Stërvitja e ushtrive rajonale rrit besimin e komunikimin

25/06/2012

Qëllimi kryesor i stërvitjes trainuese Reagimi i Menjëhershëm 2012 ishte të forconte sigurinë e stabilitetin në rajon dhe të rrisë ndërveprimin mes NATO-s e vendeve partnere të saj.

Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 25/06/12

photo

Ushtari Jakob Farr, një radist i ushtrisë së SHBA-së, bashkërendon një azhornim misioni me partnerin e tij të Bosnjë dhe Hercegovinës. [Ushtria e SHBA-së në Evropë]

Një stërvitje ushtarake rajonale, e sponsorizuar nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM) përfshiu më shumë se 700 ushtarë nga rajoni e SHBA në Slunj, Kroaci. Trupat erdhën nga Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, Sllovenia, Maqedonia e Serbia, duke punuar së bashku për të krijuar një metodë të përbashkët për taktikat e procedurat.

Stërvitja, e quajtur Reagimi i Menjëhershëm 2012, u zhvillua nga 26 maji deri më 10 qershor në zonën e trainimit Eugen Kvaternik. E sponsorizuar nga EUCOM e Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropën, ajo u mbështet në një skenar të parapërgatitur.

"Kjo është një seri skenarësh kompaktë që i lejon ata të hyjnë drejt e në thelb të disa nga problemeve të trainimit që kanë," tha Koloneli i EUCOM-it Endrju Hepelman, bashkëdrejtor i stërvitjes.

Trupa nga gjashtë vende -- Maqedonia e Serbia thjesht vëzhguan -- u kombinuan në një forcë shumë-kombëshe për të praktikuar reagimin ndaj shkeljes së sigurisë rajonale.

Me kaq shumë vende të përfshira, nevoja për të krijuar një procedurë të përbashkët ishte e madhe, tha Hepelmani.

"Na duhet të krijojmë vijë bazë që të kuptojmë me themel çfarë veprime duhet të ndërmerren për një lëvizje për të kontaktuar," tha Hepelmani. "Kur një komandant kompanie i thotë një toge shqiptare ose një toge kroate ose edhe një toge të SHBA-së për të shkuar e bërë një lëvizje për të kontaktuar, ai ka në mendjen e tij se çdo të thotë kjo e duke bërë këto linja STX [gjendje stërvitje trainuese] ndihmon të sigurohet se secila nga këto toga ka të njëjtën ide në mendje."

Forcimi i sigurisë e stabilitetit në rajon dhe ndërveprueshmëria mes NATO-s e vendeve partnere janë qëllimet kryesore të Reagimit të Menjëhershëm 2012.

"Puna mbështetur në procedurat e NATO-s në një mjedis shumë-etnik përmirëson ecurinë profesionale si dhe miqësinë e besimin mes vendeve dhe mbi të gjitha, stabilitetin e mbarë rajonit. Projektet rajonale, përfshirë pjesëmarrjen e përbashkët në misionet paqeruajtëse, kanë një vlerë të jashtzakonshme," tha për SETimes Nën/Admirali i Malit të Zi Dragan Samarxhiç.

Ministria kroate e Mbrojtjes tha se ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore -- që mund të zhvillojnë përveç kësaj bashkëpunim të mirë politik -- ishte një qëllim tjetër kryesor.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"[Reagimi i Menjëhershëm 2012] është një stërvitje e përbashkët e ndërveprueshmërisë nëpërmjet përngjasimit të skenarëve realë për të përgatitur individë e njësitë e forcave të armatosura të rajonit për veprim të përbashkët," tha ministria në një deklaratë për SETimes.

Ndonse Serbia nuk pati rol aktiv në veprimtari, disa ekspertë vendas kanë mendime shumë pozitive mbi këtë ngjarje.

Jelena Miliç, drejtore e Qendrës për Studimet Euro Atlantike në Beograd, tha për SETimes se numri i pjesëmarrësve e bëri këtë stërvitje unike.

"Duke konsideruar faktin se disa nga këto vende, më vete e vetëm me [vetveten], nuk kanë aftësi t'u bëjnë ballë sfidave të ndërlikuara botërore, ky Reagim i Menjëhershëm 2012 ka rëndësi jetike."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment