12/06/2012
Recesioni botëror po ndikon mbi nivelin e papunësisë, duke shkaktuar probleme me fondin e pensioneve, që nga ana tjetër ushqen ekonominë gri anembanë Ballkanit Perëndimor.
Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 12/06/12
![]() E ardhmja e fondeve të pensionit të Ballkanit Perëndimor duket e zymtë. [Reuters] |
Një rritje e numrit të pensioneve e një ulje e numrit të pagave ka ndikime alarmuese në ekonomitë rajonale. Pensionet po financohen nga fonde shtetërore, që tërhiqen nga taksat e pagave. Papunësia në rritje, puna e paligjshme dhe vonesat në marrjen e pagave janë fajtorët kryesorë për prirjen.
Diferenca mes numrit të të punësuarve e pensionistëve në Serbi është 46,000, me pensionistët që janë numri më i madh.
Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Serbe, rreth 60,000 punonjës nuk marrin një pagë e nga ana tjetër shteti nuk mund të tërheqë taksat nga pagat e papaguara.
"Serbia nuk ka disiplinë financiare e mbledhja e taksave është e dobët. Ndërmarrjet publike e ato në ristrukturim të udhëhequra nga shteti janë më të këqijat," tha për SETimes Ranka Saviç, drejtore e Shoqatës së Sindikatave të Pavarura të Serbisë.
Nga punonjësit e Serbisë, 31% punojnë për shtetin, në sektorin e ndërmarrjet publike.
Pjesa tjetër, sipas Shoqatës së Punësuesve Serbë, janë pjesë e ekonomisë gri të vendit. Shumica e punonjësve dynden drejt punës së paligjshme për shkak të niveleve të larta të taksave të shtetit: 63.5% e pagave të ligjshme shkon tek qeveria serbe.
"Sektori i biznesit humbi 190,000 punonjës që m 2008. Kështu që nuk është surprizë se ka më pak para për pensionet. Përveç kësaj, me pakësimin e numrit të punonjësve, numri i pensionistëve u rrit," tha për SETimes Dragoljub Rajiç, zëdhënës i Shoqatës së Punëdhënësve Serbë.
Drazhenko Lukaç, nga Dhoma serbe e Tregtisë, tha se ideja e ristrukturimit të fondit të pensionit, ndryshimet në politikat e taksave e sigurimeve dhe përmirësimi i punësimit të përgjithshëm, është mbështetur në shitjen e Telekom në pronësi të shtetit, që mban monopolin e tregut.
"Fitimi neto i Telekom Serbia është 3.39% e shpenzimeve të përgjithshme të fondeve kombëtare të pensioneve, që do të thotë se shitja e 51% e Telekom Serbia e transferimi i 49% të fondit kombëtar të pensionit do të përmirësojë gjendjen e tanishme e të ardhmen e të gjithë taksapaguesve," tha Lukaçi për SETimes.
Në Kroaci, marrëdhënia mes taksapaguesve e pensionistëve është 1.19: 1. Me qëllimin për të ndalur këtë prirje, vendi nisi një ligj të ri taksash e uli taksën e sigurimit shëndetësor me 2%.
Masa e re në Kroaci tregoi se 21,000 punëdhënës nuk kanë paguar taksat për 121,000 punonjës, sipas të dhënave të qeverisë. Sipas ligjit të ri, numri i taksave të paguara u rrit e disa ndërmarrje nisën të diskutojnë për pagesën e taksave të papaguara.
"Ky [ligj] nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në numrin e punëdhënësve -- kështu që ai, simbolikisht bën lidhje më të mirë të pagave e pensioneve. [Ndonse] ka rrezik të zgjerimit të punës së paligjshme, në kombinim me detyrimin e ligjit të taksave e kontrollin e inspektimit të taksave, pasojat negative mund të minimizohen," tha për SETimes Nikola Bakasaj, një analist në ndërmarrjen kroate të ndërmjetësimit Fima Security.
Gjendja është alarmante në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës (FBiH) fqinje, ku rreth 220,000 morën një pension muajin e kaluar, ndërsa 240,000 punonjës morën paga. Numri gjithsej i të papunëve në FBiH ishte mbi një gjysmë milioni në maj, gjë që tregon se borxhet e pensionit po rriten vazhdimisht.
Në njësinë tjetër, të dhënat zyrtare nga Agjencia për Statistikat e Republikës Sërbska, tregojnë se ka 1.18 pensionistë për çdo punonjës.
"Çështja është nëse njerëzit që punojnë për pensionet e tyre tani do t'i marrin ato në të ardhmen. Eshtë vetëm një çështje kohe kur sistemi i pensioneve të BiH-së do të shkatërrohet," tha për SETimes Goran Radivojac, profesor i ekonomisë në Universitetin e Banja Lukës.
Në Malin e Zi, gjendja është disi më e mirë meqë atje ka 162,569 të punësuar e 100,000 pensionistë, sipas Zyrës së Statistikave të vendit.
Korrespondenti i SETimes Drazhen Remikoviç në Banja Lukë kontribuoi për këtë artikull.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes