Rritjet e çmimit të naftës ndikojnë në standartet rajonale të jetesës

12/04/2012

Vendet rajonale anëtare të BE-së kanë më pak fleksibilitet për të kontrolluar taksat mbi karburantin, por gjithkush ndeshet me çmime më të larta.

Nga Aleksandar Pavlevski për Southeast European Times në Shkup -- 12/04/12

photo

Konsumatorët në Maqedoni po ndjejnë rritjet e fundit të çmimit të benzinës. [Aleksandar Pavlevski/SETimes]

Rritjet e shpeshta të çmimit të benzinës këtë pranverë po shtrëngojnë ekonomitë rajonale tashmë të rënduara, por disa qeveri po ndërmarrin masa për të trajtuar problemin përballë rritjeve të tjera pothuajse të sigurta të çmimeve.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) çmimet e benzinës u rritën shtatë herë këtë vit në nivele rekord, megjithse çmimet janë ende më të ultat në rajon.

"Eshtë e qartë se shpërndarësit e rafineritë kaluan të gjithë kufijtë e prodhimet e naftës janë 30% më të shtrenjta sesa duhet të jenë," tha për SETimes Dragovan Petroviç, i Shoqatës së Konsumatorëve të Republikës Sërbska. "Gjendja është e njëjta në të gjitha vendet rajonale."

Pasi ra në rreth 80 dollarë për fuçi vjeshtën e shkuar, çmimi i naftës ka qënë duke u rritur vazhdimisht, duke arritur 110 dollarë për fuci muajin e shkuar. Nafta këtë javë mbetet mbi 100 dollarë për fuçi e ekspertët thonë se rritja e çmimit ndikon mbi gjithshka nga transporti publik te mallrat bazë.

"Më shumë se dy të tretat e konsumatorëve i kanë frikë rritjet e çmimit [të benzinës] sepse kërcënojnë buxhetet e familjeve e fuqinë blerëse të tyre," tha për SETimes Gordana Buliç, e Shoqatës së Konsumatorëve të BiH-së.

Bizneset janë prekur gjithashtu. Ndërmarrjet maqedonase përdorën gati 190,000 ton naftë e nën-produkte të naftës vitin e kaluar, por kostot e përdorimit u rritën me 25% -- llogaritur në 20 milionë euro -- vetëm për shkak të rritjeve të çmimit të naftës.

"Importuesit e paisjeve e makinerive të prodhimit përballen [jo vetëm] çmime më të larta të blerjes, por gjithashtu rritje të taksave, që ndryshin prodhimin e rritjen ekonomike," tha për SETimes Liljana Koneska, profesore e ekonomisë në Universitetin Evropian në Shkup.

Koneska argumentoi se gjendja mund të krahasohet me tronditjen e naftës të viteve 1970, kur çmimi i një fuçie nafte u rrit nga më pak se 3 dollarë në 38 dollarë në më pak se një vit. Normalizimi i mëpasshëm i çmimeve të naftës, megjithatë, nuk u shoqërua nga një zvogëlim korrespondues në kostot e mallrave e shërbimeve, gjë që shkaktoi vështirësi të madhe.

"Si pasojë e rritjeve të çmimit të benzinës tani, çmimet e qymyrit, elektricitetit e çmimet e karburanteve të tjerë janë rritur gjithashtu -- në fakt çmimet e të gjitha prodhimeve e shërbimeve -- duke krijuar një cikël të ashpër," tha Koneska.

Tregtarët e shtetasit po u kërkojnë qeverive të ndërmarrin masa të menjëherëshme, duke përfshirë uljen e taksës së aksizës mbi naftën e heqjen e tarifës mbi rezervat e naftës për të ulur çmimin e nënprodukteve.

Serbia ndërhyri dhe uli çmimin e karburantit muajin e shkuar. Ministri i Tregtisë Dushan Petroviç njoftoi se tregu i nënprodukteve të naftës është stabilizuar e nuk priten rritje të mëtejshme.

Po ashtu, Kroacia kufizoi çmimin e benzinës në 1.64 euro për litër. Nëse çmimi tejkalon këtë kufi, qeveria do të ndërmarë veprim të menjëhershëm duke shkurtuar taksën e aksicës mbi karburantin e duke ulur çmimin.

Rregulloret si në Serbi, ashtu edhe Kroaci parashikojnë se çmimet mund të korigjohen përkatësisht një herë në muaj e një herë në dy javë.

Nuk ka ligj në BiH për rregullimin e naftës e nënprodukteve të naftës e meqë çmimet caktohen lirisht nga ndërmarrjet e naftës me miratimin nga ministritë e tregtisë së njësive, korrigjimet e çmimeve mund të bëhen në çdo kohë.

Në ndryshim, Komisioni Rregullator i Energjisë në Maqedoni përcakton çmimin e benzinës. Vitin e kaluar, qeveria braktisi pjesë të të ardhurave të saj nga taksimi i nënprodukteve të naftës, gjë që përkohësisht uli çmimet.

"Maqedonia ka taksat më të ulta [në Evropë] e përpiqet të mos i rrisë ato; madje përpiqemi t'i ulim taksat," ka thënë Kryeministri Nikola Gruevski.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjendja është më e ndërlikuar për vendet rajonale anëtare të BE-së, ku mbi 60 % e kostos gjithsej të benzinës taksohet.

"Greqia kryeson rajonin: detyrimet financiare të shtetit atje tejkalojnë 80% të çmimit të benzinës e vazhdojnë të rriten. Kjo është pjesë e dështimit të përgjithshëm të politikës fiskale të BE-së, që ngarkon prodhimet e energjisë me norma jonormale," tha për SETimes Viktor Trifunovski, pronar i një ndërmarrjet transporti.

Duke ditur dallimet në reagimet e qeverive e të qënë mirë në dijeni të dëmit të përgjithshëm ekonomik të rritjeve të vazhdueshme të çmimit të naftës e nënprodukteve të naftës, disa tregtarë të benzinës kanë njoftuar se mund të heqin dorë nga disa përfitime e të ulin çmimet tek pompa.

"Nëse rritjet vazhdojnë në Shkup, do të shkurtoj çmimin për konsumatorët e rregullt të mij," tha për SETimes Mite Jovanovski, pronar i pikave të karburantit Makoil.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di