Grekët shtyhen në prag nga masat shtrënguese

04/06/2012

Një rritje në vetëvrasje po fajëson krizën ekonomike që gjithashtu mund të rrëzojë vendin.

Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athinë -- 04/06/12

photo

Vajtuesit rrinë rreth vendit ku një njeri kreu vetëvrasje në Sheshin qendror të Sintagmës në Athinë. [Reuters]

Më 24 maj, Antonis Perris, 60 vjeç e nëna e tij 90 vjeçare u ngjitën në çatinë e apartamentit të tyre pesë katesh në një zonë të klasës punëtore të Athinës. Dëshmitarët thonë se u hodhën drejt vdekjes -- dy statistika më shumë në numrin në rritje të grekëve që vrasin vete, një anomali në një vend që kishte normën më të ulët të vetëvrasjeve në botë.

Dy vjet më parë, renditjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të 107 vendeve e vendosën Greqinë të 84-trën në numrin e vetëvrasjeve, pas Serbisë e Malit të Zi, që renditeshin së bashku në vendin e 14-të, Kroacisë në të 17-tin, Bullgarisë në të 32-tin, Rumanisë në të 33-tin, Bosnje dhe Hercegovinës në të 37-tin, Maqedonisë në të 51-tin, Shqipërisë në të 74-trin, Turqisë në të 76-tin dhe Qipros në të 81-tin.

Tani Greqia ka rritjen më të shpejtë në rajon, sipas grupit të parandalimit të vetëvrasjeve Përfshihu. Për t'u fajësuar është kriza ekonomike që ka mbërthyer Greqinë për dy vjet -- shumë janë shtyrë në varfëri nga masat shtrënguese të kërkuar nga kreditorët ndërkombëtarë në shkëmbim të huave shpëtuese.

Një linjë telefonike në OJQ-në me qendër në Athinë, Klimaka ka parë që thirrjet të rriten nga më pak se dhjetë në ditë deri në 100, tha Ariz Violatzis, një psikolog klinik, duke shtuar se 75% janë të lidhura me krizën.

"Njerëzit thonë sesa të dëshpëruar ndjehen, sesi ndihen si dështime," tha ai për SETimes.

Perris, një muzikant, ishte kujdesur për nënën e tij për 20 vjet e ajo kishte patur kriza skizofrenie. Por fundi erdhi kur të ardhurat e tij shteruan e ata jetonin me pensionin e saj prej 340 euro në muaj. Ai shkroi rreth gjendjes së ë vështirë të tij në një faqe në internet ditën përpara vdekjes së tij.

"Problemi është se nuk e kuptova se do të kisha nevojë për para, sepse kriza ekonomike erdhi kaq papritur. Edhe megjithse kam shitur pronat tona, nuk kemi para, nuk kemi para të blejmë më ushqim e karta ime e kredisë ka arritur maksimumim me nivelin e interesit prej 22%," shkroi Perrisi.

"Vetëvrasjet lulëzojnë në kohra krizash ekonomike," i tha SETimes Stratos Georgulas, një profesor i sociologjisë në Universitetin e Egjeut në ishullin Lesbos. "Janë dy arsye: politike dhe ekonomike. Njerëzit ndjehen të pakënaqur me klasën politike që qeveris vendin."

Vetëvrasjet në Greqi vazhdojnë me një ritëm rekord. Një lektor 38-vjeçar universiteti vari veten në një shtyllë drite në Athinë në 23 prill, të njëjtën ditë që një prift 35-vjeçar u hodh drejt vdekjes nga një ballkon në Greqinë e veriut.

Që më shumë njerëz vrasin veten, është një shenjë se sa të dëshpëruara janë bërë ata, në një vend ku vetëvrasjet janë mbajtur për turp. Kisha ortodokse greke ju refuzon ritet atyre që vrasin veten.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Burrat grekë veçanërisht ndjejnë ngarkesën e të qënit kreu i familjes dhe një dështim kur nuk mund të japin, tha Konstandinos Kanelakis, një profesor psikologjie në Kolegjin Amerikan të Greqisë në Athinë.

"Ka një humbje reale të statusit që i bën ata, veçanërisht burrat, të ndjehen të paplotë," i tha Kanelakis SETimes. "Ka një presion për ta që të japin për familjen e tyre. Kjo është një dukuri në Greqi që burrat nuk kërkojnë ndihmë profesionale aq lehtë sa gratë dhe e konsiderojnë atë si një mposhtje."

Deri në 2009, kur shpërtheu kriz, Greqia kishte një nga normat më të ulta të vetëvrasjeve në botë.

Që atëhere, vetëvrasjet janë rritur me 22%, sipas Agjensisë së Lajmeve të Athinës. Gati 600 vetë kanë vrarë veten në 2011, me autoritetet që thonë se për shumicën fajësohet kriza.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment