Serbia e mbytur nga emëtimet kërkon transportin jodëmtues për mjedisin

16/04/2012

Qeveria, grupet e biznesit e të shoqërisë civile kanë nisur programe për të trajtuar problemin e ndotjes.

Nga Katica Gjuroviç për Southeast European Times në Beograd -- 16/04/12

photo

Rrugë për Biçikleta, që nxit kulturën e biçikletave e të transportit të menduar ekologjikisht, po fiton popullaritet në Serbi. [Katica Gjuroviç/SETimes]

Ashpërsia e ndotjes nga emëtimet e karburantit po nxit përpjekje vendase e ndërkombëtare për të inkurajuar përdorimin e teknologjisë me energji të efektshme, biokarburante e biçikleta, me rezultate të shquara -- por të gjithë të përfshirët janë dakort se duhet më shumë.

Serbia është prodhuesi i pestë më i madh në Evropë i dioksidit të karbonit pas Shqipërisë, Bullgarisë, Moldavisë e Ukrainës. Qendra Ndërkombëtare e Cilësisë së Karburantit e renditi Serbinë të 93-tën nga 100 vende në emetimet e CO2-shit për shkak të përqëndrimit të lartë të squfurit në karburante, që ndot më shumë sesa nënproduktet e tjera.

"Futja e teknologjive me energji të efektshme për të ulur përdorimin e karburantit të paktën përgjysëm për kilometër të udhëtuar kërkohet urgjentisht," tha për SETimes Jovanka Arsiç Karishiç e OJQ-së Forumi Qendror Evropian i Zhvillimit.

Arsiç Karishiç tha se Serbia duhet të fillojë të punojë më shpejt për zhvillimin e transportit me energjit të efektshme gjithashtu për shkak të kërkesave të pranimit në BE.

Në kuadrin e politikës së energjisë të BE-së, automjetet duhet të përgjysmojnë emetimet e të dyfishojnë kursimin e energjisë.

"Konsumi i karburantit për makinat e reja është përllogaritur të ulet deri me 50% më 2030, krahasuar me 2005-ën," tha për SETimes Bojan Kovaçeviç, zëvendës/drejtor në Agjencinë për Efektshmërinë e Energjisë të Serbisë.

Transporti publik i Serbisë po ndërmerr hapa foshnjore ndaj efektshmërisë më të madhe. Ai përdor dhjetë autobuzë të quajtur nga populli "ekologjikë" në Beograd e gjashtë në Novi Sad, që punojnë me gaz natyror të pastër.

Autobuzët janë prodhuar në vend në fabrikën Vuloviç në Kragujevac e prodhuesi ka siguruar një kontratë për të furnizuar 32 prej tyre. Qeveria do të subvencionojë prodhuesin në një përpjekje për të vepruar në përputhje me politikën e BE-së për të patur 20% të automjeteve që të punojnë me gaz natyror deri më 2020.

Beogradi ka në plan të blejë 280 autobuzë me gjatësi dyfishe e 120 me gjatësi normale që punojnë me gaz natyror, gjë që do të përgjysmojë konsumimin e karburantit të sistemit të transportit publik, sipas Aleksander Antiç, kryetar i asamblesë së qytetit të Beogradit.

"Ky është kontributi ynë në projektin për të pastruar Serbinë. Dëshirojmë të lëmë një Beograd më të pastër për brezat e ardhshëm e kjo është se pse blejmë automjete të padëmshme për mjedisin e mbjellim pemë," tha Antiçi.

Një mënyrë tjetër për të ulur emëtimet, thonë ekspertët, është përdorimi i biokarburanteve e sidomos i bionaftës. Victoria Group është prodhuesi i vetëm i bionaftës në Serbi, por nuk mund t'a shesë prodhimin e saj.

"Çmimi i bionaftës nuk është rregulluar, por nëse çlirohemi nga taksa e akcisës si në vende të tjera të BE-së, bionafta mund të jetë e disponueshme," tha për SETimes Jelena Mitroviç, projekt-administratore e Victoria Group.

Serbia ka mundësinë që të prodhojë 200,000 ton bionaftë e ekspertët thonë se mund të jetë eksporti kryesor në të ardhmen, pasi kërkesa anembanë Evropës është e lartë. Sllovenia ka treguar interes në blerjen e bionaftës serbe.

Kushtet për të prodhuar bionaftë -- të bërë nga farërat e kolzit, sojës e lulediellit -- në Serbi janë të shumta, duke ditur disponueshmërinë e bimëve e praninë e industrisë masive të vajit.

Ligji i Serbisë mbi akcisën nuk zbatohet për karburantet e lëngët që janë prodhuar krejtësisht nga materiale bimore të papërpunuara, por zbatohet për nënproduktet që përmbajnë një përqindje të ulët bionafte.

Prodhuesit paguajnë akcisë, megjithatë, sepse bionafta nuk është kurrë e pastër -- e përzjerë me benzinë e naftë -- e përftuar nga përpunimi i naftës bruto, e cila është tashmë e ngarkuar me një akcisë.

"Parashikimi është që deri më 2020, pjesa e bionaftës e përftuar nga përpunimi i farërave vajore, sojës, sheqerit e biomasave të tjera në tregun serb do të arrijë në 2 milionë tonë," tha Kovaçeviçi.

Tre fabrika në Kroaci e një në Bosnjë dhe Hercegovinë prodhojnë gjithashtu bionaftë, por prodhimi është relativisht i ulët, duke arritur vetëm në Kroacinë në 40,000 tonë. Në ndryshim, Rumania prodhon 3 milionë ton.

Përtej teknologjive të pastra e biokarburanteve, shoqëria civile e organizatat ndërkombëtare po inkurajojnë mënyra alternative të transportit.

UNDP Serbia nisi një projekt më 2010 për të inkurajuar transportin e qëndrueshëm e ai po fiton popullaritet.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ulë emëtimin e kryeqytetit në Beograd duke fuqizuar pjesëmarrjen e çiklistëve në trafik e duke ofruar kuadrin e politikës për zhvillimin e transportit të qëndrueshëm të Beogradit," tha për SETimes Natasha Martins, administratore e portfolit e UNDP-së.

Një sondazh i UNDP-së më 2010 tregoi se vetëm 1% e shtetasve përdorin biçikletën për të udhëtuar.

Një grup veprimtarësh, Rrugë për Biçikleta, e ka pranuar sfidën. Çiklistët, të bashkuar gjithnjë e më shumë nga miqtë e tyre e entusiastët, po pedalojnë në rrugët e Beogradit çdo të premte të fundit të muajit, duke nxitur nevojën për transportin e menduar ekologjik.

"Biçikleta është e shëndetëshme e nuk shkakton ndotje apo zhurmë, prandaj është mjeti më i efektshëm e i qëndrueshëm i transportit në qytete," tha për SETimes Milan Bobiç, një veprimtar i Rrugë për Biçikleta.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di