09/06/2012
Mosmarrëveshjet ndërmjet partive kryesore në parlament kanë shtyrë zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Nga Erl Murati për Southeast European Times në Tiranë -- 09/06/12
![]() Lojtarët kryesorë politikë shqiptarë nuk kanë rënë ende dakord lidhur me zgjedhjen e një presidenti të ri. [Reuters] |
Tre raunde votimi në parlament kanë dështuar në zgjedhjen e një presidenti të ri në Shqipëri, duke shkuar drejt një votimi të katërt të hënën (11 qershor) dhe duke vënë në rrezik statusin e vendit për në BE.
BE-ja u ka bërë presion politikanëve shqiptarë për të bashkuar qëndrimin para se ta bëjë një kandidate për anëtarësim. Por partitë kryesore politike nuk arritën të bien dakord në tre raundet e para të votimit në parlament, në të cilat kandidati fitues duhet të marrë të paktën tre të pestat e votave.
Kandidati i prezantuar nga Partia qeverisëse Demokratike (PD), Xhezair Zaganjori, u tërhoq të premten (8 qershor). "Qëllimi im ishte të zgjidhesha si president me konsensusin e shumicës dhe opozitës. Unë nuk do të jem kandidat në raundin e katërt për shkak se opozita nuk i beson kandidaturës sime dhe unë nuk dua të zgjidhem vetëm nga votat e koalicionit qeveritar", tha Zaganjori pak orë pas seancës parlamentare.
Sipas kushtetutës, në dy raundet e fundit kreu i shtetit mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, gjë që është e mundur për koalicionin qeveritar i cili mban më shumë se gjysmat e vendeve në parlament.
"Ne qëndrojmë të vendosur t'i japim vendit një president", ka thënë Kryeministri Sali Berisha i PD-së në mënyrë të përsëritur.
BE-ja është shprehur se do të njohë votimin si proces të unifikuar mbasi të kenë kaluar tre raunde.
Opozita nuk ka ofruar një kandidat alternativ, por i ka kërkuar mazhorancës të sjellë emra të tjerë për diskutim. Deputeti i Partisë Socialiste Qemal Minxhozi tha për SETimes se presidenti nuk duhet të imponohet nga shumica, por duhet të dalë nga tavolina e negociatave midis dy liderëve të partive kryesore. "Deri tani nuk kemi të bëjmë me një proces transparent. Ajo që ne duam është një president që del nga negociatat midis dy liderëve të PD-së dhe PS-së", tha Minxhozi.
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ftoi opozitën të bëjë sugjerimet e saja.
"Nuk është takimi i dy liderëve që duhet të përcaktojë kandidaturën konsensuale, por vota në parlament. Shumica ka prezantuar publikisht kandidatin e saj. Opozita duhet të prezantojë gjithashtu kandidatin e saj ... Ne nuk mund të kemi një president 'të emëruar". Kandidatët duhet të të hyjë në garë dhe le të fitojë më i miri. Kjo është demokracia", tha Sula për SETimes.
Ish-kryeministri i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano i ka kërkuar publikisht Edi Ramës, kryetarit të PS-së, ta mbështesë atë dhe kandidaturën e tij. Por Rama tha se presidenti i ardhshëm nuk duhet të jetë dikush me prejardhje të fortë politike.
Procesi i lëkundur zgjedhor presidencial ka bërë komisionerin e zgjerimit Stefan Fule t'i dërgojë një letër Berishës dhe Ramës duke u bërë thirrje atyre për të rivendosur dialogun.
"Presidenti i vendit duhet të zgjidhet nëpërmjet konsultimeve", tha Fule në 30 Maj.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes