin tjetër," i tha SETimes Kristi Puiu, një filmbërës i shquar rumun.
Pjesëmarrësit në protestë i kërkuan Pontës të tërheqë dekretin e emergjencës, të respektojë kushtet e drejtimit të tanishëm të institutit, të zgjedhë krerët e rinj nga elita intelektuale se sa nga radhët politike dhe të nxisë projektet kulturore bazuar në profesionalizëm dhe jo në ndikim politik.
Instituti, që ka 17 zyra jashtë, ka qenë shumë aktiv në nxitjen e kulturës rumune gjatë viteve të fundit. Vitin e kaluar, u përkthye çdo javë një libër nga një autor rumun, tha Nikuluska.
"Ky është një institucion që me të vërtetë funksionon. Prandaj, një ndryshim i tillë duhej të dërgohej për një debat publik. ICR ka bërë një punë të pamasë në ndreqjen e imazhit të Rumanisë jashtë," nënvizoi ai.
Ata që ndoqën protestën javën e kaluar mohuan ndonjë anëmbajtje politike. "Unë isha këtu në rrugë në janar për të protestuar kundër masave shtrënguese të Basheskut. Dhe jam këtu tani për të mbështetur një institucion që lulëzoi nën patronazhin e tij. Më bën kjo mua politikisht anëmbajtës apo një mbështetës të një parimi?", i tha SETimes Dorin Ionasku, një student 25-vjeçar i filosofisë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes