Tirana hap pjesën e muzeut që përshkruan 'terrorin komunist'

23/04/2012

Mijëra vetë po dynden në një ekspozitë mbi kapitullin mbase më të errët të Shqipërisë, 46 vitet e rregjimit të Enver Hoxhës.

Nga Erl Murati për Southeast European Times në Tiranë -- 23/04/12

photo

Ekspozita e Tiranës është kronikë e ngjarjeve e të këqijave të kryera ndaj publikut nën rregjimin diktatorial. [Erl Murati/SETimes]

"Ngrini burgje e kampe përqëndrimi për të burgosur të gjithë ata që ishin kundër nesh gjatë luftës." Ky ishte një urdhër urgjent që udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha i dha komandantit partizan Dali Ndreu më 17 nëntor 1944, në ditën e çlirimit të Tiranës. Ishte ky urdhër që vendosi themelet e rregjimit totalitar në Shqipëri, një nga më mizorët në Evropë. Komandanti që ekzekutoi urdhërin e Hoxhës u pushkatua vetë më pas, bashkë me të fejuarën shtatzanë të tij, Liri Gega, më 1956.

Pjesa "terrori komunist në Shqipëri", në Muzeun Historik Kombëtar ka fituar interesim të fortë publik. Që kur u hap së pari dy muaj më parë, atë e kanë vizituar më shumë se 12,500 vetë.

Sipas drejtorit të muzeumit, Luan Malltezi, një pjesë e ngjashme u hap më 1996, por ky ka një përshkrim më të plotë të terrorit komunist në Shqipëri.

"Ngritëm një grup pune nga muzeologë, zhvilluam studim tërësor në arkivat e Ministrisë së Brendëshme dhe [u këshilluam] me njerëz të persekutuar politikisht. Kjo pjesë u rindërtua nga fillimi e ka një vijë kohore nga 1945 -- përpara sesa Enver Hoxha të vinte në pushtet -- deri më 1991. Ai përfshin vrasjet që përpara çlirimit të vendit. Enver Hoxha u kritikua për këtë nga shokët e tij, por megjithatë vazhdoi të forcojë pushtetin e tij," tha Malltezi për SETimes.

Kishte 23 burgje e 48 kampe internimi në Shqipëri. Sipas rregjistrimeve të pjesshme të mbajtura nga ministria e brendëshme, 5,157 vetë u vranë; 9,052 të tjerë vdiqën në burgjet politike; 17,900 u burgosën e 30,283 u internuan gjatë kësaj periudhe.

Përveç kësaj pjesë në Muzeun Historik Kombëtar është gjithashtu pjesa e Luftës Nacional-Çlirimtare.

Ekspozita nuk i ka shpëtuar vëmendjes së anëtarëve aktivë të partisë komuniste. "E kam parë këtë pjesë duke kaluar aty, i shtyrë nga kurioziteti. Natyrisht, ka disa të vërteta në të, por varet sesi i interpreton faktet," tha për SETimes udhëheqësi i partisë Hysni Milloshi. "Menimi im personal është se shoqëria sot nuk ka nevojë për një pjesë kundër komunizmit [sesa] për një për këto 20 vitet e fundit të pluralizmit."

"Vetëm imagjinoni çfarë mund të kishte ndodhur më 1945 nëse komunistët do të kishin hapur pjesë mbi Mbretin Zog e gabimet e tij? Gabime ndodhën gjatë rregjimit të Hoxhës e ato nuk duhet të mohoen, megjithatë ky rregjim nuk mund të quhet një sistem krimi. Ai që e dërgoi botën në një krizë ekonomike është një sistem kriminal," shtoi Milloshi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

E kundërshton këtë Shpërtim Matja, e internuar gjatë viteve të para të çlirimit së bashku me motrat e tij në Zvërnec, Vlorë. I ati i tij, Seit Matja, një ish-komandant i Frontit Kombëtar, u var në një derë burgu menjëherë pas çlirimit të vendit.

Me lot në sy, Matja u end nëpër muze duke u përpjekur të gjejë pjesë të jetës së tij në një vizitë të kohëve të fundit. "Ai sistem ishte helmues e kjo është se pse duhet përherë të kujtojmë t'u themi brezave të rinj se nuk duhet të pranojnë kurrë lloje të rregjimeve të tilla," tha ai për SETimes.

Ejsi Hysa, 22 vjeç, ishte një nga të parët që vizitoi ekspozitën e re. Ai tha për SETimes, "Mendoj se është e nevojshme që të rinjtë të mësojnë se ç'farë është komunizmi, të kuptojnë se Enver Hoxha ishte bir i këtij komunizmi e të kuptojnë se asnjë ideologji nuk mund të sjellë parajsën në tokë."

I pyetur rreth nivelit të realizmit, Hysa tha: "Për të qenë i ndershëm, do të preferoja të shihja këtë pjesë në muze e muzeu do të dëshiroja të ishte në një nga ato kampet famëkeqe (si Spaçi), siç është Aushvici për hebrejtë. Mendoj se kjo pjesë u ndërtua shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë. ”

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di