Shanset e bisedimeve midis Kosovës dhe serbëve të veriut duken të zymta

15/05/2012

Ndërsa zyrtarët e Kosovës janë të etur të mbajnë bisedime me serbët në veriun e vendit, grupi i pakicës është i shqetësuar të ulet në tryezë pa Beogradin.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 15/05/12

photo

Shumë serbë të Kosovës janë ngurrues ndaj idesë së bisedimeve me Prishtinën. [Reuters]

Kosova thotë se do që të mbajë bisedime me serbët në pjesën veriore të vendit, e cila aktualisht nuk e njeh autoritetin e Prishtinës. Institucionet e Beogradit kontrollojnë pothuajse çdo segment të jetës së përditëshme të serbëve të Kosovës.

Marko Prelec, drejtori i Ballkanit për Grupin Ndërkombëtar të Krizës, i thotë SETimes se një dialog midis Prishtinës dhe serbëve të veriut të Kosovës nuk është vetëm mundësi por domosdoshmëri.

"Ka ende mosmarrëveshje midis tyre në gjërat më bazë: në çfar vendi është Kosova e veriut? Për sa kohë që ata nuk janë dakord mbi këtë, e gjitha ç'mund të kenë është një dialog modest teknik për të ulur tensionet dhe për të lehtësuar disa probleme praktike. Një dialog si ky mund të ndihmojë, por ai as nuk do të nisë të zgjidhë çështjet reale," thotë Prelec.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha në 7 maj se koha ka ardhur për të zgjidhur problemin e veriut. Ai tha se bisedimet do të mbaheshin me shtetasit serbë në veri, me ndërmjetësim nga Uashingtoni dhe Brukseli, por jo me Serbinë.

"Ky problem duhet të zgjidhet... me një konsensus të gjerë politik [midis] pushtetit dhe opozitës," i tha Thaçi së përditëshmes së Kosovës Lajm.

Thaçi ka përjashtuar mundësinë e ndonjë autonomie të posaçme për Kosovën e veriut.

"Para së gjithash, atje nuk do të ketë kërcënime për të ndarë territorin e Kosovës. Nuk do të ketë shkëmbime territoresh dhe nuk do të ketë autonomi të posaçme për Kosovën e veriut," i tha Thaçi Time.com, në një intervistë lëshuar nga zyra e tij.

"Në qoftë se dikush në Bruksel [mbështet] idenë për një ndryshim kufijsh, atëhere kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë apo vetëm në vendet fqinjë. Ajo do të vazhdojë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Do të prekë së paku gjashtë shtete. Çdo shtet në rajon ka një Mitrovicë të vogël brenda," tha Thaçi.

Megjithatë, perspektivat për ndonjë negociatë të ardhëshme duken të zymta.

Prelec tha se dialogu kërkon një partner. "Me sa di unë, shumica e serbëve në Kosovën e veriut nuk do të marrin pjesë po qe se në dhomë nuk është Beogradi. Kështu që përjashtimi i pjesëmarrjes së Serbisë do të thotë në efekt përjashtim i një dialogu kuptimplotë, së paku për tani," tha ai.

Kristian Palme, zëdhënës i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) tha se shtetasit në Kosovën e veriut duhet të vendosin se si duan të punojnë me institucionet e Kosovës dhe varet nga zyrtarët e Prishtinës ta bëjnë të qartë për shtetasit e tyre nga komunitetet jo të shumicës se si mund të jetë jeta në Kosovë.

"Serbët në veri identifikohen fort me komunat e tyre dhe ata janë të uritur për shërbime më të mira dhe qeverisje më të mirë. Decentralizimi mund ta ofrojë këtë," i tha Palme SETimes.

Muajin e kaluar, ICO lëshoi një raport të titulluar "Miq në Vetë Shtëpinë Tonë: Propozimi Tërësor i Zgjidhjes dhe Komuniteti Serb në Kosovën e veriut."

Raporti përfundonte se përmbajtja e planit të Ahtisarit ka mekanizma të pranueshme, bile të dëshërueshme që lënë vend për shqetësime të serbëve që jetojnë në Kosovën e veriut, "por situata në terren nuk do të përmirësohet po qe se nuk ka së pari një ndryshim të mendjes dhe qëndrimit në Beograd."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kjo është e shkruar bukur e gjitha në letër, por ne nuk kemi çfardolloj garancie," citonte raporti një serb të Kosovës të thoshte lidhur me planin.

Beogradi ka dalë me disa propozime mbi çështjen muajt e fundit, të tilla si mbajtja e një konference ndërkombëtare mbi Kosovën, apo ndjekja e modeleve të ndryshme ndërkombëtare të tilla si Gjermania pas luftës së dytë botërore.

Tihomir Markoviç, një tregtar në Mitrovicë, thotë se serbët në veri nuk duan të jetojnë nën komandën e dikujt. "Unë jam i bindur se ne do të realizojmë të drejtën tonë për të mos qenë nën kontrollin e Prishtinës," i tha Markoviç SETimes.

Slobo Kasaloviç, një pensionist në Zubin Potok, është kategorik. "Agjë me Thaçin. Ftesa e tij për të biseduar është vetëm një karrem, të flasësh me të do të thoshte fundi për ne," i tha Kasaloviç SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment