09/05/2012
Ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë pasi gjykata e krimeve të luftës e OKB-së pranoi kërkesën e tij për lirim të përkohshëm.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 09/05/12
![]() Ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj (djathtas) u lirua nga të gjitha akuzat për krime lufte katër vjet më parë, përpara sesa të rigjykohet për akuza të pjesëshme. [Reuters] |
Prokurorët në Hagë nuk e apeluan vendimin e së martës (8 maj) për t'i dhënë lirim ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, që do të thotë se ai mund të kthehet ditën tjetër ose aty afër. Rigjykimi i krimeve të luftës për të dhe dy ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së pritej tashmë të bënte një hap të madh përpara drejt përfundimit muajin e ardhshëm, pas një vendim më vete, vendimtar nga gjykata e OKB-së.
Gjyqtarët kishin vendosur të caktonin deklaratat me shkrim të mbylljes për rastin më 11 qershorit, pasuar nga seancat përfundimtare të 25 e 26 qershorit. Mediat e Kosovës njoftuan se gjyqtarët ranë dakord javën e kaluar që çfardo të ndodhë, shfaqja e dëshmitarëve nuk do të ndikojë në planin kohor të gjyqit. Kjo është e rëndësishme, sepse lirimi i Haradinajt më 2008 u hodh poshtë mbi bazën e frikësimit të dëshmitarëve.
Zëdhënësja e gjykatës, Nerma Jelasiç tha se rigjykimi ishte urdhëruasr nga Dhoma e Apelit për të lejuar që prokurorët të thërresin dëshmitarët kryesore, dëshmitë e të cilëve nuk ishin siguruar në nivelin e gjyqit. "Ishte pra e rëndësishme për hir të procedimeve të rregullta që rigjykimi të bëhej, por të bëhej në një mënyrë të tillë që të garantonte të drejtën e të akuzuarit për një gjykim të shpejtuar," tha Jelaçiçi për SETimes.
Majkëll O'Railli, koordinatori i avokatëve të Haradinajt, thotë se rigjykimi "tani efektivisht ka përfunduar. Një nga të bashkë-të-akuzuarit me Z. Haradinaj mund të dëshirojë të thërrasë një dëshmitar, një ekspert mjekësor. Por përveç asaj mundësie, as Z. Haradinaj, as i bashkë-akuzuari tjetër i tij nuk do të thërresin dëshmitarë, siç ishte rasti në gjyqin fillestar," tha O'Railli për SETimes.
Kjo lë vetëm paraqitjet përfundimtare me shkrim e gojë. "E gjithë kjo do të përfundojë deri në fund të qershorit. Nuk dihet se kur gjykata do të japë vendimin e saj, por duket krejt e mundshme tani se kjo nuk do të jetë deri pas pushimeve të gushtit," shtoi O'Railli. Rigjykimi nisi në gusht 2011.
Gazeta e Kosovës Koha Ditore njoftoi më 3 maj se trupi i gjyqtarëve nuk do të ftojë si një dëshmitar këtë rradhë Zoran Stiojoviç, një ish-oficer i shërbimit të sigurimit serb në Kosovë, sepse bashkë-të-pandehurit e Haradinajt -- Idriz Bala e Lahi Brahimaj -- nuk dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për t'a pyetur atë. Stiojoviçi ka dëshmuar më parë si një dëshmitar i prokurorisë.
Partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila festoi 12 vjetorin e saj javën e shkuar, e konsideron Haradinajn një hero që ka zgjedhur interesat e vendit e të kombit mbi ato të familjes së tij.
Një nga udhëheqësit më të lartë të UÇK-së tashmë të shpërbërë gjatë luftës së 1998-1999, ai u padit fillimisht në mars 2005 ndërsa ishte kryeministër. Ai dha dorëheqjen dhe shkoi në Hagë vullnetarisht për t'u përballuar me akuzat.
Më 2008, Haradinaj u lirua nga të gjitha 37 akuzat për krime lufte, duke përfshirë vrasje, përdhunim e persekutim.
Por në gusht 2011, ai e bashkë-të-pandehurit me të ishin subjekte të një rigjykimi të pjesshëm të pashembullt, të akuzuar për kryerje "krimesh nëpërmjet një ndërmarrje të përbashkët kriminale" në zonën e Dukagjinit të Kosovës perëndimore.
Krimet e dyshuara kundër civilëve në vend përfshinë ngacmim, dëbim ose transferim të detyruar të civilëve, burgim, torturë, vrasje, përdhunim, rrëmbim e trajtim shnjerëzor, sipas faqes në internet Justice Portal të Hagës.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes