20/06/2012
Ndonse Bullgaria ndodhet në një rajon aktiv sizmik, më pak se 10% e shtëpive në vend janë të siguruara ndaj tërmeteve.
Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 20/06/12
![]() Fqinjët Bullgaria, Turqia e Rumania kanë pësuar të gjithë tërmete katastrofikë. [Reuters] |
Debati përsëritës rreth bërjes së detyrueshme të sigurimit të shtëpive u ndez përsëri ndërsa një tërmet me magnitudë 5.8 tronditi qytetin Pernik, rreth 30 km në jugperëndim të Sofjes, muajin e kaluar.
Tërmeti i 22 majit, më i forti pranë kryeqytetit që nga 1858, dëmtoi 56 godina komunale në Pernik dhe fshatrat fqinj, bashkë me një numër të madh shtëpish.
Rreth dhjetë ditë pas tërmetit dhe qindra pasgoditjeve të tij, ministrja e zhvillimit rajonal të Bullgarisë, Liljana Pavlova kërkoi për ndryshime legjislative për të bërë të detyrueshme sigurimin e shtëpive. Aktualisht, sigurimi është kërkuar për pronat shtetërore e komunale vetëm.
Gati 98% e të gjitha pronave në vend janë nën zotërim privat, duke e bërë Bullgarinë unike në këtë drejtim, sipas Pavllovës. "Si pronarë, ne duhet të kujdesemi për pronën...tonë," tha ajo në një intervistë të 2 qershorit me radion provate Darik me bazë në Sofje. Pavlova do që të gjitha shtëpitë të sigurohen. Në këtë pikë, vetëm ata që financojnë mortgejxhin e tyre nëpërmjet një banke duhej të kishin siguracion, siç është rasti në Kroaci dhe Shqipëri.
Avokatja me bazë në Sofje Maja Zlateva, është dakord në parim.
"Unë do të isha e para të siguroja pronën time, por jo deri sa kuadri legjislativ që mbulon këtë sistem të përmirësohet dhe të garantojë se interesat e të dy palëve janë barazisht të mbrojtura, jo vetëm ato të kompanive siguruese," i tha ajo SETimes. "Shumica e tyre tani kanë hall vetëm se si të të bëjnë të blesh një polisë sigurimi. Por kur ndodh një ngjarje siguruese, nuk kanë qejf të paguajnë."
Avgustina Asenova, 40 vjeçe, një banore e papunë e Sofjes, mbështeti idenë e Pavlovës.
"Po, unë e kam siguruar shtëpinë time, përfshirë atë ndaj tërmeteve," i tha ajo. "Me pagën e vogël që marr, nuk do të isha në gjendje të mbuloj koston e ndonjë dëmi të rëndësishëm vetë. Është e qartë se as shteti nuk mund t'ja dalë të ndihmojë cilindo në rast të një katastrofe të madhe."
Bullgaria është goditur nga 11 tërmete të matur së paku 6.0 të shkallës Rihter që nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të. Një tërmet në 18 shtator 1858 në Sofje, më shumë se 30 vjet nga kur monitorimi sistematik të fillonte në Bullgari, është përshkruar si më shkatërrimtari dhe besohet të ketë qenë rreth shkallës 9 të Rihterit.
Sipas statistikave zyrtare, në Bullgari në 2011 qenë një total prej 3.9 milion banesash. Megjithatë siguruesit llogarisin se më pak se 10% e tyre janë të mbuluara nga politikat e pronarëve për dëme të shkaktuara nga një mori fatkeqësish natyrore të tilla si përmbytja dhe shirat rrëke, por jo për tërmetet.
"Tërmetet qenë rreshtuar midis fatkeqësive natyrore gjatë kohëve komuniste," i tha SETimes Anelia Angelova, menazhere e kompanisë së sigurimeve Viara në Sofje. "Kjo është që shumë njerëz ende besojnë se kur blejnë një policë pronësie, ata kanë të siguruar pronën e tyre kundër tërmeteve gjithashtu. Po kjo është një policë më vete tani."
Duke përmendur të dhënat e Komisionit të Mbikqyrjes Financiare, stacioni televiziv privat me bazë në Sofje, bTV raportoi kohët e fundit se vetëm 8.5% e të gjitha pronave në Bullgari janë të siguruara aktualisht kundër tërmeteve.
Tërmeti i Pernikut nga sa thuhet shkaktoi gjithashtu një diskutim brenda kabinetit rreth krijimit të mundshëm të një fondi të përbashkët të sigurimit të fatkeqësive, të ngjashëm me ato në vendet fqinjë Rumani e Turqi, ku tërmetet janë të zakonshëm.
Fondi i Fatkeqësive i Turqisë u krijua pas tërmetit me magnitudë 7.6 që goditi Turqinë perëndimore në 17 gusht 1999, dhe vrau më shumë se 17,000 vetë. Parlamenti kaloi legjislacionin që bënte sigurimin ndaj tërmeteve të detyrueshëm për të gjitha godinat e banimit brenda kufijve komunalë, megjithatë zbatimi është i më së miri, me hope.
Skema e Sigurimit të Katastrofave e Rumanisë, ngritur në 2008, gjithashtu bën të detyrueshëm sigurimin e banesave ndaj tërmeteve, shkarjeve të dheut apo përmbytjeve.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes