25/06/2012
Dy nene të diskutueshëm të kodit penal në Kosovë kanë vendosur përballë njëri-tjetrit disa poltikanë e gazetarë.
Nga Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë -- 25/06/12
![]() Disa degë të mediave nuk pranuan të njoftojnë rreth institucioneve shtetërore për një ditë në maj për të protestuar ndryshimet në kodin penal që kriminalizojnë shpifjen. [Safet Kabashaj/SETimes] |
Liria e shtypit pësoi një prapësim në Kosovë të premten (22 qershor), kur asambleja hodhi poshtë një propozim për të ndryshuar dy nene në kodin penal që kriminalizojnë shpifjen e lejojnë që gazetarët të burgosen nëse nuk shfaqin burimet e tyre.
Tetë anëtarë të parlamentit, si nga shumica, ashtu edhe nga opozita, votuan kundër ose abstenuan ndaj masës, duke e penguar parlamentin që të arrijë 61 votat e kërkuara për të hequr nenet nga ligji.
"Fatkeqësisht, disa njerëz primitivë [që] nuk e kuptojnë çdo të thotë liri e shtypit janë ende të fuqishëm dhe në funksione vendim-marrëse," tha për SETimes Arben Ahmeti, kreu i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Kosovës.
Menjëherë pas votimit, Zëvendës/Kryeministri e Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi dha dorëheqjen. Ai kishte premtuar dorëheqjen e tij për gazetarët nëse ligji, i sponsorizuar nga ministria e tij, hyri në fuqi.
"Dhashë dorëheqjen sepse dëshiroj t'a shoh çdo gazetar në sy e nuk dëshiroj të jem dikush që dëmton lirinë e shtypit," tha Kuqi.
Asambleja e miratoi kodin në prill, por pas protestave nga gazetarët e vëzhguesit e mediave, Presidentja Atifete Jahjaga e ktheu ligjin përsëri në parlament për shqyrtim e ndryshime.
Ajo e quajti propozimin në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës. "[Nenet] dëmtojmë lirinë e mediave e janë në kundërshtim me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të krijuar një rend demokratik," tha Jahjaga pas votimit të së premtes.
Gjatë një takimi urgjent të qeverisë, Kryeministri Hashim Thaçi shprehu pakënaqësinë e tij për votimin. "Ndjehem i turpëruar nga ky vendim, i cili [përfshiu votat e] disa prej anëtarëve të partisë [tonë] të PDK-së."
Ai gjithashtu kërkoi një nismë qeveritare për të ndryshuar kodin, duke eleminuar dy nenet e debatuar. "Si kryeministër, nuk do të jem kurrë dakort me ligje që dëmtojnë lirinë e shtypit," tha ai.
Adem Grabovci, një anëtar i parlamentit i PDK-së, dha një votë kundër heqjes së dy neneve nga kodi penal. Ai u tha gazetarëve se asambleja mbështet riformulimin e neneve të diskutueshëm, por jo heqjen e tyre.
Samuel Zbogar, kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, paralajmëroi se vendimi i asamblesë për të mbajtur dy nenet e lë vendin pas pjesës tjetër të rajonit. Pothuajse gjithë vendet fqinje i kanë hequr dispozitat që penalizojnë mediat për kryerjen e detyrave të tyre.
Më e fundit ishte Maqedonia, që më parë këtë vit dekriminalizoi shpifjen.
"Eshtë fatkeqësi që një vendim i tillë u mor pavarësisht nga këshilla e vazhdueshme nga BE se këto nene janë në kundërshtim me konventat e [Bashkimit] e Acquis Communautaire që mbrojnë lirinë e shprehjes e lirinë e mediave," tha Zbogari.
Ahmeti tha se shoqata e tij do t'a kundërshtojë ligjin -- me protesta e një kërkesë tek avokati i popullit për t'a paraqitur rastin në Gjykatën Kushtetuese.
"Gazetarët e Kosovës nuk do të ndalin përpjekjet e tyre për të shpënë përpara lirinë e shtypit, për të demokratizuar këtë shoqëri e për të luftuar primitivizmin," tha Ahmeti.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes