Monedhat rajonale luftojnë kundër euros

08/06/2012

Mes trazirës politike e rajonale, dinari serb dhe lei rumun kanë shkarë në rekorde të ulta ndaj euros në javët e fundit.

Nga Lili Linç për Southeast European Times në Beograd -- 08/06/12

photo

Dinari është dobësuar ndaj euros që nga janari [Lili Linç/SETimes]

Ekonomistët spekullojnë se kriza finaciare në vazhdim në Greqi e pjesa e Greqisë në sektorët bankarë të të dy vendeve, është një faktor kryesor në dobësimin së fundmi të monedhave kombëtare të Rumanisë e Serbisë.

Të enjten (7 qershor) dinari serb mori një rritje të lehtë nga rekordi i ulët i shkëmbimit të së martës 119,10 ndaj euros, mes shpresave se Banka Kombëtare serbe do të rrisë nivelin bazë të interesit të saj.

"Bordi ekzekutiv do të mblidhet për të diskutuar mbi gjendjen makro-ekonomike në vendin tonë e ç'farë të bëjmë me monedhën do të jetë një fokus i madh i atij diskutimi," tha për SETimes Sllagjana Prijiç-Slladiç, zëdhënëse për Bankën Kombëtare serbe.

Dinari ka qenë në rënie të vazhdueshme ndaj euros që nga janari, por u dobësua ndjeshëm pas zgjedhjeve jobindëse parlamentare të 6 majit që lanë disa parti duke u përpjekur që të formojnë një koalicion. Pas fitores së papritur të 20 majit të nacionalistit Tomisllav Nikoliç mbi liberalin Boris Tadiç, dinari vazhdoi shkarjen e shpejtë të tij.

Sipas të dhënave nga Reuters, dinari ka humbur gjithsej 7.39% ndaj euros që nga fillimi i këtij viti. Me qëllim që të mbrojë dinarin ndaj rënies së mëtejshme, Banka Kombëtare serbe ka shitur gati 1.3 miliardë euro nga rezervat e saj.

Rënia në vlerën e dinarit ka ndikuar shtetasit, që në mënyrë tipike marrin pagat e pensionet e tyre në dinarë, por ndonjëherë bëjnë disa pagesa në euro e përdorin euron kur udhëtojnë jashtë vendit.

"Pensioni im ishte rreth 500 euro në muaj. Tani është 420 euro. Po të vazhdojë kjo, do të humbas gati 1,000 euro në vit," tha për SETimes Dobrivoje Miljkoviç, një inxhinier në pension.

Në Rumaninë fqinjë, pasiguria politike ka lënë gjurmë gjithashtu në monedhën e vendit. Në fund të prillit, pas një vote mosbesimi, qeveria e re u rrëzua pas vetëm dy muajve në detyrë. Deri në fund të majit, lei rumun, si dinari, kishte rënë në një rekord të ulët, duke u shkëmbyer në 4.4644 me euron.

"Në Serbi e Rumani ka banka greke dhe me këtë vijnë shumë probleme se çfarë do të ndodhë me Greqinë e euron. Natyrisht, nëse ka tronditje të jashtme të rëndësishme për shkak të Greqisë, mund të ketë probleme të tjera përpara," tha për SETimes Vladimir Gligorov, një ekonomist në Institutin e Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

Bankat greke kontrollojnë rreth 16% të sistemit bankar si në Rumani, ashtu edhe në Serbi. Në Bullgari bankat greke përbëjnë 25% të sektorit financiar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në Serbi, parashikon Gligorovi, gjendja do të stabilizohet me masat e ndëmara nga Banka Kombëtare dhe formimi i një qeverie koalicioni.

Ndonse i mundur nga Nikoliçi, Tadiçi shpreson të ruajë kontrollin e tij mbi qeverinë nga funksioni i kryeministrit, ndonse ende duhet të sigurojë një koalicion shumice në parlamentin me 250 vende.

Ndërsa pasiguritë e vazhdueshme politike e ekonomike mbeten, Gligorovi tha se disa muajt e ardhshëm do të jenë një përmirësim.

"Gjendja e monedhës duket se do të stabilizohet e ndoshta do të vazhdojë. Tani që vjen vera, do të ketë një rritje në turizëm, vizitorë e të tjera. Vera sjell stabilitet," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment