Vendimi për Shengenin mund të kufizojë lirinë e lëvizjes

13/06/2012

Ministrat e brendshëm të BE-së ranë dakort të rivendosin kontrollin e kufijve pas vërshimeve të refugjatëve që solli Pranvera Arabe.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 13/06/12

photo

Një patrullë policie kontrollon peshën e një kamioni përpara sesa të kalojë kufirin e Shengenit. [Reuters]

Parlamenti Evropian (PE) do të luftojë me forcë një vendim të ministrave të brendshëm të BE-së për të lejuar 26 qeveritë të rivendosin kontrollin kombëtar të pasaportave në kufijtë shtetërorë të tyre, tha Presidenti i PE-së Martin Shuls.

Ndryshimi, një mekanizëm i emergjencës së kontrollit të kufijve, u kritikua ashpër nga pothuajse të gjitha grupimet politike si një sulm ndaj të drejtave themelore të qytetarëve të BE-së.

Për këtë veprim u ra dakort në një mbledhje më 7 qershor në Luksemburg, të nxitur nga Pranvera Arabe, "gjatë së cilës mijëra refugjatë nga Afrika e Veriut u larguan drejt ishullit mesdhetar të Lampeduzës. Në lindje, emigrantët e paligjshëm u derdhën përmes kufirit të depërtueshëm mes Turqisë e Greqisë," njoftoi gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung.

"Rreth 55.000 persona u kapën duke hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shengenit përmes kësaj pike të rëndësishme".

Zona Shengen përfshin 22 shtete të BE-së, si edhe Zvicrën, Litenshtajnin, Norvegjinë e Islandën -- nga Portugalia deri në kufijtë e Rusisë në Baltik dhe nga Rejkjaviku deri në kufijtë e Turqisë me Greqinë. Kontrollet doganore e kufijtë brenda Zonës Shengen të BE-së u hoqën pas 1995-sës.

"Vendimi është shumë shqetësues për PE. Do të bëjmë çdo gjë për të parandaluar ndryshimin e rregullave të Shengenit," tha deputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon për SETimes.

Sipas Nenit 70 të Traktatit të Shengenit, PE ka një rol vendim-marrës në vlerësimin e mënyrës sesi zbatohen rregullat e Shengenit.

Vendimi shkaktoi gjithashtu shqetësime në Evropën Juglindore.

Të dielën, Fajoni tha se një rishikim i Shengenit do të ishte i rrezikshëm për Serbinë, për shkak të një numr të lartë të azilkërkuesve.

"Nëse pranohet mekanizmi i pezullimit të përkohshëm të rregjimit pa viza, kjo do të jetë shumë e rrezikshme; disa shtete të BE-së mund të kërkojnë që Serbia të vendoset sërish në listën e zezë të Shengenit," tha Fajoni.

Inda Dana, një avokate shqiptare nga Tirana, tha për SETimes se "Liria e lëvizjes ka qenë gjëja më e mirë për BE. Kufizimi i saj do t'a bëjë BE shumë më pak tërheqëse për ne".

Kosova ende nuk ka një rregjim pa viza, por megjithatë vendi e konsideron atë si një nga aspiratat kryesore të tij.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ky [vendim] mund të nënkuptojë se disa vende do të shtojnë kërkesa të tjera për kosovarët për të marë një vizë Shengen. Kjo do t'a bëjë më të vështirë udhëtimin … e mund të nënkuptojë gjithashtu se do të jetë më e kushtueshme për kosovarët që dëshirojnë të udhëtojnë për të marë një vizë," tha për SETimes Seb Bytyci, drejtor ekzekutiv i Institutit Ballkanik të Politikave.

The Guardian njoftoi se ministrat e brendshëm ranë dakort gjithashtu që të luftojnë emigracionin "duke bërë presione për 'marrëveshje ripranimi' me vendet në Lindjen e Mesme e Afrikën e Veriut për të kthyer refugjatët andej nga kanë ardhur."

Çështja do të diskutohet në një takim të kryeministrave e presidentëve të BE-së muajin e ardhshëm.

"Ky është vetëm fillimi i bisedimeve. Ata shkelën Traktatin e BE-së. Do të vazhdojmë t'i luftojmë ato. Traktati i Shengenit është një simbol i Evropës; nuk mund të ndryshojmë rregullat e një simboli", tha Fajoni për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment