Kritikët vendosin në shënjeshtër madhësinë e qeverisë së Kosovës

23/06/2012

Ekspertët thonë se vendet e Ballkanit vetëm bëjnë shkurtime të ashpra nëse janë të detyruara ta bëjnë këtë nga ana e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 23/06/12

photo

Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi është e fryrë, sipas kritikëve. [Laura Hasani/SETimes]

Për një vend me më pak se 2 milionë banorë, qeveria e Kosovës është tepër e madhe. Ajo ka 19 ministra, e ndihmuar nga rreth 30 zëvendësministra, si dhe plot gjashtë zëvendëskryeministra. E gjithë kjo e bën qeverinë e Kosovës më të madhen në të gjithë rajonin - një fakt që është bërë objektiv i opozitës.

Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL të Kosovës, tha për SETimes se kryeministri Hashim Thaçi ka injoruar premtimet e fushatës për të shkurtuar shpenzimet. "Qeveritë Thaçi 1 dhe Thaçi 2 erdhën në pushtet me premtime për të reduktuar shpenzimet qeveritare. Kjo nuk ka ndodhur dhe shpenzimet janë rritur nga viti në vit".

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga opozita tha se shpenzimet qeveritare për zyrat me qira vetëm në vitin 2010 arritën 6,5 milionë euro, "të barabarta me pensionet e 14 444 qytetarëve të Kosovës." Qeveria ka gjithashtu më shumë se 120 këshilltarë, duke rritur më tej shpenzimet.

Ngjitur, edhe Maqedonia ka 19 ministra, por më pak zëvendësministra. Mali i Zi ka 16 ministra dhe Shqipëria ka 15. Në krahasim, Estonia - me një popullsi të ngjashme në madhësi - ka 11 ministra, ndërsa Finlanda ka 12.

Sipas Zogaj, qeveria e Kosovës -- në vend që të shpenzojë për administrimin dhe ministrat -- "duhet të investojë në veprat me interes publik që do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në mars, qeveria, nën presionin e FMN-së, lajmëroi se do të shkurtojë rreth 20 milionë euro nga buxheti i këtij viti.

"Unë mendoj se qeveritë në të gjithë Evropën përpiqen të shmangin shkurtimet e shpenzimeve buxhetore dhe përqendrohen në rritjen e të ardhurave buxhetore duke rritur taksat ose duke rritur deficitet buxhetore. Vendet e Ballkanit aplikojnë masat e kursimit dhe uljen e shpenzimeve vetëm nëse detyrohen ta bëjnë këtë nga institucionet financiare ndërkombëtare, kryesisht FMN, "tha për SETimes Marta Szpala, e Qendrës së Varshavës për Studimet e Vendeve Lindore.

Szpala shtoi se zgjedhjet e vitit të kaluar në Kroaci dhe ato të muajit të kaluar në Serbi kanë luajtur një rol kyç: qeveritë në mënyrë aktive shmangin masat e tjera shtrënguese që mund t'u shkaktojnë votuesve ndonjë barrë shtesë.

Në të gjithë Ballkanin, sektori publik mbetet punëdhënësi kryesor. "Pra, nëse kemi parasysh se në të gjitha këto vende papunësia është shumë e lartë [nga 13% në Shqipëri deri në 43% në BiH], punësimi në sektorin publik trajtohet si një lloj mase e sigurisë sociale. Dhe është e vështirë për të shkurtuar personel në administratën publike të fryrë në këtë situatë", tha Szpala.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment