Festat e pranverës u japin disa punonjësve një pushim shtesë

20/04/2012

Bullgarët do të shijojnë gjithsej gjashtë fundjava katër ditore këtë vit, sipas praktikës së vendit për bashkimin e festave publike me fundjavat. Skenarë të ngjashëm ekzistojnë gjetkë në rajon.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 20/04/12

photo

Bullgarët shijojnë motin e ngrohtë pranveror e festat e vazhdueshme në rrëzë të Malit Vitosha në periferinë e Sofjes. [Reuters]

Bashkimi i festave zyrtare ose publike, kur bien në një ditë pune, me fundjavat është i zakonshëm në shumë vende, por praktika nuk ndiqet saktësisht nga disa ndërmarrje të sektorit private në Evropën Juglindore, duke krijuar një kontrast mes disa punonjësve të sektorit privat e publik.

Këtë vit, bullgarët kanë atë që mund të jetë një shans i rrallë për vendet e tjera, për të përfituar nga gjithsej gjashtë fundjava katër ditore -- përkatësisht dy në prill, një në maj e një në shtator dhe dy të mbeturat rreth Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Vetëm dy javë pas festave të Pashkëve ortodokse -- nga 13 prill (e premtja e mirë) deri më 16 prill (e hëna e Pashkëve) këtët vit -- njerëzit në Bullgari, vendi me rendimentin më të ulët brenda BE-së, do të festojnë Ditën e Punës më 1 maj. Pasi ajo bie në një të martë, qeveria ka vendosur që 30 prilli (e hënë) nuk do të jetë një ditë pune, që do të shlyhet nga e shtuna (21 prill).

Ndërsa kjo praktikë e fundjavave të gjata mund të jetë përfituese për sektorin e turizmit, për shembull, ajo ka një ndikim negativ mbi ekonominë në tërësi, njoftoi më 10 prill stacioni më i madh televiziv privat i Bullgarisë bTV. Duke cituar një analizë nga Qendra për Studimin e Demokracisë (CSD), një grup studimor me qendër në Sofje, ai përmendi industrinë, bankat e disa degë të tregtisë si "humbësit më të mëdhenj" nga dy fundjavat e zgjatura në prill. Ekspertët e CSD-së përllogarisin se humbjet që ekonomia bullgare do të pësojë si rezultat i vetëm këtij muaji do të arrijnë deri në 100 milionë euro.

"Ndërmarrjet që ndeshen me afate përfundimtare për ekzekutimin e kontratave e porosive do të jenë humbës të mëdhenj nëse nuk janë në gjendje të përmbushin kontratat e tyre në kohë e janë të detyruara të paguajnë gjoba," tha për bTV Tsvetan Simeonov i Dhomës Bullgare të Tregtisë . "Ato që do të humbasin një klient ose një treg për shkak të festave" do të goditen edhe më keq.

Sipas ligjit, punëdhënësit duhet t'u paguajnë punonjësve kohë shtesë nëse u kërkojnë të punojnë në një festë publike, gjë që është e papërballueshme për shumë ndërmarrje gjatë një kohe krize. Ata që frikësohen se mund të humbasin klientët preferojnë të qëndrojnë hapur, megjithatë.

"Pjesëmarrja ka rënë," tha Rositsa Kurteva, që së bashku me motrën e saj, ka një dyqan lulesh në një rrugë zakonisht të ngarkuar në Sofje, për SETimes të hënën e Pashkëve, kur shumë banorë të kryeqytetit nuk ishin kthyer ende nga pushimet e tyre katër ditore.

Më tej poshtë rrugës, Tsvetelina Ivanova, një ndihmës shitëse në një dyqan që shet mallra të paketuara si çaj, kafe e biskota, duket njëlloj e ngrysur.

"Sofja është e zbrazët, kështu që nuk ka blerës," tha ajo për SETimes, kur u pyet nëse kishte shumë punë gjatë festave. "Eshtë keq. Eshtë shumë keq."

Për të penguar ngjeshjet e trafikut në ditën përfundimtare të festave, autoritetet vendosën të mbyllin autostradat për kamionët të hënën e Pashkëve, duke e bërë punën transportuesve edhe më të vështirë.

"Jam ngopur me këtë mbyllje të rrugëve në vitet e fundit. Nëse po bëhemi një vend populist, ata [qeveria] duhet t'a thotë këtë," tha për SETimes zevendës/kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportuesve Rrugore bullgarë. "Shih të gjitha vendet normale -- nuk kanë bashkim të festave. Kjo është se pse atje njerëzit kanë para të blejnë gjëra."

Por shkrirja ose bashkimi i festave me fundjavat është një praktikë e zakonshme në ndërmarrjet rumune në pronësi të shtetit ose në administratën shtetërore ku rendimenti personal nuk është një kriter. Por qendrat tregtare, për shembull, janë të hapura në ditën e dytë të një feste publike.

"Nga pikëpamja ime, kemi shumë ditë të lira, veçanërisht nëse janë në mes të javës. Veprimtaria jote prodhuese bllokohet, disa ndërmarrje punojnë, të tjera jo," tha për SETimes Aleksandru Maineçi, pronar i Promo Marketing, një prodhues i materialeve reklamuese. "Një pushim i paguar 21 ditor do të thotë pothuajse një muaj; ka ndërmarrje që mbyllin dyert për një muaj. Nëse një nga këto ndërmarrje është furnizuesi juaj i vetëm, një muaj pushim mund të krijojë probleme të mëdha me furnizimin e materialeve të prodhimit."

