Rajoni dëshiron që të përfshihet në tavanin e roaming-ut të telefonisë së lëvizëshme të BE-së

01/06/2012

Vendet e Ballkanit kanë paraqitur një kërkesë për të marrë pjesë në një ligj të telefonisë pa tel që u miratua nga Parlamenti Evropian muajin e kaluar.

Nga Klaudija Lutovska për Southeast European Time në Shkup -- 01/06/12

photo

Sipas ligjit të ri, përdoruesit e celularëve do të kenë më shumë liri për të përdorur telefonat e tyre ndërsa udhëtojnë. [Reuters]

Komisioni Evropian (KE) ka mbështetur një nismë nga Agjencia maqedonase për Komunikimet Elektronike (AEC) për të gjetur një mënyrë që kandidatët për anëtarë të BE-së të mbulohen nga një ligj i miratuar nga Parlamenti Evropian muajin e kaluar për të rregulluar industrinë e komunikimit pa tel.

Ligji, që vendos çmimet tavan e fut zgjidhje strukturale për të krijuar konkurrencë në tregun e roaming-ut, është caktuar të hyjë në fuqi më 1 korrik, duke zëvendësuar një rregullore të 2007-tës që skadon më 30 qershor.

Sipas rregullave të reja, operatorët e celularëve në BE do të kenë pagesa tavan të roaming-ut në 70 cent euro për megabajt, deri më 30 qershor 2017.

Kufizimet do të ulin koston për telefonatë një minut në 29 cent euro, nga maksimumi i tanishëm prej 35 cent euro. Mesazhet me tekst do të jenë gjithashtu më të lira, duke rënë nga 11 cent euro që janë tani në 9 cent euro.

Alarmet në BE për të penguar "faturat tronditëse" do të zgjerohen gjithashtu sipas rregulloreve. Duke filluar nga korriku, njerëzit do të marrin një mesazh paralajmërues kur u afrohen shpenzimeve 50 euro në një muaj (duke përjashtuar TVSH-në), nëse rrjeti i huaj është i pajtueshëm.

"Dërguam një nismë për të barazuar kostot e roaming-ut me anëtarët e BE-së. ... Kjo është një përpjekeje e përbashkët e vendeve në rajon për të krijuar një çmim të vetëm të shërbimeve të roaming-ut, duke ndjekur shembullin e BE-së," tha Robert Ordanovski, drejtor i Agjencisë për Komunikimin Elektronik të Maqedonisë, në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare Rregullatore muajin e shkuar.

Konferenca, e zhvilluar në Ohër, përfshiu organizmat rregullatorë në fushën e komunikimeve elektronike e sektorin e teknologjisë së informacionit nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Bullgaria, Republika Çeke e Polonia.

Shefi ekzekutiv i Vodafone, Vitorio Kolao, i kërkoi BE-së të mos ulë çmimet e roaming-ut pasi, tha ai, kjo do të rezultojë në investimin e ulur në të ardhmen.

"A dëshiron Evropa vende pune apo dëshiron të ulë çmimet? Duhet të ndalim ndërhyrjen e vazhdueshme e t'a lëmë industrinë të investojë ato para. Investimi do të thotë vende pune e jo vetëm në sektorin e telekomunikacioneve, por gjithashtu në media, industrinë zbavitëse e zhvilluesit e aplikimeve të telefonisë së lëvizshme," tha Kolao në Kongresin Botëror të Telefonisë së Lëvizshme në Barcelonë më parë këtë vit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Nëse KE pranon propozimin e dërguar nga vendet e Ballkanit, shërbimet do të ulen me një të katërtën e çmimeve ekzistuese, tha Ordanovski.

Sipas Rendit të Ditës Dixhital për BE, deri tani, çmimet e roaming-ut ishin shumë të larta për përdoruesit për të komunikuar lirisht mes vendeve anëtare, gjë që pati një ndikim negativ në ekonominë e tregtinë në Evropë.

Çmimet e ulura do të ndihmojnë të hapet tregu, tha Nili Kroes, zëvendës/president i komisionit përgjegjës për Rendin e Ditës Dixhital.

"Deri në korrik 2014, përdoruesit evropianë do të jenë në gjendje të zgjedhin operatorë të ndryshëm kur janë jashtë vendit. Evropianët do të jenë të lirë të përdorin shërbimet e internetit anembanë Evropës, pa qenë të kufizuar në vendin e tyre. Kjo do të shpejtojë ekonominë dixhitale e zhvillimin e shërbimeve të reja të internetit," tha Kroesi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment