Rinia e Ballkanit konsideron nëse të rrijë apo të ikë

07/06/2012

Mes valëve të diplomimeve anembanë rajonit e grupeve të reja të kërkuesve për punë, ikja e trurit bëhet përsëri një çështje kryesore.

Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 07/06/12

photo

Një poster për një universitet privat pranon prirjen e ikjes së trurit duke pyetur studentët e mundshëm ""Ç'farë bëni këtu? Mbaroni e largohuni!" [Nada Bozhiç/SETimes]

Mund të argumentohet se shumica e dilemave universale ndarë nga të rinjtë anembanë Ballkanit është pyetja bezdisëse në se rruga më e mirë është të mbeten në vendin e tyre amë apo të emigrojnë, apo siç këndonte një herë grupi anglez i rrokut The Clash: "Duhet të rri apo të iki?"

Këta të rinj, zakonisht të mirëarsimuar, vështrojnë jashtë për shkak të mungesës së punëve në vend. Përveç kësaj, ka përgjithësisht më pak mundësi për zhvillim personal e profesional dhe një mungesë respekti për arsimin dhe njohuritë e fituara.

Eshtë më shumë se kë njeh dhe si e luan lojën, thonë disa.

"Të gjesh një punë të mirë në Maqedoni është mision i pamundur pa miqësitë me interesa dhe një kartë anëtarësimi në një parti politike," i tha SETimes Sonja Mitrevska, 30 vjeçe, farmaciste nga Shkupi. Ajo punon tani për një periudhë të tretë të papaguar prove dhe do ta lërë Maqedoninë për t'u përpjekur të zhvillojë karierën e vet jashtë.

Po njëlloj, Marija Stojanoviç e Beogradit, po vështron shumë për një punë jashtë ndonse ka një master në komunikacion dhe ka mbajtur poste ekzekutive.

"Në se ke stomak të shkosh e të kërkosh punë për njeriun e duhur, jepu atyre para apo admiroi publikisht ndonse nuk e meritojnë atë, dhe mund të shkosh përpara këtu. Pa këtë, do të jesh në të njëjtin nivel gjithë jetën tënde," i tha Stojanoviç SETimes.

Të dyja duan të shkojnë në vende që ofrojnë kushte më të mira pune, me ekonomi mbi bazë njohurish, të tilla si SHBA, MB, Gjermania, Kanadaja, Suedia apo Zvicra.

Raporti më i fundit i Konkurrueshmërisë i Forumit Global Ekonomik për 2011/2012 tregon se ndërsa Ballkani është tipiku për 'ikjen e trurit', Serbia është më e goditura nga të gjitha: ajo u rendit në vendin e 139 midis 142 vendeve, që do të thotë se më të mirët e më të shkëlqyerit e saj ikin me turma për të ndjekur mundësitë gjëkundi tjetër.

Molldavia është e 134, Rumania e 131, Bullgaria dhe BiH renditen respektivisht e 127 dhe e 126. Greqia është e 119, Turqia e 97, Shqipëria e 83. Mali i Zi u rendit më mirë, i 46.

Në Rumani, norma e 'rrjedhjes së trurit' është rritur që kur ajo u bë një anëtare e BE. Ajo renditej e 102 në raportin e 2008/2009. Bullgaria ka mbetur e pandryshuar në vendin e 127, por Kroacia, tani në dyert e BE, ka lëvizur nga vendi i 75 në të 128.

"Proceset e integrimit në BE në vetevete nuk e shpejtojnë rrjedhjen e trurit por ato shpejtojnë lëvizshmërinë e ekspertëve dhe shkencëtarëve nëpërmjet programeve të ndryshme dhe projekteve, të tilla si karta blu: një leje pune e ngjashme me 'green kart' në Shteteve të Bashkuara," i tha SETimes Tanja Pavlov, drejtore e Qendrës për Migracionin në OJQ-në Grupi 484.

Disa qeveri po ndërmarrin veprim për të frenuar rrjedhjen megjithatë.

Serbia nisi ministrinë për rininë vite më parë dhe ngriti një fond që ka për qëllim t'u japë talenteve të rinj arsim të përshtatshëm me qëllim që të rritin zhjvillimin e tyre profesional.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Nëpërmjet bashkëpunimit me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, pjesëmarrësve u jepen përparësi lidhur me punët.

"Fondi nisi bashkëpunimin me kompanitë dhe institucionet kryesore, për shembull, shkollarët tanë po punojnë tani në Microsoft, Piraeus Bank, Bankën Kombëtare, agjensi qeveritare e universitete. Qëllimi është që shkollarët tanë të rinj të bëhen udhëheqësit e rinj të Serbisë," i tha SETimes Milosh Radosavljeviç, një zyrtar me Grupin e Punës të qeverisë për Fondin e Talenteve të Reja.

Në Bosnje dhe Herzegovinë, qeveria e Republika Srpska ka nisur disa masa të vetat. Një prej tyre, administruar nga ministria e familjes, rinisë dhe sporteve, financon normat e interesit në kreditë e strehimit për të rinjtë, duke përfshirë çiftet.

Kjo "bën më të lehtë për të rinjtë të zgjidhin një nga çështjet më të rëndësishme, strehimin dhe në këtë mënyrë detyrohen të mbeten në Republika Srpska," i tha SETimes Mirela Vujatoviç, një zëdhënëse e ministrisë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment