Zgjedhjet japin një fitues pro paketës shpëtuese

18/06/2012

Të shtyrë nga frika e nxjerrjes nga zona euro, grekët mbështesin të njëjtat parti që krijuan krizën ekonomike të tyre.

Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athinë -- 18/06/12

photo

Antonis Samaras, udhëheqës i partisë konservatore Demokracia e Re, përshëndet mbështetësit pas deklaratës së tij për rezultatet e zgjedhjeve në Athinë. [Reuters]

Pas dy zgjedhjeve e grindjeve të ashpra që ndanë vendin, grekët i kanë dhënë një fitore të ngushtë konservatorëve të Demokracisë së Re që mbështetën masat shtrënguese të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, por pa vota të mjaftueshme për të krijuar një qeveri.

Një koalicion i mundshëm u përvijua me një parti tjetër pro paketës shpëtuese, socialistët e PASOK-ut, gjë që do të lejojë të dyja partitë që kanë kontrolluar qeverinë e Greqisë për të paktën dyzet vjet që të ndanjnë pushtetin.

"Kjo është një fitore për Evropën," tha për gazetarët kreu i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, pasi partia e tij kryesoi me një fitore të ngushtë, duke marë 29.7% të votave, krahasuar me 26.9% për grupin e opozitës Koalicioni i së Majtës Radikale (SYRIZA). "Do të jemi të pranishëm në zhvillimet nga pozita e partisë kryesore të opozitës."

Socialistët, nën udhëheqësin e ri Evangelos Venizellos, një ish-ministër i financave që dyfishoi taksat e të ardhurave e të pronës dhe taksoi të varfërit, përfunduan të tretët me largësi me 12.3%. Së bashku, Demokracia e Re e PASOK fituan 42% të votave, një përmirësim mbi 32% që partitë fituan në zgjedhjet e 6 majit.

E kombinuar me shtesën prej 50 vendeve në parlament që Demokracia e Re fitoi duke marë votat më të shumta, koalicioni Demokraci e Re-PASOK do të mbajë një shumicë me 12 vota në parlamentin me 300 vende.

Udhëheqësi i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, që dëshironte të prishte marrëveshjen e borxhit të Greqisë me Trojkën BE-FMN-BQE, tha se nuk do të bashkohet me asnjë qeveri me Demokracinë e Re. Samaras kishte paralajmëruar se fitorja e Tsiprasi do t'a kishte nxjerrë vendin jashtë nga zona euro, tek dhrahmia e katastrofa e plotë e Greqisë.

Shumica e grekëve -- që thanë se dëshironin të qëndronin në zonën euro, por përçmuan shkurtimet e pagave, rritjen e taksave e uljen e pensioneve të imponuara mbi ta për dy vjet -- ende kundërshtojnë dy partitë tradicionale. Samaras do të duhet të bindë një parti të tretë mes shtatë partive të zgjedhura për t'u bashkuar me një koalicion, në mënyrë që qeveria e re të mund të ketë ndonjë ndjenjë ligjshmërie, thanë disa analistë.

photo

Tregjet botërorë, që kishin rënë në ditët e fundit në pritje të zgjedhjeve të Greqisë, u përmirësuan të hënën (18 qershor). [Reuters]

Venizellosi tha se SYRIZA do të duhet të përfshihej ose qeveria e re mund të përballen më shumë demonstrata shpesh të dhunshme që rrëzuan një qeveri të mëparëshme të PASOK-ut vitin e kaluar.

"Pozita e Greqisë në Evropë nuk duhet të vihet në dyshim. Frika nuk do të triumfojë," tha Samarasi për gazetarët dhe i përshkroi rezultatet si "një bazë e qëndrueshme për unitetin kombëtar me një drejtim evropian." Ai u bëri thirrje forcave politike që "të bashkohen në një qeveri të shpëtimit kombëtar."

Antonis Klapsis, kreu i kërkimit të Institutit për Demokraci Konstandinos Karamanlis, një organizatë kërkimore e Demokracisë së Re, tha për SETimes se "Populli grek votoi në mbështetje të mbajtjes së Greqisë në zonën euro e BE."

Ai tha se Samarasi ka të ngjarë të përpiqet që të tërheqë të Majtën Demokratike që përfundoi në vend të gjashtë, e cila mori 6.3% të votave e 17 vende.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kostas Ifantis, profesor i shoqëruar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Athinës, tha se Samarasi duhet të bëjë gjithshka brenda pushtetit të tij për të krijuar një koalicion.

"Asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me rrezikun e një falimentimi tjetër ose dalje nga zona euro e ndoshta po ashtu edhe nga BE," tha ai për SETimes.

Dimitri Sotiropulos, një studjues në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme e Evropiane (ELIAMEP) në Athinë, tha se Tsiprasi është duke i bërë llogaritë gabim nëse pret që një koalicion të bjerë e tha se Troika është më e gatshme që të ridiskutojë me Samarasin.

"Nuk do të ketë një zbatim të shpejtë të prerjeve të thella ... me rezultatet pro-evropiane që u përftuan, nëse partnerët tanë evropianë këmbëngulën në masat shtrënguese kjo do të dëmtojë rezultatet pro paketës shpëtuese," tha ai për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di