Më 2006, Maqedonia e braktisi këtë praktikë të bashkimit të festave publike, që binin për shembull të martën, me fundjavën paraardhëse. Sipas modelit të tanishëm, që përdoret gjithashtu në Kosovë e Serbi, kur një festë shtetërore bie në një të dielë, atëhere dita pasardhëse (e hëna) nuk do të jetë ditë pune. Si gjëtkë në rajon, kjo politikë ndiqet nga ndërmarrjet me pronësi shtetërore, administrata e shtetit e bankat, por jo kurdoherë nga ndërmarrjet e sektorit privat.

Kështu, dyqanet ushqimore, për shembull, janë të hapura rregullisht pothuajse gjatë çdo feste, ndonse me kohë të pjesshme. Por ndërmarrjet e sektorit privat, që nuk mund të përballojnë t'u paguajnë punëtorëve të ashtu-quajturat pagesa të festave, siç kërkohet nga ligji, preferojnë t'u japin atyre një ditë pushimi.

Në Serbi, çështja e festave të zgjatura ka ndezur shpesh debate mbi atë nëse ekonomia pëson humbje për shkak të atyre ditëve të pushimit shtesë. Sindikata e Punonjësve Serbë kohët e fundit llogariti se një ditë e vetme pa punë i kushton vendit rreth 12 milionë euro.

Këshilltari ekonomik e i investimeve Milan Kovaçeviç beson se jo gjithshka është "bardh e zi", duke argumentuar se ka vende më të zhvilluara ekonomikisht sesa Serbia që kanë më shumë ditë pushimi.

"Më pak pushime do të përmirësojnë biznesin e ndërmarrjeve private, sepse atëhere mund të përdorin më mirë kapacitetet, me sa më pak kosto që të jetë e mundshme. Megjithatë, nuk duhet harruar për të drejtat e punonjësve për pushim e kremtim të festave," tha Kovaçeviçi për SETimes. "Përsa i përket administratës publike, mendoj se përgjithësisht kemi shumë prej saj e se kursimet duhet të bëhen duke futur në festa vetëm ata që duhet të punojnë, kështu që të mos paguajnë për shpenzime shtesë."

Shitësi Marko Prodanoviç, 47 vjeç, mendon se të drejtat e punonjësve janë tejet të kërcënuara në Serbi e do të ishte e pandërgjegjshme t'u hiqen punonjësve të drejat e tyre për të kremtuar festat.

"Gjatë rrjedhës së një viti të tërë punojmë për paga të ulta e nuk e dimë nëse do të pushohemi nesër. Nëse nuk na lënë të kremtojmë festat, atëhere do të kemi skllavëri të vërtetë," tha Prodanoviçi për SETimes. "Shteti e punonjësit duhet të gjejnë një rrugë më të mirë për rritjen e prodhimit e kursimin e parave, pa u thyer shpinën punëtorëve."

Kosova ka 12 festa zyrtare e tetë ditë përkujtimore. E përditshmja e Kosovës Bota Sot njoftoi në nëntorin e vitit të kaluar se nëse mbahen parasysh fundjavat e vitit e pushimet zyrtare, njerëzit në Kosovë kanë mbi 110 ditë pushimi nga 365 ditë të vitit, që do të thotë, rreth 30% të vitit.

Ramadan Ilazi, bashkëthemelues i lëvizjes "Fol" të Kosovë, thotë për SETimes se patja e kaq shumë festave zyrtare është më i fundmi i problemeve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Kjo nuk është arsyeja për patjen e një administrate publike e një sistemi që karakterizohet nga neglizhenca kronike e mungesa e profesionalizmit," tha ai.

Praktika e bashkimit të pushimeve është pak më ndryshe në Shqipëri. Sipas Kodit të Punës të vendi, nëse një nga festat zyrtare bie të shtunën ose të djelën, dita e pushimit shtyhet deri në ditën e parë të ardhshme të punës. Në rast se dy festa kombëtare me rradhë, të tilla si Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë më 28 nëntor e Dita e Çlirimit më 29 nëntor bien të shtunën e të dielën, atëhere e hëna dhe e marta pasuese do të jenë ditë pushimi. Ky plan ndiqet vetëm në sektorin privat, por shumë ndërmarrjet të vogla e të mesme nuk paguajnë punëtorët e tyre për kohën shtesë, siç kërkohet nga ligji.

Gjërat ndryshuan për punonjësit e sektorit publik me futjen e ndryshimeve të ligjit mbi festat kombëtare në shkurt 2010, kur dispozita që lejonte shtyrjen e një feste që bie në një ditë fundjave deri në ditën e parë të punës, u hoq për ta.

Në këtë raport kontribuan korrespondentët e SETimes Linda Karadaku në Prishtinë, Jonilda Koçi nëTiranë, Marina Stojanovska në Shkup, Gabriel Petresku në Bukuresht e Bojana Milovanoviç në Beograd.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Komisioni Europian raporton mbi përparimin e pranimit të BallkanitKomisioni Europian raporton mbi përparimin e pranimit të Ballkanit

Serbia ka arritur disa reforma dhe është duke shkuar drejt anëtarësimit në BE, ndërsa BiH është ende nëvendnumëro në bllokim politik, thoshte KE.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A po bëjnë mjaft qeveritë për të shkurajuar pjesëmarrjen në grupet e dhunëshme esktremiste?

Po
Jo
Nuk e di