Vdekja e shefit të privatizimeve të Kosovës përcaktohet si vetëvrasje

16/06/2012

Dino Asanaj, kryetar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, theri veten disa herë në zyrën e tij, sipas një autopsie.

Nga Linda Karadaku dhe Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë --16/06/12

photo

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, ishte nën hetim për korrupsion. [Laura Hasani/SETimes]

Kreu i Agjencisë së Kosovës të Privatizimit, i cili ishte nën hetime penale se pretendohet se ka kërkuar një ryshfet prej 4 milionë eurosh nga pronarët e një hoteli të Kosovës, kreu vetëvrasje duke goditur veten me thikë në mënyrë të përsëritur në zyrën e tij në Prishtinë, thanë zyrtarët. Dino Asanaj u varros para 300 familjarëve dhe miqve të premten (15 qershor), të njëjtën ditë kur rezultatet e autopsisë konfirmuan se Asanaj i mori jetën vetes të enjten, ndërsa ishte i ndjekur nga hetimi për korrupsion.

"Nuk ka dyshim se ai i ka shkaktuar vetë plagët", tha Arsim Gerxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, për SETimes. "Ai ka filluar me prerje të vogla, në fillim në qafë dhe pastaj deri në gjoks. Prerjet janë bërë të shpejta dhe ai ka humbur gjak duke shkaktuar vdekjen e vet. Kjo do të ketë zgjatur për disa minuta."

Hetuesit thanë se Asanaj ka përdorur një thikë kuzhine, e cila u gjet në vendin e ngjarjes. Gërxhaliu tha Asanaj kishte 11 plagë thikë në qafë dhe gjoks, me dy plagë fatale që arritën mushkëritë dhe zemrën.

Autoritetet kanë qenë të kujdesshme në cilësimin e vdekjes një vetëvrasje. Prokurori Blerim Isufaj tha se autoritetet kanë intervistuar disa njerëz dhe kanë mbledhur prova. "Kjo është faza e parë e hetimeve dhe unë, si një prokuror, nuk mund ta kualifikoj atë as si vrasje, as si vetëvrasje, sepse ne nuk kemi ende prova të qarta që do të çojë në njërën anë apo tjetrën", tha ai. Raporti i autopsisë do t'i dërgohet Prokurorisë së Shtetit.

Asanaj ka shërbyer si një këshilltar për kryeministrin Hashim Thaçi dhe në vitin 2008 u bë kryetar i bordit të agjencisë së privatizimit. Prokurorët më herët këtë vit hapën një hetim për akuzat që Asanaj kërkoi një ryshfet nga pronarët e Grand Hotel në Prishtinë, i cili u privatizua në vitin 2006, por nuk ka arritur të zbatojë kontratën e tij me shtetin.

Sipas ligjeve të privatizimit të Kosovës, kompanitë mund të "bllokohen" nga shteti, pasi të jenë shitur, nëse pronarët nuk respektojnë kushtet e marrëveshjes -- zakonisht duke mos investuar në biznes ose mos mbajtur nivelet e punësimit. Remzi Ejupi, një aksioner me 20% të aksioneve në Hotel Grand në Prishtinë, tha se Asanaj kërkoi 4 milionë euro për të zhbllokuar hotelin. Hetimi për korrupsion u raportua më parë këtë muaj nga e përditshmja Koha Ditore e Kosovës.

Asanaj hodhi poshtë akuzat dhe sfidoi publikisht njerëzi t'i dorëzonin provat në prokurori. "Kjo është mënyra e vetme për t'u ndjekur dhe kam shprehur gatishmërinë time për t'iu përgjigjur organeve përgjegjëse në çdo kohë", tha Asanaj publikisht.

Ejupi të premten përsëriti akuzat e tij kundër Asanaj. "Unë mbetem i bindur se autoritetet e vendit dhe ato ndërkombëtare, do të sqarojnë motivet e vërteta të kësaj ngjarjeje tragjike", tha ai.

Nuk dihet se si hetuesit do të vazhdojë me hetimin e korrupsionit. "Kur personi që dyshohet vdes dhe, nëse nuk ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast, hetimet do të mbyllen", tha Drita Hajdari, prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Jakup Krasniqi, kryetari i parlamentit, dhe zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi folën në funeralin e Asanaj. Parlamenti gjithashtu ka mbajtur një minutë heshtje për të nderuar atë. "Ai ishte i vetëdijshëm për kompleksitetin e [procesit të privatizimit] dhe për rëndësinë jetësore të privatizimit. Edhe Kosovës do t'i mungojë, Kosovës, për të cilën ai u angazhua aq shumë dhe për aq kohë", tha Krasniqi.

Haxhi Arifi, një përfaqësues i familjes i cili foli në varrimin, u bëri thirrje pjesëmarrësve për të mbështetur punën e Asanaj. "Dino, për fat të keq, u largua para kohe nga jeta, dhe kjo është një humbje e madhe për të gjithë që nuk mund të kompensohet. Kur ju shoh të gjithëve, unë jam i bindur se Dino do të vazhdojë të jetojë me punën e tij", tha ai.

Incidenti i tmerrshëm është shkak për shqetësim, tha Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikave së Ballkanit.

"Unë mendoj se ne duhet të besojmë autopsinë zyrtare. Megjithatë, është e rëndësishme për të kuptuar se çfarë detyruan një person në pozicion të tillë të rëndësishëm, të kryente vetëvrasje", tha ai për SETimes. "Ne do të shpresojmë që ky rast tragjik do të çojë drejt ndriçimit të parregullsive në procesin e privatizimit".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment