Votuesit të shqetësuar lidhur me verdiktin e indeksit mbi pronën e politikanëve në BiH

15/05/2012

Në rastin e dy ligjeve që përplasen, një gjykatë vendos se indeksi i pronës së politkanëve nuk mund të botohet në uebsajtin e CEC.

Nga Bedrana Kaletoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 15/05/12

photo

Gjykata tha se ligji i kushtit votues cënon ligjin e mbrojtjes së tëdhënave personale. [Reuters]

Në atë që u bë një paradoks i kokolepsur, një verdikt i fundit gjykate në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) ka përmbysur pjesë të një ligji zgjedhor, duke thënë se ai shkel privatësinë e politikanëve.

Sipas ligjit zgjedhor, çdo politikan duhet të botojë pasuritë e tij në krye dhe në fund të mandatit të vet. Indeksi i pronës botohet pastaj nga Komisioni Qendror Zgjedhor (CEC i BiH) në uebsajtin e vet.

Ligji përcakton se indeksi duhej të bëhej transparent, të infromonte publikun.

Megjithatë, javën e shkuar, gjykata në BiH lëshoi një vendim që ndalon CEC nga kryerja e detyrës së vet ligjore sepse ai boton adresat dhe nënshkrimet personale të politikanëve, një shkelje e ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale.

Kundërshtia shkon tani në parlament, duke i lënë vetë politikanët të vendosin.

''Botimi i këtij informacioni nuk u fut nga delegatët e parlamentit të BiH por nëpërmjet një mandati të Përfaqësuesit të Lartë, i cili ...detyroi ligjin zgjedhor të BiH. Politikanët tani do të jenë ata që do të vendosin vetë për veten e tyre," i tha juristi Vahid Çanxhiç SETimes.

Agjensia e Mbrojtjes së të Dhënave Personale të BiH (PDPA) vë në dukje se qëllimi i saj nuk ishte të fshinte ndonjë gjë nga publiku, veçanërisht pagat e politikanëve paguar nga buxheti i shtetit, por se privatësia duhej të respektohej.

''Botimi i indekseve të pronës në një uebsajt, bashkë me nënshkrimet e politikanëve dhe adresat e tyre, bën të mundur keqpërdorime të ndryshme, të tilla se skanimi i nënëshkrimit, vjedhje, grabitje, shantazhe e kështu me rradhë," tha Petar Kovaçeviç, drejtor i PDPA.

Megjithatë, presidenti i CEC të BiH, Branko Petriç, nuk është dakord. "Këto fakte janë përdorur deri tani nga media të ndryshme dhe OJQ-të...në internet. Gjykata thotë se informacioni mund të botohet nga media, OJQ-të apo individët, por e njëjta gjë nuk mund të bëhet nga institucioni shtetëror puna e të cilit është të bëjë këtë. Kjo është paradoksale."

Shumë OJQ thonë se kjo nuk është demokratike, dhe kundërshton qëllimin e indekseve të pronës: të frenojë publikimin.

''Transparenca e pronës është diçka që është e kuptueshme për politikanët që shërbejnë në një post publik. Ata duhet të shpjegojnë origjinën e pronës, në rast se votuesit pyesin për këtë," i tha SETimes Adnan Meviç, nga OJQ-ja Damar Youth.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

''Ky është vetëm vazhdim i goditjes mbi bazat demokratike dhe të drejtat e shtetasve. Është e qartë se ky rast mbron interesat e klasës politike, të cilës i përkasin gjykatësit dhe të punësuarit në agjensitë," i tha SETimes Miomir Dejanoviç, president i OJQ-së Qendra për Politikat Humane.

Shumë shtetas thonë se vendimi i gjykatës do të shpjerë në korrupsion politik.

''Politikanët do të na grabisin ne, pa e ditur ne bile këtë," i tha SETimes Edin Hamzhiç nga Sarajeva.

''Varfëria është një fjalë e panjohur midis politikanëve në BiH, ndonse ata kurdoherë qahen rreth pagave të tyre që nuk janë proporcionale me sasinë e përgjegjësisë që ata kanë. Ne kemi një të drejtë të dimë se si ata e përballojnë atë lluks ndërsa votuesit e tyre vuajnë urie," tha Amila Kasumoviç nga Vitezi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment