Turqia mbetet e ashpër ndaj presidencës greke qipriote të BE

11/06/2012

Kandidatj e EU, Turqia është mbërthyer në vendosmërinë e saj për të mos njohur presidencën gjashtë-mujore të BE të grekëve qipriotë, që nis në 1 korrik.

Nga Menekshe Tokjaj për Southeast European Times në Stamboll -- 11/06/12

photo

Presidenti qipriot Demetris Kristofias (majtas) and kryeministri i Maltës, Laurenc Gonzi flasin me gazetarët në 8 qershor. Kristofias vizitoi Maltën në përgatitje për marrjen e presidencës së BE nga Qiproja. [Reuters]

Ankara tha se nuk do të ngrijë totalisht marrëdhëniet e veta me BE kur Qiproja të marrë përsipër presidencën gjashtë-mujore të rradhës të BE muajin tjetë, por zyrtarët janë mbërthyer ndaj vendosmërisë së tyre për të mos ndjekur asnjë veprimtari të kryesuar nga grekët qipriotë.

"Marrëdhëniet dhe kontaktet me BE do të vazhdojnë, por asnjë nga ministritë apo institucionet e Republikës Turke nuk do të jetë në kontakt me presidecën e Bashkimit në ndonjë nga veprimtaritë lidhur me presidencën greke qipriote," u tha gazetarëve ministri i jashtëm Ahmet Davutoglu në 7 qershor.

Didem Akjel, një eksperte qipriote nga Grupi Ndërkombëtar i Krizës, tha se fakti që Turqia nuk do të shkojë në veprimtaritë e organizuar nga presidenca e BE për gjashtë muaj nuk e prek realisht status-quo-në e procesit të hartuar. BE do të përqëndrohet më me gjasë në krizat financiare në Greqi e Spanjë dhe në krijimin e një kuadri të ri financiar për BE për disa muajt e ardhëshme, tha ajo.

"Është jorealiste të presësh ndonjë lëvizje reale në procesin e Turqisë për në BE gjatë presidencës së Republikës së Qipros, veçanërisht lidhur me hapjen e kapitujve të rinj," tha ajo.

Turqia aplikoi për anëtarësimin në BE në 1987 dhe u njoh zyrtarisht si një kandidat zyrtare në 1999. Negociatat kanë nisur të procedojnë që nga 2005.

Por kundërshtimi i Turqisë ndaj kryesimit të grekëve qipriotë në BE shkon prapa në pushtimin turk të Qipros në 1974. Republika Turke e Qipros Veriore shpalli pavarësinë gati 20 vjet më parë por nuk është njohur ende nga OKB.

Selçuk Unal, zëdhënës nga ministria e jashtme turke, i tha SETimes se duke pritur një zgjidhje tërësore të çështjes së Qirpos, qëndrimi i Turqisë mbi pranimin e njëanshëm të anës greke qipriote në BE do të mbetet i pandryshuar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Si një vend themelues i shtetit të partneritetit të 1960, Turqia nuk mund të hedhë poshtë detyrimet e traktatit të vet dhe përgjegjësitë ndaj popullit qipriot turk, që janë bashkpronarë të ishullit," tha Unal.

Unal shtoi ngjithashtu se sipas angazhimeve të mëparshme ligjore grekët qipriotë nuk kanë qenë kurrë palë ndaj Turqisë se sa e turqve qipriotë.

Emiliano Aleksandri, një studjues i transantllantikut nga Fondi Gjerman Marshall me bazë në SHBA, vuri në dukje se vendimi i Turqisë për të vazhduar të punojë me BE në disa çështje është një zhvillim pozitiv.

"Takimet midis Davutoglu dhe [shefes së politikës së jashtme të BE] Kethrinë Eshton, do të vazhdojnë të bëhen, duke përforcuar dialogun që tashmë po zhvillohet mbi çështje kritike të tilla si e ardhmja e Sirisë dhe programi bërthamor iranian," tha Aleksandri.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment