22/06/2012
Të drejtat e autorit nuk janë respektuar në Kosovë për shkak të trazirës politike.
Nga Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë -- 22/06/12
![]() Ndërsa të drejtat e pronësisë intelektuale në Kosovë janë komprometuar, qeveria duket gati që të kundërpërgjigjet. [Reuters] |
Ministria për Kulturën po përpiqet të krijojë të drejtat e pronësisë intelektuale e të luftojë piraterinë e botimit ku ideja e të drejtës së autorit është përgjithësisht e panjohur. Të drejat e autorit në Kosovë nuk janë mbrojtur që nga fundi i viteve 1980, për shkak të trazirës politike.
"Të drejtat e autorëve janë shpërfillur, me ide të gabuara të përhapura e pak ndikim në praktikë," tha për SETimes Genc Prelvukaj, këshilltar në Ministrinë për Kulturën, Rininë e Sportet.
"Brezat e mëparshëm të njohur me të drejtat e autorëve praktikonin një standart tjetër gjatë komunizmit, por rinia sot nuk ka shans që t'a përjetojë atë, me përjashtim të artistëve që përballen me pasojat nga mungesa e të drejtave të autorit," tha ai.
Me qëllim që të përmirësojë gjendjen, ministria e kulturës miratoi një ligj të ri mbi të drejtat e autorit vitin e kaluar e krijoi një zyrë pune për të zbatuar ligjin.
Nëpërmjet mediave e një fushate publike, tani ka një ndërgjegjësim në rritje të gjendjes që ka inkurajuar artistët të formojnë shoqata, që do t'u mundësojnë autorëve të mbrojnë të drejtat e tyre.
Nën udhëzimin e ministrisë u formuan dy shoqëri kolektive: kompozitori Florent Boshnjaku krijoi Shoqatën e Autorëve të Muzikës të Kosovës (APIK) që merret me artet muzikore, ndërsa një e dytë, VAPIK, merret me artet audiovizive.
Boshnjaku u shpreh i shqetësuar me mungesën e ndërgjegjësimit të çështjes së të drejtës së autorit, edhe mes artistëve.
"Komuniteti ynë është ende i pakonsoliduar. Atryre u mungon ende informacioni i të drejtave të autorit se cilat janë përfitimet e tyre, të drejtat ligjore, morale e intelektuale të tyre," tha Boshnjaku për SETimes.
Krahasuar me Kosovën, shoqëritë e artistëve në rajon janë shumë të efektshme, sipas ekspertit mbi pronën intelektuale me qendër në Bruksel, Baris Isik, i cili tha se është një çështje e nismës së pronarëve të së drejtës së autorit që të kontaktojnë shoqëritë kolektive e të arrijnë marrëveshje që të drejtat e tyre të zbatohen e të mbledhin pagesa.
Isik i krahasoi shkeljet e të drejtave të autorit në Prishtinë me ato në Turqi prej dhjetë vjet më parë e tha se gjendja e tanishme në Turqi është përmirësuar ndjeshëm -- pasi shteti doli me një grup pune kompetent që kreu kontrolle të përditshme për të luftuar shkeljet e të drejtës së autorit.
Ministria e Kulturës e Kosovës do të formojë një grup pune si hapin tjetër, të përbërë nga inspektorë të tregtisë, policisë, doganave, prokurorë e zyrtarë gjykatash e të qeverisë.
Një fushatë tjetër publike dhe e mediave do të nisë së shpejti, tha Prelvukaj. "Qëllimi i të parës ishte të informonte rreth bazave ligjore për të drejtat e autorëve e rëndësinë e saj ndërsa e dyta, që shpresojmë se do të nisë në shtator, do të paraqesë masat kundër shpërdorimit të të drejtave të autorit e piraterisë," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes