Në zgjedhjet, papunësia është në krye

27/04/2012

Ndërsa politikanët përqëndrohen në tërheqjen e votave më 6 maj, shumë nga banorët e Serbisë shpresojnë vetëm të gjejnë një punë.

Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 27/04/12

photo

Rritja e papunësisë po rezulton në varfërinë në rritje anembanë Evropës Juglindore. [Nikola Barbutov/SETimes]

Në mes të fushatës zgjedhore të Serbisë, premtime po bëhen majtas e djathtas. Por të gjitha partitë në pushtet ose të opozitës kanë një gjë të përbashkët -- të gjitha po premtojnë vende të reja pune.

Edhe zyrtarët e shtetit nuk i mohojnë statistikat e zymta -- 400,000 vende pune janë humbur që nga nisja e krizës ekonomike. Të dhënat më të fundit statistikore tregojnë se norma e papunësisë arriti në 23.7% në shkurt. Rregjistrimet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit përmbajnë emrat e 746,000 njerëzve që kërkojnë punë, ndërsa në realitet, numri i atyre të parregjistruar si të papunë është edhe më i madh.

Ekonomisti dhe këshilltari për investime të jashtme Milan Kovaçeviç tha për SETimes se rritja ekonomike, bashkë me futjen e investimeve të huaja, është mënyra e vetme që niveli i papunësisë të ulet në Serbi.

''Zgjidhja është në një qeveri të qëndrueshme e në vazhdimësinë e integrimit evropian. Kjo do të rrisë investimin e huaj," tha Kovaçeviçi.

Sipas tij, këtë vit Serbia mund të presë një rritje ekonomike prej 0.5% që nuk është e mjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës.

''Me qëllim që të krijohet një klimë më e mirë biznesi, na duhet gjithashtu të vazhdojmë bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar e të shkurtojmë shpenzimet publike," shpjegoi ai.

Niveli i papunësisë është një shqetësim kryesor për shumicën e rajonit. Papunësia në zonën euro qëndron në 10.8% e në 10.2% në BE, më pak se gjysma e nivelit të papunësisë të Serbisë. Por në Evropën Juglindore, niveli i papunësisë është më e larta 21% në Greqi. Niveli i papunësia në Kosovë arrin në 45%.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Petar Iliç, 27 vjeç, një mësues biologjie, po kërkon, por nuk është në gjendje të gjejë një punë në Serbi që nga diplomimi nga universiteti dy vjet më parë.

''U rregjistrova në Shërbimin Kombëtar të Punësimit e po pres, por nuk ka asnjë ofertë për profesionin tim. Nuk ka vende boshe në shkolla, prandaj po mendoj të gjej një punë në një fushë tjetër. Megjithatë, shanset e mia janë të pakta atje gjithashtu; nuk ka punë për cilindo në këtë vend," tha Iliçi për SETimes.

Në të njëjtën kohë, rritja e papunësisë rezulton në varfërinë në rritje. Sipas të dhënave të ofruara nga Ministria e Punës dhe Politikës Shoqërore, numri i marrësve të përfitimeve në Serbi është rritur me një të tretën që nga fillimi i krizës ekonomike e vlerësimet sugjerojnë se 1,300 aplikantë të rinj shtohen në listë çdo muaj.

''Të dhënat tregojnë se pagesa e papunësisë u është paguar afërsisht 72,000 familjeve ose 180,000 individë në nëntor 2011, ndërsa në janar e shkurt të këtij viti iu pagua 90,385 familjeve, d.m.th. 225,586 individëve," tha për SETimes Ndihmës/Ministrja e Punës dhe Politikës Shoqërore Suzana Paunoviç.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Shqipëria po vë disa nga pronat shtetërore në dispozicion për 1 euro për të tërhequr biznese të reja në vend. Mendoni ju se programi do të ishte i suksesshëm diku tjetër në rajon në përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e punëve?

Po
Jo
Nuk e di