18/06/2012
Kosova mbështet politikën e NATO-s e BE-së ndaj Sirisë, por pohon se nuk është përfshirë në trainimin ushtarak.
Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 18/06/12
![]() Ambasadori rus Vitali Çurkin akuzoi Kosovën për pritjen e kampeve trainuese ushtarake për luftëtarët e opozitës siriane. [Reuters] |
Zyrtarët e Kosovës po hedhin poshtë akuzat e Rusisë se ka kampe trainimi ushtarak për luftëtarët e opozitës siriane në territorin e Kosovës që kërcënojnë përpjekjet në vazhdim për të sjellë paqe në Siri e përbëjnë pasoja më të gjëra të sigurisë.
"Kosova është një vend në rrugën e BE-së dhe NATO është e kudondodhur në të gjithë territorin e saj. Asnjë ushtarak nga asnjë vend nuk ka është trainuar ndonjëherë në Kosovë," tha për SETimes Petrit Selimi, zëvendës/ministër i jashtëm i Kosovës.
Rusia e ngriti çështjen pasi një delegacion i opozitës siriane vizitoi Kosovën në prill.
"Trainimi i militantëve do të shkonte kundër përpjekjeve të OKB-së e të dërguarit të posatçëm të Lidhjes Arabe, që po mbështeten nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar," tha për Këshillin e Sigurimit të OKB-së Vitali Çurkin, ambasadori i Rusisë në OKB.
Më shumë se 30,000 refugjatë janë larguar nga Siria për në Turqi për t'i shpëtuar dhunës nga kryengritja 15-mujore kundër rregjimit të Presidentit Bashar al-Asad.
Në fund të maji, Kosova priti një kurs trainimi dhjetë-ditor të policisë e sigurimit për 25 ish-anëtarë të brigadës revolucionare libiane, për të ndarë përvojën e tyre në rihabilitimin luftarak.
"Kthimi i Kosovës në një truall stërvitje ndërkombëtare ku luftëtarë të formacioneve paraushtarake do të trainohen mund të bëhet një faktor i rëndë destabilizimi që ndikon mbi vende përtej kufijve të Ballkanit," tha Çurkini.
Zyrtarët e Kosovës e të KFOR-it mohuan pretendimet e Rusisë; të parët thanë se qëndrimi i Kosovës ndaj Sirisë është në përputhje me poltikën e BE-së e NATO-s.
Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj shpjegoi se qëllimi i vizitës së opozitës siriane në prill ishte të mësonte nga përvoja e Kosovës në ndërtimin e unitetit mes përçarjeve.
"KFOR nuk është në dijeni të ndonjë kampi të tillë të trainimit në Kosovë," tha për SETimes Mark Stumler, zëvendës/zëdhënës për KFOR-in.
Ekspertët shpjeguan se Kosova ka mbështetur opozitën në Libi, Egjipt e Siri dhe kërkesat e tyre për ndryshim të rregjimit sepse nuk kishte marrëdhënie diplomatike me ato vende e ato vepronin si mbështetësit kryesorë të Serbisë në OKB, Lidhjen Arabe e Konferencën Islamike.
Kosova po përpiqet të përdorë avantazhin e saj, ndryshimet politike të shkaktuara nga Pranvera Arabe, për të siguruar njohje diplomatike nga rregjimet e reja.
Zyrtarët thanë se presin në muajt e ardhshëm që të përfundojnë njohjen diplomatike nga Egjipti e Libia.
"Hoxhaj ishte ministri i parë ballkanik që vizitoi Kajron pas rënies së rregjimit të vjetër. Besojmë se tranzicioni është i favorshëm për të përmirësuar marrëdhëniet mes popujve e qeverive në Kosovë dhe atyre në Afrikën e veriut," tha Selimi.
Ai shtoi se Kosova ndjek me kujdes zhvillimet në Siri. "Mbështesim tranzicionin demokratik e respektimin e plotë të të drejtave të njeriut."
Bekim Tahiri, një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, argumentoi se Kosova mbështet opozitën siriane sepse shqiptarët në Kosovë përjetuan një fat të ngjashëm në konfliktin e 1999-tës.
"Përdorimi i forcës për të mbetur në pushtet e vullneti i popullit për të sjellë ndryshime janë faktorë ndaj të cilëve Kosova është shumë e ndjeshme për shkak të së kaluarës së saj, kur Millosheviçi përdori forcën kundër shqiptarëve për të ndalur aspiratat politike të tyre," tha Tahiri për SETimes.
"Kosova nuk ka aftësi që të trainojë luftëtarë të huaj e të gjitha strukturat ushtarake janë nën mbikqyrjen ose kontrollin e NATO-s. Nuk gjej me të vërtetë një arsye se pse Rusia bën akuza të tilla," shtoi ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes