13/06/2012
Ish-partia në pushtet e Rumanisë, e cila e drejtoi vendin përmes recesionit, u paraqit dobët në zgjedhjet vendore.
Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 13/06/12
![]() Presidenti i PNL-së Krin Antonesku (majtas) dhe Kryeministri rumun Viktor Ponta (djathtas), përgëzojnë Kryetarin e Bashkisë Sorin Opresku në Bukuresht të dielën (10 qershor). [Victor Barbu/SETimes] |
Analistët thonë se për disfatën e thellë të Partisë Liberal-Demokrate (PDL) në zgjedhjet vendore të së dielës (10 qershor) fajtore është pakënaqësia e madhe e votuesve për shkak të masave shtrënguese.
Fituesi i madh është Bashkimi Social-Liberal (USL), koalicioni me tre parti në pushtet, i kryesuar nga Kryeministri social-demokrat Viktor Ponta.
USL fitoi gjithsej 42% të bashkive e 50% të këshillëve rajonalë në gjithë Rumaninë, ndërsa PDL mori 16% të vendeve për kryetarë bashkie e 15% të këshillëve rajonalë. PDL humbi dy poste kryetarësh bashkie në qarqe që mbante më parë në Bukuresht e humbi në qytete kryesore të Rumanisë, si në Krajova e Ploeshti.
Për herë të parë në Rumaninë pas komunizmit, një grua -- social-demokratja Olguta Vasilesku -- u bë kryetare bashkie në Krajova. Në Bukuresht, Sorin Opresku, një kandidat i pavarur që kishte mbështetjen e USL-së, siguroi një mandat të dytë.
"PDL ka paguar çmimin e masave shtrënguese, por edhe të paaftësisë së saj për të komunikuar," tha për SETimes Raluka Alexandresku, një profesoreshë e shkencave politike pranë Universitetit të Bukureshtit.
"Ky ishte një votim negativ, që sanksionon në fillim masat shtrënguese e më pas mënyrën sipas së cilës liberal-demokratët zgjodhën të zhvillojnë fushatën elektorale të tyre. PDL pothuajse i mungoi fushës politike gjatë fushatës e duket se përvoja e tyre në qeverisje nuk u shërbeu edhe aq shumë," tha ajo.
PDL drejtoi vendin ndërmjet 2009-tës de 2012-tës mes vështirësive ekonomike që detyruan qeverinë e saj të miratonte masa shtrënguese jo të admiruara, si një ulje page prej 25% për administratën shtetërore e një rritje prej 5% e TVSH-së. Demonstruesit u mblodhën në janar në Bukuresht, në protestat më të mëdha kundër qeverisë në Rumaninë pas komunizmit.
Fituesit kanë shpjegimin e tyre.
"Rumunët votuan të dielën në mbështetje të një alternative tjetër në vend të kësaj qeverisje katastrofike,",tha për SETimes Georgian Pop, një ligjvënës social-demokrat. "Asnjë koalicion nuk ka arritur rezultate kaq të mira këto 22 vjet".
Popi shtoi "Jemi të vetëdijshëm se fitorja jonë nënkupton shumë përgjegjësi e njerëzit presin shumë prej nesh, veçanërisht pas shtrëngimeve. Jemi shumë optimistë se do t'ia dalim mbanë. E mendoj se kemi vërtetuar pas një muaji qeverisje se kemi politikat e duhura që nuk rrezikojnë qëndrueshmërinë ekonomike."
Rezultatet ishin ogur i mirë për USL, vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.
"Nuk mendoj se do të ketë një rënie të popullaritetit të USL-së deri në nëntor mes shpresave të larta nga populli. Përkundrazi, këto rezultate kaq të mira do t'a mobilizojnë bashkimin," tha Alexandresku.
Votuesit ranë dakort se ekonomia luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e tyre në votime. "E ndjeja sikur më kishin marë diçka. Dhe e ndjeja se kjo nuk mund të rrinte pa u ndëshkuar. E kjo është pikërisht ajo që bëra në votime," tha për SETimes Aurel Pavalasku, një mësues 53 vjeçar në Bukuresht.
"Votën time mund t'a quani negative, por këtë kemi bërë gjatë këtyre 22 viteve në këtë vend, gjithmonë kemi votuar për të ndryshuar për shkak të zhgënjimit," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes