Siguria në Mitrovicë po përmirësohet por kryebashkiaku kërkon maturi

04/05/2012

Kryebashkiaku i Mitrovicës ndeshet me një numër sfidash lidhur me sigurinë dhe buxhetin dhe e ka një sy në situatën.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Mitrovicë -- 04/05/12

photo

Kryebashkiaku i Mitrovicës Avni Kastrati beson se siguria në qytetin e tij është përmirësuar. [Laura Hasani/SETimes]

Me një zyrë 200 metra nga ura e vetme mbi lumin Ibar që lidh jugin shqiptar me veriun serb, kryebashkiaku i Mitrovicës Avni Kastrati tha se besonte se situata e sigurisë në qytet është përmirësuar mjaft.

Tensioni është zbutur, tha ai, megjithë incidentin e 7 prillit në të cilin një shqiptar u vra në një shpërthim në pjesën veriore të qytetit. "Qytetarët e kuptuan atë si një akt të paorganizuar, që do të thotë jo i kryer nga një grup ekstremistësh," tha Kastrati në një intervistë ekskluzive me SETimes.

Incidenti i bëri autoritetet të rritin ndjeshëm sigurinë, duke përfshirë sjelljen e forcave nga qytetet rrethuese. Ato janë më të dukëshme dhe më të kontaktueshme, të gatëshme të veprojnë në një njoftim të momentit në qoftë se kërkohen nga shtetasit.

"EULEX dhe KFOR kanë riorganizuar patrullat që janë tani 24-orëshe në lagjet e përzjera, përveç patrullave në këmbë. Vendimi më i fundit i EULEX për të lëvizur bashkë me policinë e Kosovës nga 8 am në 4 pm në zonat e ndjeshme ka patur një efekt të madh," tha Kastrati.

Ai është veçanërisht i mprehtë për të korigjuar raportet e medias se 40 familje shqiptare kanë lënë Kosovën e veriut që nga incidenti i 7 prillit, midis 11,000 shqiptarëve që thuhet se kanë ikur që nga 1999.

"Unë kam regjistrat në zyrën time, emrat dhe mbiemrat dhe për momentin vetëm shtatë familje janë tërhequr përkohësisht. Ato nuk kanë ikur për fare por për dy apo tre ditë. Ishte një situatë e tensionuar dhe njerëzit u trëmbën," tha Kastrati.

Përkundër fitimeve të sigurisë, megjithatë, Kastrati këshillon autoritetet të jenë vigjilente për shkak të zgjedhjeve serbe në 6 maj, që ai i quajti një ditë kritike për Kosovën.

Kryebashkiakët e zgjedhur serbë në Kosovën e veriut thanë se kanë në plan të bëjnë zgjedhje të dielën, duke përfshirë Mitrovicën e veriut, një akt që Prishtina edhe komuniteti ndërkombëtar e quajnë të paligjshëm.

"Së pari... ata e dinë se zgjedhjet do të jenë të papranueshme. Por në qoftë se ata përpiqen t'i organizojnë ato, qytetarët nuk do të shkaktojnë tension sepse janë të sigurtë se policia e Kosovës, së bashku me komunitetin ndërkombëta, do të veprojnë sipas kushtetutës," tha Kastrati.

Një faktor komplikues për të është se që nga 1999, Mitrovica e veriut ka qenë nën administrimin e dyfishtë të OKB dhe administratës bashkiake të organizuar nga serbët.

Legjislacioni i Kosovës përcakton se shpenzimet për administratën e UNMIK-ut në Mitrovicën e veriut, duke përfshirë pagat dhe investimet kapitale, janë mbuluar nga buxheti i bashkiak i Mitrovicës.

Por Kastrati shpjegoi se autoritetet lokale nuk kanë mjaft mbikqyrje të shpenzimeve në Mitrovicën e veriut, gjë që shkakton probleme për zyrën e kryebashkiakut si dhe për buxhetin që bashkia komandon.

"Ligji mbi prokurimin publik për shpenzimet publike nuk qe zbatuar deri një vit më parë dhe ne kemi intensifikuar veprimtaritë tona dhe nuk transferojmë para në qoftë se nuk mbahen procedurat. Shumë projekte që duhet të qenë zbatuar gjatë vitit janë bërë në fund të tij apo gjatë muajve të fundit, gjë që nuk është e drejtë," tha Kastrati.

Ai tha se autoritetet e Mitrovicës propozuan që ministria e financave të caktojë një buxhet më vete për UNMIK.

"Kontrolli i shpenzimeve publike, që duhet të bëhet kudo, nuk është bërë. Ne jemi përpjekur të shkojmë atje dhe nuk ja dolëm sepse as UNMIK as kontrollorët e jashtëm nuk bashkëpunojnë ," tha Kastrati.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ai tha se rimëkëmbja potenciale e minierës së Trepçes ofron shpresë të madhe për të qetësuar problemet ndër-etnike. "Në qoftë se Trepçe zgjidhet, shumë çështje, për të mos thënë të gjitha, do të zgjidhen," tha ai.

Trepçe ishte një nga ndërmarrjet më të mëdha industriale në ish Jugosllavi që punësonte 23,000 vetë nga anembanë Kosovës.

"Trepçe menazhohet nga agjensi private dhe ata [në Trepçe] nuk kanë shumë të drejta vendim-marrëse. Kështu që në qoftë se gjendet një modalitet për Trepçen që të nisë punën, kjo do të jetë një nga elementët kryesorë për të kapërcyer situatën e tensionuar në Mitrovicë," tha Kastrati, duke shtuar se vetëm fakti se shqiptarët e serbët do të punonin së bashku do të kishte një efekt pozitiv.

Kastrati tha se kishte shpresë se Mitrovica një ditë do të ishte një qytet i bashkuar përsëri dhe plani i Ahtisaarit është kyçi për të zgjidhur problemin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di