11/06/2012
Planet nga komuniteti islamik për të ndërtuar një xhami të re në Maqedoninë jugperëndimore po shkaktojnë një ndarje etnike.
Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup -- 11/06/12
![]() Dy komunitete etnike në Lazac, pranë Bitolës, janë në grindje lidhur me xhaminë. [Radio Free Europe] |
Një xhami e fshatit që pritet të ndërtohet në Lazec, pranë Bitolës, në Maqedoninë jugperëndimore, ka krijuar tensione për vite në fshatin e përzjerë etnikisht, ku jetojnë 120 maqedonas e 80 shqiptarë. Të dy grupet nuk munden të bien dakort mbi vendosjen e xhamisë së re.
Maqedonasit e Lazecit thanë se vendi fillestar i planifikuar ku komuniteti islamik dëshiron të ndërtojë përkon me themelet e Kishës Ortodokse të Shën Gjergjit.
Tensionet u përshkallëzuan pasi këshilli i komunës së Bitolës vendosi të miratojë xhaminë në hyrje të fshatit. Maqedonasit nga Lazeci thanë se nuk janë kundër ndërtimit të ndërtesave fetare, por kundërshtojnë vendin e planifikuar.
"Dëshirojmë që xhamia të ndërtohet pranë kishës, gjë që do të kënaqë kërkesën e popullsisë maqedonase nga fshati e do të dërgojë një mesazh se fshati është shumë-etnik, ku maqedonasit e shqiptarët jetojnë së bashku. Banorët shqiptarë kërkuan përsëri që xhamia të vendoset në hyrje të fshatit, që dëmton maqedonasit që thonë se nëse xhamia ndërtohet në hyrje të fshatit, do të tregojë se këtu banojnë vetëm shqiptarë," tha për SETimes Orçe Dandushevski, president i komunës së Lazecit.
Përfaqësuesi i komunitetit fetar islamik nga Bitola, Myfti Plumi Veliu, tha se komuniteti po pret për një moment të përshtatshëm që të nisë ndërtimin e xhamisë.
"Dokumentacioni teknik është i plotë e u është dërguar autoriteteve kompetente, kështu që puna e ndërtimit duhet të nisë shpejt. Reagime si kurdoherë do të jenë të pranishme, por gjithshka është gati për të nisur punën ndërtimore. Shpresojmë se nuk do të ketë probleme, sepse vendi është përcaktuar nga shteti," tha Veliu për SETimes.
Ndërkohë, bashkë-jetesa shumë-etnike në Lazec është pakësuar ndjeshëm. Të dy komunitetet shkëputën kontaktet me njëri-tjetrin -- madje edhe në nevojat e përditshme. Fshati tani ka dy dyqane, një i ashtu-quajtur maqedonas, tjetri shqiptar.
"Kjo xhami ... nisi të dëmtojë marrëdhëniet ndër-etnike në Lazec gjashtë vjet më parë. ... Tani gjithkush i bindet rregullit që gjithkush ble në dyqanin e tij, edhe bukën. ... Banorët e Lazacit fajësojnë politikat për gjendjen," tha për SETimes prifti ortodoks Atë Oliveri.
"Eshtë mirë të kesh një objekt fetar në këtë fshat, pavarësisht nga vendi sepse do të kemi një vend në fshat për t'u lutur e për të varrosur të vdekurit tanë. Deri tani shkonim në fshatin Kishava, 5 km larg," tha Lirim Rusidoski, një fshatar shqiptar nga Lazeci për SETimes.
Banorët maqedonas të Lazecit thonë se ose do të largohen nga fshati e do t'i lënë të gjitha pas ose do të largohen jashtë vendit.
Vasko Despotovski, një banor i fshatit, tha se gjysma e fshatit po planifikon tashmë të emigrojë.
"Një familje tjetër u largua nga fshati dy ditë më parë. E njihnim familjen e jetuam [krah më krah], por për shkak të mosmarrëveshjes së xhamisë, ata ikën. Presioni është i madh," tha Despotovski për SETimes.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes