25/06/2012
Që më 2001, lufta kundër krimit të organizuar ka forcuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.
Nga Biljana Pekushiç për Southeast European Times në Beograd -- 25/06/12
![]() Tetë punonjës dogane u arrestuan së fundmi në Suboticë, të dyshuar për krime financiare. [Reuters] |
Policia serbe tha se po përparon kundër krimit të organizuar gjatë katër viteve të fundit. Që më 2001, ata kanë shkatërruar dhjetë grupe financiare të krimit të organizuar e 35 banda të drogës.
Policia është përballur gjithashtu me mafian në industrinë farmaceutike, që për vite kishte përfituar nga shitjet e paligjshme të mjekimeve të kancerit. Gjetkë, rrjeti kriminal në industrinë e minierave nëpërmjet minierës më të madhe të vendit, Kolubara, e dëmtoi shtetin me 10 milionë euro.
"Krimi i organizuar në Serbi është pothuajse i shkatërruar," tha për SETimes Sllobodan Homen, sekretari i shtetit i ministrisë së drejtësisë. Që nga zbatimi më 2009 i Ligjit mbi Konfiskimin e Pronës së Fituar nëpërmjet Krimit në Serbi, janë konfiskuar më shumë se 350 milionë euro pasuri, shtoi ai.
Zoran Dragishiç, profesor në Fakultetin e Sigurisë në Beograd, megjithatë, tha se shteti nuk kryen një veprim të vazhdueshëm e thelbësor kundër krimit të organizuar.
"Korrupsioni sistematik, monopolet e pushteti i mbajtur nga pak parti janë levat kryesore të krimit të organizuar në Serbi, por nuk ka arrestime në këto rrethe të larta," tha Dragishiçi për SETimes.
Që më 2001, lufta kundër krimit të organizuar forcoi bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.
Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç tha se krimi i organizuar nuk njeh kufij e se bashkëpunimi operativ i policive rajonale është i domosdoshëm.
Në një takim të përbashkët me ministrat e brendshëm të Malit të Zi e Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH), Ivan Brajoviç e Sadik Ahmedoviç në prill, Daçiçi tha se bashkëpunimi mes ministrive të brendshme në rajon është shumë më mirë sesa bashkëpunimi politik.
"Nxisim bashkëpunimin rajonal e për ne, marëdhëniet kryesore janë me BiH, Malin e Zi e natyrisht, me Kroacinë," tha Daçiçi.
Ministrat e brendshëm të Serbisë, Malit të Zi e BiH-së nënshkruan më pas një deklaratë të përbashkët mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit e krimit të organizuar.
Shërbimi për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Serbi arrestoi kohët e fundit tetë punonjës dogane në Suboticë e 14 pronarë ndërmarrjesh nga disa qytete të Serbisë, të dyshuar për krime financiare që dëmtuan buxhetin e shtetit me më shumë se 10 milionë euro.
Milorad Veljoviç, kreu i policisë serbe, tha se ky grup kriminal dyshohet për uljen e kostos së mallrave të importuara nga BE e Turqia.
"Punonjësit e arrestuar të doganave në bashkëpunim me pronarët e ndërmarrjeve tregtare lëshonin dokumente të rreme, ulnin çmimin e mallrave, gjë që ulte pagesat e taksat doganore," tha Veljoviçi për SETimes.
Mafia serbe e doganave ka kryer biznes në kalimet kufitare me Hungarinë që më 2009. Çmimi e mallrave tekstile nga Hungaria e Turqia është shpesh i ulur.
Zyra e prokurorisë nisi procedimet kundër të dyshuarve të akuzuar për rrushfet, pastrim parash, shpërdorim të detyrës e shmangie nga taksat.
Shërbimi për Luftën Kundër Krimit të Organizuar i bëri arrestimet në bashkëpunim me prokurorinë. Operacioni bashkoi më shumë se 200 policë e arrestimet u zhvillian në më shumë se 40 vende. Armë, makina e sasi të mëdha parash u konfiskuan.
Ministria e brendshme e Serbisë njoftoi se grupi kriminal në mënyrë të paligjshme fitoi para të futura në rrjedhën ligjore financiare, duke krijuar ndërmarrje të reja, duke blerë makina luksoze e prona të patundshme.
Në fund të vitit të kaluar, policia në Serbi, Malin e Zi, Republikësn Sërbska, BiH e Shqipëri arrestoi 56 shpërndarës droge e konfiskoi 367 kg narkotikë, në goditjen më të madhe të fundit ndaj drogës.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes