01/06/2012
Katari po investon shumë në Bullgari, duke përfshirë një autostradë për të lehtësuar lidhjet tregtare mes tregjeve në BE e Ballkan, Turqi e Lindjen e Mesme.
Nga Menekshe Tokjaj për Southeast European Time në Stamboll -- 01/06/12
![]() Rrjeti rrugor i Bullgarisë është i integruar dobët me fqinjët e saj. [Reuters] |
Bullgaria, Turqia e Katari kanë rënë dakort të nisin një projekt të përbashkët katër-vjeçar për të ndërtuar një autostradë nëpër Bullgari, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore të neglizhuar të Bullgarisë, ndërsa zgjerojnë aksionet turke e të Katarit në vendin më të varfër të BE-së.
Qyteti Ruse, i ndodhur në kufi me Rumaninë, do të lidhet me Svilengradin pranë kufirit me Greqinë e Turqinë, nëpërmjet një autostrade 300 km. Kostoja e përllogaritur e projektit është 777 milionë euro e do të zbatohet sipas një partneriteti publik-privat.
"Autostrada Ruse-Svilengrad është projekti i parë ndonjëherë i nisur mbi një bazë qeveri me qeveri që përfshin tre vende: Katarin, Turqinë e Bullgarinë," tha për SETimes Vesela Çerneva, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme bullgare.
"Rruga do të jetë pjesë e korridorit ndër-evropian IX e do të plotësojë të ashtu-quajturën rrugën e unazës së Detit të Zi. Autostrada pritet të ketë një vlerë e madhe që lidh Evropën me Stambollin e më tej me Lindjen e Mesme," shtoi ajo.
Paralelisht me marrëveshjen e 24 majit mbi ndërtimin e autostradës, u nënshkruan gjithashtu memorandume mirëkuptimi më vete në bujqësi, turizëm, miniera, pronën e patundshme e sektorin shëndetësor. Kryeministri i Katarit Hamad Bin Jasim Bin Jabr Al Thani tha se vendi i tij i pasur me naftë e gaz do të investojë 200 milionë dollarë (162 milionë euro) në Bankën Qendrore të Bullgarisë për të treguar seriozitetin e qëllimit të Katarit për të investuar në Bullgari.
Marsin e kaluar, Turqia e Bullgaria nënshkruan gjithsej 17 marrëveshje gjatë një vizite nga një delegacion i qeverisë bullgare të kryesuar nga Kryeministri Bojko Borisov.
Turqia ka investime thelbësore e interesa tregtare në Bullgari, ndërsa Katari i vogël -- që ka një peshë të lartë në arenën ndërkombëtare -- ka investuar mjaft anembanë botës për të zgjeruar ndikimin ekonomik e politik të tij.
"Katari është i shqetësuar për sigurinë ushqimore të tij e është gati të investojë në sektorin bujqësor bullgar. Qatar Airways kohët e fundit filloi të kryejë fluturime në Bullgari. Qartazi, përjetojmë një interes gjithëpërfshirës, ende jo shumë të përpunuar katari në Bullgar, ndoshta si një nga pikat hyrëse në rajon e në BE," tha për SETimes Plamen Ralçev, ndihmës/profesor në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare e Botërore në Sofje.
"Kështu që, pasojat strategjike, të pakapëshme të këtij interesi të investimit mund t'i tejkalojnë shumë fitimet financiare konkrete të tij," shtoi ai.
Muzafer Kutlaj, një eksperte ballkanik në Organizatën Ndërkombëtare të Kërkimit Strategjik, një organizatë studimore me qendër në Ankara, nënvizoi se kriza e borxhit në zonën euro -- e cila ble pothuajse 60% të eksporteve bullgare -- ka ulur drejtpërdrejt rritjen ekonomike të Bullgarisë. Për të kapërcyer stanjacionin ekonomik, Bullgaria ka nevojë për investime të reja.
"BE nuk premton aq shumë për Bullgarinë, duke e shpënë këtë të fundit që të kthehet ndaj fqinjit më të afërt lindor, që është Turqia," tha ajo për SETimes. Ajo tha se Turqia ka ndërmarrje kompetente që punojnë në infrastrukturë e sektorët e ndërtimit, që konsiderohet si një pasuri e rëndësishme.
Tani që Katari po zgjeron investimet në Ballkan, Kutlaj thotë se Turqia veproi si një "ndërmjetës jo-zyrtar" për të tërhequr kapitalin e Gjirit në Bullgari duke përdorur marrëdhëniet miqësore të saj me Katarin.
Gjatë dekadës së kaluar, vëllimi i përgjithshëm tregtar mes Turqisë e Bullgarisë u rrit me gjashtë herë, duke arritur në rreth 3 miliardë euro më 2011. Bullgaria është një pikë kryesore hyrje për mallrat turke në BE, Ballkan e Evropën Lindore, duke e bërë një korridor të efektshëm transporti nëpër Bullgari një përparësi të lartë ekonomike.
Bullgaria e Katari po vlerësojnë gjithashtu mundësitë tregtare e të investimit në gazin e lëngshëm natyror për të ndihmuar Bullgarinë që të çlirohet nga varësia prej gazit rus.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes