05/06/2012
Qeveritë anembanë rajonit kanë ndërmarë hapa për të izoluar shtetasit e tyre nga kriza financiare -- por efektshmëria në Kosovë mbetet e pasigurtë.
Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 05/06/12
![]() Qeveritë rajonale duhet të vëzhgojnë sesi bankat në Evropë janë prekur nga kriza dhe të ndërmarrin veprime në vendet e tyre, tha një ekspert. [Reuters] |
Ndërsa kriza ekonomike vazhdon, bankat anembanë rajonit po ndërmarrin masa për të rivendosur besimin e shtetasve në sistemet bankare dhe të pakësojnë ndikimet e krizës në buxhetet familjare.
Kosova hartoi një ligj të sigurimit të depozitave që do të rrisë besimin në sistemin financiar. Ligji është tani në pritje në parlament e mund të mos miratohet deri në vjeshtë.
Qeveria serbe rriti garancinë e saj të depozitave për kursimet nga 3,000 deri në 50,000 euro. Banka Kombëtare e Maqedonisë ka ndërmarë veprime të ngjashme. Dhe sektori ekonomik shqiptar po bëhet i ndjeshëm ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë të kredisë nga rritja e nivelit së interesit dhe paqëndrueshmëria e nivelit, sipas Bankës së Shqipërisë. Janë rritur gjithashtu ndjeshmëritë e tronditjeve të supozuara gjithashtu nga bankat individuale.
Dritan Keliu, një profesor ekonomie dhe kreu i Qendrës Ballkanike për Ekonominë e Tregtinë me qendër në Tiranë, tha për SETimes se sektori financiar në rajon varet nga zhvillimet në Evropën Perëndimore.
"Të gjitha bankat në rajon janë degë të bankave evropiane ose kanë përqindje të aksioneve nga ato, veçanërisht nga Greqia që janë kryesisht në Shqipëri e Serbi. Për këtë arsye, qeveritë duhet të vëzhgojnë sesi bankat 'nëna' në Evropë janë ndikuar nga kriza, për të qenë në gjendje që të ndërmarrin veprime në vendet e tyre," tha Kelliu.
Kosova është tashmë në një krizë financiare -- papunësia e saj është në 45% e paga vjetore është 6,500 euro, më e ulta në Evropë, duke i bërë kosovarët veçanërisht të prekshëm ndaj krizës financiare, por qeveria po bën përpjekje për të stabilizuar ekonominë.
"Sektori financiar në Kosovë vazhdon të jetë i qëndrueshëm si një rezultat i integrimit të pjesshëm me sektorin financiar evropian, mbikqyrjes së efektshme nga Banka Qendrore e Kosovës e kujdesi i shtuar nga bankat në vend në vendosjet e investimeve të tyre," tha për SETimes Muharrem Shahini, zëdhënës i ministrisë së financave.
Megjithatë, jo të gjithë janë dakort me optimizmin e qeverisë. Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit RIINVEST, kritikoi qeverinë për mosmarrjen e masave më parë. Ai tha se kriza do të ndikojë pa dyshim mbi Kosovën -- së paku nëpërmjet pakësimit të dërgesave e investimit të huaj të pakësuar.
"Politikat e qeverisë janë jo-ekzistuese në rast të një krize të mundshme [që prek Kosovën]. Vendi ynë bën më shumë politika reagimi sesa aktive. [Qeveria] ka dështuar të ndërtojë bazat e një sektori të qendrueshëm privat," tha Abdixhiku për SETimes.
Por Shahini tha se sistemi financiar i Kosovës është i qëndrueshëm.
"Me qëllim që të ofrojë likuiditet shtesë për sistemin financiar në vend, Kosova ka caktuar një fond prej 46 milionë euro [për të mbuluar] likuiditetin rezervë," tha Shahini.
Dhe, tha ai, ajo madje mund të mos jetë e nevojshme. "Kriza e tanishme e borxhit publik në vendet e BE-së nuk pritet të ketë një ndikim në ekonominë vendase," tha Shahini.
Megjithatë, Abdixhiku nuk është dakort. Greqia ka qenë një investitor i rëndësishëm në rajon e dobësia e saj në vitet e fundit ka pakësuar mundësitë për investime në Kosovë.
"Besoj se Kosova është larg të qënit imune ndaj krizës evropiane. Treguesit makroekonomikë vazhdojnë të tregojnë një rekord të ulët, papunësia ende mbetet në 40% e nivelet e inflacionit vitin e kaluar arritën 8%. Për një vend të varfër si Kosova, ndikimi ekonomik skajor i krizës është i vogël," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes