Kosova dhe Mali i Zi thellojnë lidhjet diplomatike

08/06/2012

Duke vendosur të hapë një ambasadë në Prishtinë, Mali i Zi po sinjalizon rolin e tij si një stabilizues në rajon.

Nga Safet Kabashaj e Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Prishtinë e Podgoricë -- 08/06/12

photo

Marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës e Malit të Zi po forcohen. [Reuters]

Vendimi i Malit të Zi për të hapur një ambasadë në Kosovë javën e shkuar ka tërhequr sulme nga partitë opozitare në Podgoricë, që pretendojnë se veprimi do të dëmtojë marrëdhëniet e vendit me Serbinë.

Veprimi për të çuar më tej lidhjet diplomatike u nxit nga zotimi i Kosovës për të pranuar komunitetin malazes si një kategori kushtetuese në vend.

"Kemi marrëdhënie të mira politike, ekonomike e tregtare me Malin e Zi. Hapja e ambasadave do të forcojë më tej marrëdhëniet tona," tha për SETimes Artan Behrami, këshilltar i shtypit i ministrit të jashtëm të Kosovës.

Dy vendet e fundit të shkëputura nga federata jugosllave, Mali i Zi e Kosova që atëhere kanë zhvilluar marrëdhënie pozitive dypalëshe. Mali i Zi e njohu Kosovën në tetor 2008, një vendim që tendosi marrëdhëniet e Malit të Zi me ish-partnerin e tij të bashkimit, Serbinë.

Partitë opozitare në Podgoricë protestuan, që përfundimisht u shndërrua në dhunë në rrugë.

Neven Gosoviç, zëvendës/president i Partisë Popullore Socialiste (SNP) -- partia më e madhe e opozitës e Malit të Zi, tha se veprimi vetëm do të përkeqësojë marrëdhëniet.

"Hapja e ambasadës në Prishtinë është një pasojë e vendimit më të turpshëm të Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës e me siguri do të prishë marrëdhëniet me Serbinë," tha Gosoviçi për SETimes.

"Publiku në Malin e Zi është ende i ndarë lidhur me pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, reagimi publik është tani më i urtë ndaj lajmit mbi hapjen e ambasadës sesa do të kishte qenë pesë vjet më parë," tha për SETimes Millan Popoviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë.

Për Alban Bokshin, drejtor ekzekutiv i Klubit të Politikës së Jashtme në Prishtinë, ky është një zhvillim pozitiv. Sipas tij, Serbia kohët e fundit ka qënë duke u përpjekur të destabilizojë rajonin.

"Qëllimi i Serbisë është të tregojë se gjendja e tanishme e punëve në Ballkan nuk është e qëndrueshme dhe e vazhdueshme, posaçërisht që pavarësia e Kosovës nuk ka kontribuar në stabilitetin e rajonit," tha Bokshi për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai mendon se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi vërteton të kundërtën -- që marrëdhëniet dypalëshe e rajonale janë të qëndrueshme e po përmirësohen.

Llazar Raduloviç, kreu i Partisë Popullore Malazeze të Kosovës, tha për SETimes se duke vendosur që të hapë ambasadën në Prishtinë, Mali i Zi po vë një shembull të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

"Ky është ... një vendim shumë i rëndësishëm për rajonin e shpresoj se Kosova do të mbështetet në shembullin e Malit të Zi në zhvillimin e një shoqërie shumë-etnike demokratike, në frymën e standarteve evropiane, që është qëllimi i të dyja vendeve," tha Raduloviçi.

Ai shtoi se vendimi vjen në momentin e duhur për komunitetin e tij e ndoshta do të shtyjë autoritetet e Prishtinës që të zbatojnë premtimin e tyre se malazezët mund të bëhen një kategori kushtetuese e barabartë me komunitetet e tjera të Kosovës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment