Nikoliçi do të takohet me zyrtarë të BE-së këtë javë

12/06/2012

Ekspertët thonë se Brukseli do të bisedojë me Tomisllav Nikoliçin e Serbisë rreth deklaratave polemike të tij, por një çështje më e ngutshme është formimi i qeverisë së re.

Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 12/06/12

photo

Presidenti Tomisllav Nikoliç ka thënë se ai është i vendosur ndaj rrugës së Serbisë për në BE. [Reuters]

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç do të takohet me zyrtarë të BE-së në Bruksel të enjten (14 qershor) në atë që do të jetë e rëndësishme për të vendosur tonin e marrëdhënieve të tij si me BE, ashtu edhe me vendet fqinjë pas deklaratave polemike që bëri në ditët pas marrjes së presidencës.

Nikoliçi, një politikan nacionalist që mori funksionin më 31 maj dhe ishte zëvendës/kryeministër i Jugosllavisë nën Sllobodan Milloosheviçin, mbështet publikisht një politikë pro-evropiane dhe tha se dëshiron që Serbia të bashkohet me BE, por krijoi polemikë në vendet fqinje pasi mohoi genocidin në Srebrenicë e tha se Vukovari nuk është një komunë kroate.

Nikoliçi është konsideruar gjithashtu se ka ngjarë të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës sesa paraardhësi i tij Boris Tadiç. Të dy e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, por Tadiçi ishte kritikuar nga serbët e Kosovës si tepër i gatshëm për të biseduar me Prishtinën për të marë statusin e kandidatit të BE-së.

Që Nikoliçi nuk ka patur pritjen më të mirë në rajon ilustrohet gjithashtu nga fakti se nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, vetëm përfaqësuesit nga Mali i Zi e Republika Sërbska ndoqën ceremoninë pas përurimit të tij.

Megjithatë, analistët besojnë se Serbia nuk do të pësojë ndonjë pasojë të rëndë në procesin e integrimit evropian nëse deklaratat e nxituara të Nikoliçit, siç thonë ata, nuk përsëriten. Ata vënë gjithashtu në dukje se detyra e presidentit është të përfaqësojë Serbinë në botë, por ai është para së gjithash një post protokollar -- kështu që nuk do të ketë asnjë pasojë nëse qeveria e re që ende pritet është pro-evropiane.

Bisedimet mbi qeverinë e re janë në përparim, edhe pse zgjedhjet e përgjithshme përfunduan më 6 maj. Tadiçi është kandidati më i rëndësishëm për kryeministër.

Çdo presidenti e qeverie i jepen 100 ditë për vlerësimin e veprimeve e politikës së tyre dhe i njëjti shans do t'i jepet Nikoliçit, tha profesori i Fakultetit të Shkencave Politike Predrag Simiç.

"Serbia e rruga evropiane e saj nuk vuan ende nga ndonjë pasojë e madhe; këto janë vetëm paralajmërime e reagime me fjalë. Vetëm pas vizitës në Bruksel mund të presim disa tregues afat-gjatë," tha Simiçi për SETimes.

Dezhan Vuk Stankoviç, sociolog e studjues në Fakultetin e Filozofisë, tha se ngathtësia diplomatike fillestare e Nikoliçit do të neutralizohet nëse qeveria e re vazhdon rrugën evropiane.

"Deklaratat e tij tregojnë se po bën gabime në komunikimin diplomatik, të cilat nuk janë pritur mirë në Bruksel e po e vendosin Serbinë nën një lloj lente zmadhuese," tha Stankoviçi për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai nuk pret që Nikoliçi të bëjë ndonjë ndryshim në qëndrimet e tij, duke shtuar se presidenti i ri do t'a ketë të vështirë të arrijë nivelin e komunikimit në rajon që Tadiç bëri në tetë vitet e tij në detyrë.

"Nëse kemi një qeveri me program të qartë evropian e bashkëpunim rajonal, atëhere pikëpamjet e Nikoliçit do të jenë relative; por nëse vendoset një qeveri që ka mendimet e tij, atëhere do të ketë një periudhë stanjacioni ose edhe shkuarje pas në marrëdhëniet rajonale. Ajo do të nënkuptojë një shkallv më të madhe skepticizmi ndaj Serbisë në nivelin rajonal e të BE-së, që do të ndikojë mbi procesin tashmë të ndërlikuar të integrimit evropian të Serbisë," tha Stankoviç.

Presidenti i Transparency Serbia, Vladimir Goati tha se beson që deklaratat publike të Nikoliçit do të shkaktojnë pak, nëse aspak dëm.

"Mendoj se gjithshka do të sqarohet shumë shpejt e se e gjitha do të zgjidhet me formimin e qeverisë së re," tha Goati për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment