Priten më shumë arrestime për sulmin ndaj ambasadës më 2008 në Beograd

12/04/2012

Policia serbe arrestoi nëntë vetë këtë javë për përfshirje të dyshuar në sulmet ndaj ambasadave të SHBA-së e turke në Beograd më shumë se katër vjet më parë.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 12/04/12

photo

Demonstruesit i vunë zjarrin Ambasadës së SHBA-së në Serbi më 21 shkurt 2008, për të protestuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. [Reuters]

Policia në Serbi ka arrestuar nëntë persona e po kërkon pesë të tjerë në lidhje me sulmet më 2008 ndaj ambasadave të huaja nga demonstruesit që protestonin shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Të dyshuarit, disa prej të cilëve huliganë të futbollit, u arrestuan në katër qytete të martën (10 prill) e të mërkurën.

Ata e pesë të dyshuar të tjerë që po kërkohen nga policia, kërkohen në lidhje me djegien më 21 shkurt 2008 të Ambasadës së SHBA-së e goditjen me gurë të ambasadës turke në Beograd.

Ambasada e SHBA-së u sulmua pas një takimi të organizuar nga qeveria serbe, që tërhoqi disa qindra mijëra vetë. Qindra nga demonstruesit, kryesisht tifozë futbolli, sulmuan e dogjën Ambasadën e SHBA në qendër të Beogradit. Policia u përpoq t'a mbrojë ndërtesën, që ishte bosh atë kohë, por shpejt u tërhoq.

Zoran Vujoviç, një tifoz i klubit të Partizanit të Beogradit, u vra në sulmin ndaj ambasadës. Në tërësi, 130 vetë u plagosën, duke përfshirë 52 policë; 192 protestues u arrestuan.

Prokurorja serbe e shtetit Zagorka Dolovaç tha se arrestimet fillestare ishin pikërisht fillimi i një veprimi më të gjerë. "Nuk do të ndalemi në këtë. Policia e prokuroria do të vazhdojnë të punojnë."

Por Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha se policia nuk e kishte njoftuar atë për operacionin, siç kërkohej.

"Kjo është e papranueshme, sepse sipas ligjit janë të detyruar të bëjnë kështu. Jam zgjedhur nga populli e parlamenti për të drejtuar ministrinë e për të vepruar si kontroll civil i veprimeve të policisë, gjë që nuk mund t'a bëj nëse nuk jam i informuar për veprimet e tyre," tha Daçiçi në një intervistë me të përditshmen e Beogradit Vecernje Novosti.

Ai shtoi se arrestimet mund të ishin bërë "në çdo kohë" sesa pak përpara zgjedhjeve të parakohëshme në fillim të muajit të ardhshëm si dhe të ndeshjes vendimtare në kampionatin serb të futbollit, kur shumë tifozë mblidhen në një vend, duke krijuar një rrezik të rëndë për sigurinë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Dobrivoje Radovanoviç, i Institutit për Kërkime Kriminologjike e Sociologjike, nuk ka dyshim se arrestimet janë të lidhura me zgjedhjet e 6 majit.

"Do të ishte një fyerje për policinë serbe se i duhej katër vjet për të gjetur se kush sulmoi ambasadën pas të gjithë videove të TV e arrestimeve të bëra menjëherë pas trazirave," i tha Radovanoviçi për SETimes.

Ai, megjithatë, është skeptik kur vjen puna tek përcaktimi i atyre që urdhëruan sulmet ndaj ambasadave.

"Një hetim i tillë do të çonte te njerëz nga partitë politike. Dhe ka një marrëveshje të heshtur mes partive për të mos arrestuar njëri-tjetrin. Kjo ka ndodhur tashmë në disa hetime," tha Radovanoviç.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di