Opinionet ndryshojnë mbi sektorin gjyqësor të BiH-së

11/04/2012

Që më 2003, më shumë se 70 gjyqtarë e prokurorë nga Evropa Perëndimore dhe SHBA kanë siguruar ekspertizë ligjore në përmirësimin e gjyqësorit të BiH-së.

Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 11/04/12

photo

Ekspertët e huaj ligjorë ofrojnë ekspertizë për gjyqësorin e BiH-së. [Reuters]

Ndërsa gjyqtarët e prokurorët e fundit të huaj përgatiten të largohen nga Bosnjë dhe Hercegovina (BiH), opinionet janë të ndara mbi efektshmërinë e ndikimit të tyre dhe sa i efektshëm ishte vendosja e tyre. Më shumë se 70 gjyqtarë e prokurorë, shumica nga Evropa Perëndimore e SHBA, u caktuan në gjykatën e shtetit e zyrën e prokurorisë së BiH-së që më 2003 me qëllim që të përmirësojnë gjyqësorin e shtetit e të ndihmojnë gjyqtarët e avokatët vendas me ekspertizë ligjore.

Mandatet e tre gjyqtarëve e prokurorëve të fundit të huaj të mbetur përfundojnë në fund të këtij viti.

Në Sarajevë, disa ekspertë ligjorë janë të pakënaqur me largimin e gjyqtarëve, ndërsa Republika Sërbska mirëpret përfundimin e mandatit të tyre.

Kasim Trënka, profesor i së drejtës kushtetues në Universitetin e Sarajevës, tha për SETimes se nuk është koha që prokurorët e gjyqtarët e huaj të largohen, sepse institucionet gjyqësore janë ende të dobta e të prekshme nga ndikimet politike e etnike.

"Të huajt mbërritën si një faktor neutral që të qetësojnë gjendjen e të trainojnë personelin vendas për të kryer hetime e gjyqe neutrale, pavarësisht nga etnia e ndokujt. Për fat të keq, mendoj se ende nuk ka pajtim në BiH e të huajt po ikin para kohe," tha Trënka.

Mexhida Kreso, presidente e gjykatës së shtetit të BiH-së, tha për SETimes se prania e huaj në gjyqësor kontribuoi në forcimin e shtetit të së drejtës dhe futjen e normave e standarteve të larta ndërkombëtare.

"Më aktivët nga të gjithë ishin prokurorët e gjyqtarët e SHBA-së. Ishin praktikisht lokomotiva e gjithë sistemit gjyqësor. Gjyqësori vendas mësoi mjaft prej tyre. Kur nisëm gjyqin e krimeve të luftës, askush nuk mund të ankohet se mbanim anë kombëtare sepse për çdo gjyq kishte dy të huaj dhe një gjyqtar vendas në këshillin gjyqësor," tha Kreso.

Senad Kreho, një avokat i Sarajevës, vlerësoi praninë e ekspertëve të huaj ligjorë në BiH si pozitive në përgjithësi.

"Patjetër, ishte një angazhim pozitiv, por duhet thënë se kishte gjithashtu ata gjyqtarë e prokurorë që mësuan nga gjyqtarët tanë në vend që të trainonin personelin vendas. Mendoj gjithashtu se BiH ka aftësi vendase të mjaftueshme që të mbushë të gjitha vendet në gjyqësor," tha Kreho për SETimes.

Prokurori filipinas Jude Romano ishte një nga gjyqtarët e angazhuar në raste të ndërlikuara, duke ngritur padi për krime të kryera në kampet e burgimit të Mostarit e Dreteljit dhe paraqitjen e tyre përpara gjykatës shtetërore. Erik Larson e Kvai Hong Ip nga SHBA, punuan në rastet e mëdha të genocidit e krime të tjera të lidhura me masakrën e Srebrenicës të 1995-së.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Zheljko Mirjaniç, nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), tha për SETimes se është mirë që gjyqtarët e huaj po largohen nga gjyqësori i BiH-së.

"Ata izoluan doktrinën ligjore e ekspertizën në BiH. Kemi mjaft nga personeli ynë të aftë që të kryejnë funksionin gjyqësor," tha Mirjaniçi, duke shtuar se largimi i gjyqtarëve e prokurorëve të huaj është një hap tjetër përpara drejt demokratizimit të gjyqësorit.

Mirosllav Mikes, një avokat i Banja Lukës, tha se gjyqtarët e prokurorët e huaj ishin për të trainuar zyrtarët vendas për të punuar më efektivisht, por tha se komuniteti ndërkombëtar i caktoi ata pa përvojë në punë.

"Nëse dërgonin një gjyqtar të SHBA-së me 30 vjet përvojë, do të kishte qenë shumë e dobishme dhe e mirë. Megjithatë, sollën njerëz që nuk kishin punuar kurrë në një padi dhe padyshim jo në gjëra të tilla të ndërlikuara si krimet e luftës. Gjyqtarë në gjykatën kushtetuese të BiH-së e kanë bërë mirë punën e tyre, ndërsa gjyqtarët në gjykatë e zyrën e prokurorisë duhet t'a përmirësonin punën e tyre. Mendoj se koha e tyre ka përfunduar e duhet të largohen," tha Mikes për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment