Media, marrëveshja e qeverisë nxit debatin në Maqedoni

23/06/2012

BE vlerësoi marrëveshjen e re për dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes, por disa gazetarë thonë se drafti do të nxisë autocensurën.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup - 22/06/12

photo

Gazetarët protestuan në Shkup kundër marrëveshjes [Tomislav Georgiev/SETimes].

Një grup gazetarësh dhe organizatash të mediave kanë kundërshtuar një marrëveshje midis Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe qeverisë që do të dekriminalizojë shpifjen dhe fyerjen, por do të aplikojë gjoba për të cilën kritikët thonë se do të çojë në autocensurë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar më 13 qershor, gjobat për shpifje dhe mashtrim do të jenë masa e fundit, e urdhëruar vetëm pasi të gjitha masat parandaluese të jenë ezauruar - duke përfshirë lëshimin e një mohimi, një pajtimi apo kërkese për falje.

"Ne ramë dakord që gjoba maksimale do të jetë 2000 euro për një gazetar që ka kryer shpifje, ndërsa 10 000 dhe 15 000 për kryeredaktor dhe për pronar medie, përkatësisht," tha Naser Selmani, kryetar i shoqatës së medias.

Në rastet për shpifje, paditësit janë kryesisht politikanët, por redaktorët dhe gazetarët padisin gazetarët e tjerë gjithnjë dhe më shumë.

"A është 'optimale" për një gazetar maqedonas, i cili punon për 200 deri në 300 euro në muaj, të paguajë dhjetë paga mujore një gjobë për shpifje?" tha për SETimes Branko Gerovski, redaktor i portalit në internet Plus Info.

Por disa të punësuar në media thonë se marrëveshja siguron bazën për një ripërcaktimin më të thellë të të drejtave dhe të përgjegjësive të gazetarëve, si dhe të marrëdhënieve brenda shtëpive mediatike.

"Është koha që disa redaktorë të përballe me realitetin. Ka filluar një epokë e re në gazetari, në të cilën vendimet kryesore dhe përgjegjësitë do të ndahet", ka për Nova Makedonija Viktor Grozdanov, ekspert i medias.

"[BE-ja] mbyll gojën duke mbështetur plotësisht ligjin e ri. Nëse ligji është shkruar në përputhje me direktivat evropiane të detyrueshme dhe të rekomanduara, atëherë kjo është e gjitha e drejtë dhe ne të gjithë duhet ta mbështesin", tha Grozdanov.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sladjana Dimishkova, presidente e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, tha se ndërsa marrëveshja është një hap në drejtimin e duhur, gjobat e larta për pronarët e mediave i lejojnë ato të ushtrojnë një kontroll akoma më të madh mbi punën e gazetarëve.

"Ky është një propozim për të cilin duhet të bëhet një debat publik në të cilin do të jetë i përfshirë profesioni. Ne rekomandojmë vetërregullimin në punën e gazetarëve", tha Dimishkova për SETimes.

Biljana Petkovska, drejtore ekzekutive e Institutit të Medias në Maqedoni, tha se gjobat për shpifje do të bëhet pjesë e së kaluarës, me kusht që gjykatat të përdorin masat jo-monetare sipas ligjit të ardhshëm.

"Kjo krijon bazën për të filluar seriozisht procesin e forcimit të standardeve profesionale në zyrat editoriale përmes vetërregullimit efikas, në të cilin do të marrin pjesë të gjitha mediat që promovojnë gazetarinë profesionale dhe etike", tha Petkovska

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment