Studjuesi i jep një notë pakaluese teksteve shkollore të historisë së rajonit

29/05/2012

Ndërsa viti shkollor shkon drejt fundit, një raport i ri nënvizon dallimet e thella që mbeten në atë sesi ngjarjet historike përshkruhen në librat e historisë së rajonit.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 29/05/12

photo

Raporti vlerësoi tekstet e historisë të përdorura nga nxënësit si në shkollat fillestare, ashtu edhe ato dytësore. [Reuters]

Që nga përfundimi i luftrave në republikat e ish-Jugosllavisë, si Këshilli i Evropës, ashtu edhe BE kanë inkurajuar drejtësinë e ndershmërinë në atë sesi përshkruhen figurat e ngjarjet historike në tekstet shkollore. Qëllimi është të shrrënjoset anësia e paragjykimi, por siç tregon një raport i ri, kjo nuk ka ndodhur ende në Shqipëri, Serbi e Kosovë, ku nacionalizmi e subjektivizmi mbizotërojnë librat.

Shkëlzen Gashi, një shkencëtar politik e autor i disa librave mbi politikën e Kosovës, shkroi raportin e quajtur "Kosova 1912-2000: Në librat e historisë të Kosovës, Shqipërisë e Serbisë," për të treguar sesi të tre këto e përshkruajnë historinë e Kosovës që nga rënia e Perandorisë Osmane. Dallimet, thotë ai, janë të gjera.

"Gjuha e përdorur në tekstet e Kosovës e Serbisë, jo në ato të Shqipërisë, shpesh [përfshin] etiketimin. Tekstet e Kosovës përdorin etiketime të tilla si 'vepra terroriste gjakatare', "gjendje terrori e genocidi' ose 'skena lemeritëse të barbarizmit të skuadronëve gjakatarë'. Tekstet e Serbisë, nga ana tjetër përdorin etiketime të tilla si 'sulme të bandave vendase shqiptare' e "terrori shqiptar kundër serbëve'. Këto tekste rrallë japin të dhëna për të përcaktuar krimet dhe kur e bëjnë, kjo është e mbivlerësuar," tha Gashi për SETimes.

Raporti, i përgatitur për Shoqatën kosovare për të Drejtat e Njeriut e Fëmijëve, arriti në përfundimin se elementët e vetëm më të rëndësishëm të historisë së Kosovës mes 1912-tës e 2000-shit janë krimet e kryera nga serbët -- të organizuar në ushtri e polici të rregullt -- kundër shqiptarëve; si dhe krimet që shqiptarët -- kryesisht të paorganizuar -- kryen kundër serbëve. Të dy palët paraqesin vetëm krimet e tjetrit dhe e portretizojnë veten si viktima të agresionit.

"Karakteristikat e teksteve në këto tre vende, lidhur me paraqitjen e historisë së Kosovës në periudhën kohore 1912-2000 [janë] pasaktësi, sajime, ekzagjerime, shtrëmbërime e kështu me rradhë," tha Gashi. Tekstet e Kosovës kanë më të shumtën, krahasuar me të tjerët, "sepse në këto tekste hapësira që i kushtohet historisë së Kosovës është natyrisht më e madhe."

Ai zbuloi se tekstet shkollore në Kosovë e Serbi përdorin gjuhë më të ashpër kur përshkruajnë krime të kryera nga të dyja palët. Në Shqipëri, tha Gashi, autorët iu shmangën ekzagjerimit të shifrave kryesore. "Tekstet e Shqipërisë janë më të matura lidhur me paraqitjen e shifrave të krimit."

Bruim Rrahmani, një studjues në Shoqërinë e Kosovës për Studimin Shoqëror, tha për SETimes se retorika e keqpërdorimi i fakteve në tekstet shkollore bën pak për të kontribuar në pajtimin mes shqiptarëve e serbëve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Gjuha nuk është shkencore e faktet nuk janë paraqitur në një mënyrë shkencore. Kjo kontribuon në urrejtjen mes këtyre vendeve e nuk bën të mundur trajtimin e së kaluarës. Kjo mund të ndryshohet vetëm nga një politikë më e rreptë e BE-së për çështjen e librave shkollore, që në mënyrë të habitshme nuk është shfaqur në procesin e zgjerimit të Ballkanit, siç është në rastin e vendeve të Evropës Lindore," tha Rrahmani.

Fidan Berisha, një historiane nga Prishtina, tha për SETimes se tekstet e historisë janë ndryshuar së fundmi, të paktën në Kosovë. "Mendoj se shkruarja e historisë është një proces në vazhdim e politika nuk duhet të ndërhyjë në të," tha ai.

Raporti i Gashit, i shkruar në shqip, serbisht e anglisht, vlerëson tekstet shkollore të miratuara nga ministritë e arsimit të Serbisë, Shqipërisë e Kosovës për përdorim si në programet e shkollave fillestare, ashtu edhe të atyre dytësore.

"Shpresoj se ky raport do të lexohet me kujdes [nga ministritë] për të eleminuar pasaktësitë, sajimet, ekzagjerimet e shtrëmbërimet që janë identifikuar në raport," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment