06/06/2012
Një motor i integrimit ndër-etnik duket të jetë dëshira për punësimin aq të pa-arritshëm në Kosovë.
Nga Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë -- 06/06/12
![]() Panaire pune u zhvilluan në Prishtinë e Graçanicë. [Safet Kabashaj/SETimes] |
Mundësia për punësim të vërtetë mund të dalë të jetë një mjet mjaft i efektshëm në procesin e ndërlikuar të integrimit ndë-retnik. Një fushatë nga Aleanca e Biznesit e Kosovës për të krijuar vende punë në komunën e mbizotëruar nga serbët të Graçanicës, pranë Prishtinës, tërhoqi interes të madh nga serbët vendas.
Nebojsha Periç, këshilltar politik për Kryebashkiakun e Graçanicës Bojan Stojanoviç, tha për SETimes se nisma e Aleancës së Biznesit të Kosovës në fakt zëvendëson thirrjet për integrim për serbët. "Paraqet një hap praktik nga komuniteti shqiptar -- tregtarët shqiptarë -- për t'i dhënë një dorë e mundësi njerëzve që jetojnë në këtë komunë, komunitetit serb."
Për vitin e katërt me rradhë, Aleanca e Biznesit e Kosovës, në bashkërendim me qeverinë qëndrore e pushtetin vendor, organizoi një panair dy javor të punësimit, duke nxitur ndërmarrjet që të krijojnë vende punë. Qëllimi është që të ulet papunësimi në vend, që ka nivelin më të lartë në rajon. Graçanica u përfshi për herë të parë këtë vit.
Reagimi i publikut u duk se mbështeti vendimin e aleancës e të qeverisë për të përfshirë Graçanicën në program, sipas Behxhet Gaxhiqit, një këshilltar për ministrin e punës e mirëqënies shoqërore.
"Gatishmëria e pronarëve të ndërmarrjeve shqiptare dhe interesi i treguar nga komuniteti në Graçanicë e justifikon plotësisht ktë nismë," tha Gaxhiqi për SETimes.
Më shumë se 100 vetë shfletuan mundësitë për punë gjatë katër orëve të panairit të punësimit në Graçanicë më 29 maj. Rreth 100 vënde u ofruan nga dhjetë ndërmarrje. Më shumë se 90% e ndërmarrjeve serbe me qendër në Graçanicë nuk ishin në gjendje të ofronin vende pune të reja. Në ndryshim, 95% e ndërmarrjeve në panair zotëroheshin nga shqiptarët.
"Ndërmarrjet që ofrojnë punë janë të zotëruara nga shqiptarë, që tregon se për njerëzit e bizneset, sfondi etnik nuk përbën një pengesë. Interesi personal i tyre është më i rëndësishëm," vuri në dukje Periçi.
Agim Shahini, kreu i Aleancës së Biznesit të Kosovës, është optimist rreth reagimit serb ndaj panairit. "Punësimi është mënyra e vetme për integrimin e pakicës në shoqëri e fitimit të besimit në institucionet e shtetit të Kosovës," tha ai për SETimes.
"Jemi të inkurajuar nga fakti se njerëzit në Kosovë po e kuptojnë se e ardhmja e mirëqënia e tyre gjendet në punën e përbashkët përtej dallimeve etnike të cilat mund të ekzistojnë mes drejtimit e forcës punëtore në një ndërmarrje."
Kërkuesit për punë në panair vërtetuan se nevoja për një pagë është më e madhe sesa pengesa e të punuarit vetëm sipas vijave etnike.
Jelena Arsiç, 31 vjeç ishte mes atyre që u përpoq të gjejë një punë. Arsiçi tha se duhet të gjejë punë për të siguruar më shumë për fëmijët e saj. "Në këtë mënyrë, mund t'u ofroj atyre mirëqënie më të mirë, arsim e t'i orientoj në rrugën e duhur," tha ajo.
Ndërmarrja Besa Security, me 20 vende pune bosh, ishte mes atyre që ofruan më shumë mundësi pune në panair. Jetmir Uka tha për SETimes se më shumë se 20 vetë, kryesisht serbë e romë bënë kërkesë pranë ndërmarrjes që ai përfaqëson.
"Edhe sot kemi punonjës serbë në ndërmarrjen tonë e përvoja me ta ishte baza për kërkimin e njerëzve të tjerë nga pakicat që të rekrutohen për të punuar me ne," tha Uka.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes