Koalicioni i BiH-së prishet lidhur me buxhetin

06/06/2012

U deshën 15 muaj për gjashtë partitë në pushtet për të formuar qeverinë shtetërore pas zgjedhjeve të tetorit të 2010, por veprimet e fundit do t'a prishnin koalicionin në vetëm pesë muaj.

Nga Anes Aliç për Southeast European Times në Sarajevë -- 06/06/12

photo

"Nuk do të pranojmë shkarkimin e zyrtarëve tanë," tha Zëvendës/Presidenti i SDA-së Shemshudin Mehmedoviç. [Dosje]

Qeveria e Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH) po përballet me një krizë tjetër të madhe politike pasi partitë e koalicionit në pushtet veprojnë që të dëbojnë partinë kryesore boshnjake e të shkarkojnë ministrat e saj. Nëse është e suksesshme, veprimi do të prishë koalicionin vetëm pesë muaj pas formimit të tij.

Kriza politike zë fill nga një mosmarrëveshje lidhur me buxhetin e shtetit për 2012-tën, i cili u miratua javën e shkuar nga parlamenti, por është kundërshtuar nga Partia e Veprimit Demokratik (SDA) kryesore boshnjake, një anëtare e koalicionit në pushtet.

Të shtunën (2 qershor), Partia Social Demokratike (SDP) e moderuar, një anëtare e koalicionit me gjashtë parti, fitoi mbështetjen e katër partive të tjera anëtare të koalicionit për t'a përzënë SDA nga koalicioni i niveleve kantonal, të njësisë e të shtetit. Partia mori gjithashtu dritën e gjelbër për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kundërshtarët e SDA-së në opozitë, Aleanca Boshnjake për të Ardhmen më të Mirë të Bosnjës.

Në nivelin kantonal, brenda njësisë së Federatës, SDP veproi kundër SDA-së njëanshmërisht për të shkarkuar ministrat në katër kantone në të cilat SDP gëzon mbështetjen e shumicës.

Ndërsa BiH punon për reforma të rëndësishme të nevojshme për integrimin evropian, veprimi i pritur i SDA-së për të bllokuar reformat ndërsa ajo luan që të ripozicionojë veten do t'a shpjerë vendin pas.

SDP ka shkarkuar tashmë ministrat e SDA-së në katër nga kantonet e Federatës. SDA po premton hakmarrje e është zotuar të shkarkojë ministrat e SDP-së në tre kantone ku kanë shumicën e votave.

Parlamenti i BiH-së ende duhet të miratojë shkarkimin e ministrave -- por teorikisht, SDA mund t'a bllokojë kërkesën.

"Nuk do të pranojmë shkarkimin e zyrtarëve tanë. Mandatet e tyre u janë dhënë nga votuesit e jo nga SDP ose ndonjë parti tjetër," tha për SETimes Zëvendës/Presidenti i SDA-së Shemshudin Mehmedoviç.

Pas një gjysmë viti përgatitjesh e në momentin e fundit përpara sesa institucionet e vendit të falimentonin, parlamenti i shtetit miratoi buxhetin e shtetit për 2012-tën më 31 maj.

Projekt-legjislacioni ishte për 700 milionë euro, nga të cilat 475 milionë euro janë caktuar për institucionet shtetërore. Pjesa që mbetet do të shkojë për pagimin e borxhit të huaj të vendit.

Zyrtarët e SDA-së votuan kundër buxhetit, duke kërkuar një shtesë prej 27 milionë euro për të financuar institucionet shtetërore.

"Për ne, buxheti i propozuar e i miratuar përfaqëson më shumë se kursime -- ai është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të shtetit, pasi paratë e caktuara nuk janë të mjaftueshme për t'i mbajtur ato që të funksionojnë efektivisht. Nëse buxhetet e njësive mund të gëzojnë një rritje prej 10% e ka para për të blerë aeroplanë e për të shpenzuar miliona në projekte të parëndësishme, atëhere duhet të ketë para për funksionimin normal të institucioneve të shtetit," tha Mehmedoviçi për SETimes.

Megjithatë, zyrtarët e SDP-së pretendojnë se kjo është e pasinqertë nga SDA -- dhe se mosmarrëveshja shkon përtej buxhetit.

"Kohët e fundit, SDA nisi të lëvizë drejt një tipi radikalizimi e ishte forca e vetme penguese, që kundërshton të gjitha reformat në të gjitha nivelet institucionalë. Ka të ngjarë se zyrtarët e SDA-së po përpiqen, duke shkuar tepër larg djathtas, që të radikalizojnë votuesit boshnjakë," tha për një konference shtypi, Presidenti i SDP-së dhe Ministri i Jashtëm i BiH-së Zllatko Lagumxhija.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Humbësi më i madh do të jenë shtetasit e vendit, sipas Adis Arapoviç, kreu i organizatës studimore boshnjake Qendra për Nismat Civile (CCI).

"Partitë politike do të përfitojnë nga kjo krizë -- pasi zhvillimi i fundit përfaqëson vetëm fillimin e shpejtë të fushatës për zgjedhjet vendore të tetorit," tha Arapoviçi për SETimes.

Gradimir Gojer nga Partia për Bosnjë dhe Hercegovinën e opozitës, tha për SETimes se edhe pse SDA ishte e vetmja parti që votoi kundër buxhetit të 2012-tës, nuk mund të fajësohet për mungesën e përparimit në të gjitha frontet.

"Koalicioni në pushtet, siç ishte në pesë muajt e fundit e do të jetë pas rindërtimit, nuk është i natyrshëm e askush nuk pret ndonjë zgjidhje të madhe prej tyre. Eshtë e qartë se në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ka asnjë plarformë politike ose ideologji. Ka vetëm interesa private e një luftë për funksione," tha Gojeri.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment