Rajoni trajton dështimin e taksës së sheshtë

15/05/2012

Qeveritë kombëtare patën shpresuar të rritin investimin e huaj dhe konsumin e brendshëm, por taksa e rrafshtë nuk pati efektin e dëshëruar.

Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë -- 15/05/12

photo

Kritikët thonë se sektori intensiv i punës (punët që mbështeten më shumë në njerëzit se sa në makinat) ka humbur 22,000 vende që kur taksa e sheshtë u zyrtarizua në Shqipëri. [Reuters]

Një taksë e rrafshtë e zbatuar në dekadën e fundit në shumë vende rajonale nuk e përmirësoi ndjeshëm rritjen ekonomike, investimin e huaj të drejtpërdrejtë (FDI), punësimin apo të ardhurat e taksave dhe disa ekspertë argumentojnë se rajoni është më mirë ta heqë atë.

Bosnje dhe Herzegovina futi normën më konkurruese prej 10% në 2004; Shqipëria e pasoi në 2007 dhe Bullgaria në 2008. Rumania futi taksën e rrafshtë më të lartë në 16% në 2005, pasuar nga taksa e rrafshtë e Malit të Zi prej 15% në 2007. Serbia ka patur një taksë të rrafshtë prej 14% që nga 2003.

"Në atë kohë [2007], Bullgaria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi konkurronin me BE dhe OECD me një taksë fitimi korporate veçanërisht të ulët. Shqipëria nuk pati lluksin të mbetej prapa në këtë 'luftë taksash' për të fituar FDI," i tha SETimes Florian Mima, një anëtar i Partisë Demokratike që punoi në zbatimin e sistemit të taksës së rrafshtë në Shqipëri.

Qeveria shqiptare, dhe ato në rajon, thanë se shpresonin të rrisnin FDI-në si dhe konsumin nga ata me të ardhura të larta e të mesme.

"Reforma e përgjithëshme e taksave ndihmoi thjeshtëzimin e sistemit të taksave, rritjen e investimit, eksporteve, punësimit dhe të ardhurat e shtetasve. Ajo përballi gjithashtu korrupsionin dhe sektorin informal," tha Mima.

Por opozita e Partisë Socialiste të Shqipërisë po kryeson mësymjen për të kthyer sistemin progresiv të taksave në qoftë se fiton zgjedhjet e përgjithëshme të vitit të ardhshëm.

"Sistemi i taksës së rrafshtë duhet të hiqet sepse nuk është i drejtë apo i ndershëm," i tha SETimes Ilir Beqja i Partisë Socialiste.

Disa ekspertë si Xhavit Curri, ish nënkryetari Drejtorisë së Përgjithëshme të Taksave të Shqipërisë, janë dakord, duke argumentuar se taksa e rrafshtë rriti ngarkesën fiskale për shumë shqiptarë.

Më e rëndësishme, ajo transferoi ngarkesën nga kompanitë te individët dhe në këtë mënyrë preku konsumin.

"Individët paguajnë dhjetë deri 20 herë më shumë taksa krahasuar me taksimin progresiv. Taksat për punonjësit si në sektorin privat dhe publik u rritën me 95%. Në vetëm një vit, qeveria mblodhi 120 milion $ [93.5 milion euro] më shumë nga ata me paga të ulta e të mesme," i tha Curri SETimes.

Opinionet janë të ndara gjithashtu në se bizneset përfituan nga reforma e taksës. Mima argumentoi se më shumë para në duart e bizneseve u përkthyen në më shumë investime, eksporte, punësim dhe më shumë të ardhura për shtetasit.

"Bizneset, për shkak të intuitës së tyre, mund të investojnë më shumë e më mirë se qeveria me paratë e kursyera nga pagimi i më pak taksave," tha ai.

Në ndryshim, Beqja argumentoi se korporatat e mëdha, që përbëjnë 10 deri 15% të bizneseve në Shqipëri, përfituan. "Ato llogariten për 25% të xhiros dhe patën 50% të fitimit dhe janë përfituesit e vërtetë në këtë histori," tha Beqja.

Që nga futja e taksës së rrafshtë në 2007, 22,000 punëtorë në vendet intensive të punës humbën punët e tyre, sipas Arbjan Maznikut, i cili mbikqyr platformën e politikës së punës të Partisë Socialiste. Vendet e punëps me punë intensive mbështeten më shumë te njerëzit se sa punët e prodhimit që mbështeten më shumë në makineritë.

"Taksa e rrafshtë ka...rritur kostot e punës dhe i zuri frymën një sektori që punëson një në tre shtetas në Shqipëri," i tha Mazniku SETimes.

Por deputeti i Partisë Demokratike Selami Xhepa tha se taksa e rrafshtë është rekomanduar zakonisht për vende me administratë të dobët taksash, të tilla si Shqipëria.

"Ngarkesa e ulët e taksës shërbeu si kompensim për qeverisjen e keqe dhe koston e lartë të transaksionit, që do të thotë se mungesa e efektshmërisë është balancuar me taksa më të ulta," i tha Xhepa SETimes.

Për shkak të taksës së rrafshtë, taksa e përgjithëshme e Shqipërisë është nën mesataren botërore, por përshtatja është më shumë kohë-konsumuese dhe individët duhet të dërgojnë më shumë pagesa taksash.

Por efekti më i vështirë është rritja e ngarkesës së taksës në ata me të ardhura të ulta e të mesme anembanë rajonit, sipas Milojko Arsiç, ekspert ekonomik në Fondacionin për Përparimin e Ekonomisë në Serbi.

Arsiç argumentoi se zgjidhja është të reduktohen taksat mbi këtë kategori dhe të rritet taksa e vlerës së shtuar (TVSH) në vend të kësaj . "Me më shumë të ardhura nga TVSH, qeveria mundet të synojë më saktë masat për segmentet vulnerabël të popullsisë," i tha Arsiç SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përveç kësaj, rritjet e TVSH-së do të preknin vetëm lehtazi konsumin midis njerëzve me të ardhura të ulta. Norma në Serbi është 18% për shumicën e mallrave dhe 8% për "mallrat bazë" të tilla si buka, qumështi dhe ilaçet.

Deri tani, taksa e rrafshtë nuk solli efektet e dëshëruara. Në fakt, sipas raporteve të Bankës Botërore dhe EBRD për 2011, FDI ka rënë anembanë rajonit.

Në Shqipëri, BiH, Maqedoni dhe Serbi, FDI u ngadalësua që nga gjysma e dytë e 2008 dhe tani është 60% më pak se sa niveli i parakrizës, në 2007.

Në Bullgari, FDI ra nga 9.5 miliard euro në 2008, në 1.9 miliard euro në 2010, sipas raportit të EBRD 2011. Ngjashmërisht, Rumania ka provuar uljen e FDI për së paku katër vitet e fundit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di