Shqipëria po tregon shenja kritike të krizës ekonomike

09/04/2012

Shenjat nuk janë të mira për ekonominë shqiptare, dhe vënia e fajit është tashmë në proces.

Nga Jonilda Koçi për Southeast European Times në Tiranë -- 09/04/12

photo

Shpenzimi i konsumit ka rënë, ashtu si dhe tregues të tjerë të rëndësishëm ekonomikë. [Reuters]

Ndonse qeveria kryesisht refuzon ta pranojë atë, një numër treguesish ekonomikë po tregojnë shenja kritike të rënies në ekonominë shqiptare për tremujorin e parë të 2012, pas një ngadalësimi në rritjen ekonomike gjatë dy viteve të kaluara.

Inflacioni arriti 0.6% gjatë shkurti, sipas INSTAT, duke shënuar kufirin ekstrem të deflacionit, duke konfirmuar gjithashtu goditje serioze si në kërkesën dhe në konsumin. Ka rënie në investimin privat e shtetëror. Sektorët e ndërtimit dhe të industrisë, në veçanti kanë qenë midis të goditurve më fort.

Shqiptarët konsumojnë më pak, ndërsa importet bien për një numër kategorish dhe eskportet ranë deri në 21% gjatë dy muajve të parë të vitit sipas INSTAT.

Remitancat, një nga burimet kryesore të të ardhurave ranë me 8% vitin e kaluar krahasuar me 2010.

Shkëlqim Cani, ish guvernator i Bankës Qendrore të Shqipërisë, thotë se qeveria duhet ta kishte pranuar krizën shumë kohë më parë. "Qeveria nuk mori asnjë masë dhe tani ne po vuajmë pasojat e mungesës së tyre të njohurive, manipulimit të realitetit dhe mosveprimit të tyre," i tha Cani SETimes.

Ai parashikon se ky vit do të jetë edhe më i vështirë. "Kostoja e borxhit është ekstremisht e lartë dhe tani ka arritur kufij shqetësues." Ai shtoi se me 2013 së qëni një vit zgjedhjesh, nivelet e borxhit do të rriten edhe më tej. Nivelet e borxhit arritën limitin maksimum të rreth 60% të GDP.

Gjergji Filipi, drejtor i kërkimit në Institutinj Axhenda, një institucion kërkimor, është gjithashtu i shqetësuar.

"Konsumatorët dhe investitori më i madh në vend, qeveria, sukshëm shpenzuan më pak në 2010 dhe 2011 dhe të dhënat për muajt e parë rë 2012 konfirmuan se vendi po zhytet në krizë," i tha ai SETimes.

Por Sherefedin Shehu, një deputet që përfaqëson Partinë qeverisëse Demokratike, ka një vështrim të ndryshëm për çështjen. Një anëtar i komitetit të parlamentit për ekonominë dhe financat, ai i tha SETimes: "Sprapsjet e konsumit janë shkaktuar nga një tjetër drejtim, prirja e kursimit," duke sugjeruar se kursimi është një përgjigje psikologjike ndaj krizës ndërkombëtare.

"Kriza nuk është shkaktuar nga faktorë shqiptarë. Shqipëria vetëm është ndikuar nga krizat; ne kemi patur ngadalësim të rritjes, jo një rënie në rritjen ekonomike," theksoi ai.

Banka Qendrore ka ulur disa herë normat e interesit për Lekun, në më të ultën historike prej 4.25% në përpjekje për të rritur konsumin, por reagimi i tregut ishte fare i dobët. "Politika monetare duhet të kishte qenë më agresive. Banka Qendrore mund të kishte realizuar një reduktim agresiv të normave të interesit, brenda një tremujori me 1%," tha ish guvernatori i Bankës Qendrore Cani.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Lidhur me zgjidhjet, Shehu sugjeron se një rrugëdalje nga ngadalësimi ekonomik do të ishte "partneriteti qeveritar me sektorin publik" për të rritur investimet dhe punësimin.

Cani mendon se reformat që synojnë në institucionet, administratën publike, infrastrukturën, kapitalin njerëzor dhe qeverisjen e mirë ofrojnë një rrugëdalje si dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe bujqësinë.

Filipi thotë se problemeve strukturore u duhet adresuar, si kundërvënie ndaj ndërhyrjeve "kozmetike". Ai pranon se megjithatë "reformat e thella mund të jenë të dhimbëshme dhe jopopullore, por zgjatja e tyre e zmadhon problemin."

FMN po projekton një rritje ekonomike prej 0.5% për Shqipërinë këtë vit, pak më të ulët se niveli rajonal prej 0.7%. Gjithmonë optimiste, parashikimi i qeverisë shqiptare mbetet 4.3%.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di