22/06/2012
Ndërhyrja e një oficeri të policisë e shpëton ish-kryeministrin e Rumanisë nga një e shtënë fatale me armë zjarri.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 22/06/12
![]() Ish-Kryeministri i Rumanisë Adrian Nastase është në gjendje të qëndrueshme pas tentativës për t'u vetëvrarë ndërsa dërgohej në burg. [Viktor Barbu/SETimes] |
Ish-Kryeministri i Rumanisë Adrian Nastase mbeti në spital të enjten (21 qershor) në Bukuresht pas një përpjekje të dështuar të kryher ndërsa autoritetet mbërritën në shtëpinë e tij për t'a transportuar për në burg për të nisur një dënim dy vjeçar për akuza korrupsioni.
Nastase, i cili ishte kryeministër nga 2000-shi deri më 2004, qëlloi vetveten të mërkurën kur policët mbërritën në shtëpinë e tij. Një prej tyre e pengoi atë që të qëllonte veten në kokë, plumbi në vend të kësaj qëlloi qafën e Nastases. Atij iu bë operacion të enjten e gjendja e tij është e qëndrueshme, thanë mjekët.
Avokati i Nastases bëri një kërkesë për të shtyrë vendosjen në burg për arsye mjekësore, por paralajmëroi se do t'a shpjerë rastin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Shtënia me armë ndodhi disa orë pasi gjykata e lartë e Rumanisë konfirmoi një burgim dy vjeçar që u dha në shkurt dhe u përshëndet nga vëzhguesit si një pikë kthese në sistemin e dobët gjyqësor të Rumanisë.
"Ky është një vendim historik," tha për SETimes Laura Stefan, një eksperte e drejtësisë në Akademinë Rumune të Shkencave (SAR), një OJQ kryesore rumune. "Ky është dënimi i parë në Rumaninë pas-komuniste që godet në një nivel kaq të lartë, një ish-kryetar qeverie."
Nastase, një anëtar i Partisë Social Demokrate, partia kryesore e koalicionit qeverisës të ri me tre partish në Rumani, u akuzua për mbledhjen e paligjshme të rreth 1.6 milionë eurove për përpjekjen e pasuksesshme presidenciale të tij më 2004. Ai humbi ndaj Presidentit të tanishëm Trajan Bashesku. Nastase nuk i pranoi akuzat, duke i shpallur ato si të motivuara politikisht.
Stefani hodhi poshtë dyshimet që lidhin kohën e vendimit të Nastases me përpjekjet e Rumanisë për t'u bashkuar me zonën Shengen e për të hequr Mekanizmin e Bashkëpunimit e Verifikimit (MCV) të BE-së, një masë mbrojtëse e futur më 2006 për të garantuar përparim në fushën e drejtësisë e punëve të brendshme.
Si Rumanisë, ashtu edhe fqinjit jugor të saj, Bullgarisë, u është mohuar hyrja në zonën pa kufij për shkak të disa shqetësimeve rreth nivelit të korrupsionit në ato dy vende.
Ndonse pranojnë rëndësinë e dënimit të Nastases, analistë të tjerë janë më të matur rreth ndikimeve të mundshme të tij. "Eshtë me të vërtetë një dënim i padëgjuar që mund të vërë një shembull," tha për SETimes Aleksandru Kumpanasu, drejtor i Shoqatës për Zbatimin e Demokracisë.
"Por mbani mend se Adrian Nastase është vetëm një nga mijëra zyrtarë të korruptuar. Gjyqi i tij do të vendosë një shembull, por vetëm për ata në rangjet e ulta. Për ata në pozita të larta, kam frikë se do të vazhdojnë të jenë të korruptuar pasi ende e udhëheqin veten sipas një algoritmi pushteti. Ata do të tremben vetëm kur të largohen nga pushteti."
Lajmi për dënimin me burgim të Nastases tronditi publikun. "Thjesht nuk mund t'u besoja syve kur pashë lajmin e bujshëm në TV. Nastase ishte si një shkëmb në sytë tanë, e pamundur t'a tundësh nga vendi. Nëse ai ra, gjithkush tjetër që është ndotur mund të bjerë," tha për SETimes Tudor Lepsa, një shitës 36-vjeçar në Bukuresht. "Vetëm shpresoj se kjo nuk është bërë thjeshtë për hatër të imazhit."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes