Raporti i OKB-së tregon dallime të mëdha në lumturinë në rajon

09/04/2012

Qiproja është vendi më i lumtur në Evropën Juglindore, sipas një sondazhi të fundit të porositur nga OKB, që rendit Bullgarinë mes dhjetë vendeve më pak të lumtura në botë.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 09/04/12

photo

Greqia, e cila qëndroi në prag të falimentimit prej muajsh në fund të vitit të shkuar, u rendit vendi i 42-të më pak i lumtur në botë. [Reuters]

Qiproja e Greqia janë vendet më të lumtura në Evropën Juglindore sipas Raportit të Lumturisë Botërore të parë ndonjëherë nga Instituti i Tokës i Universitetit të Kolumbias në Nju Jork më 2 prill.

Sondazhi, që mbulonte 156 shtete anembanë botës, u porosit për një konferencë të nivelit të lartë të OKB-së mbi lumturinë në Nju Jork në të njëjtën ditë.

"PKB ka qenë për një kohë të gjatë standarti me të cilën mateshin ekonomitë e politikanët. Megjithatë ajo nuk merr parasysh kostot shoqërore e mjedisore të të ashtu-quajturit përparim," tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun në takim.

Konferenca u thirr e u prit nga qeveria e Butanit, ku ideja e e përdorimit të lumturisë si një masë e begatisë kombëtare e qeverisjes së mirë lindi më 1972. Përfundimisht mbretëria e vogël himalajane futi qëllimin Lumturisë Kombëtare Bruto (LKB) sesa PKB.

Sipas Xhefri Saks, drejtor i Institutit të Tokës, që bashkë-redaktoi Raportin e Lumturisë Botërore me Riçard Lejard të Shkollës Ekonomike të Londrës e Xhon Helliuell të Universitetit të Kolumbias Britanike të Kanadasë, vetëm të ardhurat në PKB nuk mundet të nxitin lumturinë.

Shtetet e Bashkuara, që është vënë në vendin e 11-të në botë në raport, "ka patur tre herë më shumë rritje të PKB-së për frymë që më 1960, por gjilpëra e lumturisë nuk ka lëvizur," tha Saks në takimin e OKB-së. "Vende të tjera kanë ndjekur politika të tjera e kanë arritur përfitime më të mëdha të lumturisë, edhe me nivele shumë më të ulta të të ardhurave për frymë."

Hartuar mbi bazën e sondazheve të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare nga 2005 deri në mes të 2011-tës, Qiproja doli si vendi me nivelin më të lartë në Evropën Juglindore, duke u renditur i 35-ti në botë. Greqia e goditur nga kriza, që qëndroi në prag të falimentimit prej muajsh në fund të vitit të kaluar, u rendit vendi i 42-të më i lumtur, shumë më përpara sesa 11 vendet e tjera në rajon.

"Kjo mund të jetë sepse ata [autorët] kanë përdorur të dhëna nga 2008-ta e 2009-ta, më të fundit, kështu që kjo mund të datohet me fjalë të tjera, si para krizës ndoshta," tha për SETimes Dr. Maria Simosi një lektore në teorinë e prodhimit organizativ e projektimit të sistemeve në Universitetin e Egjeut.

"Megjithatë, grekët mund të vazhdojnë të klasifikohen lart nëse [parametri] i kohezionit shoqëror mbetet i lartë, në krahasim me të tjera vende që po përjetojnë një krizë ekonomike."

Papunësia, që shkakton po aq shumë mungesë lumturie sa edhe humbjet e mëdha ose ndarja, sipas raportit të OKB-së, është rritur në Greqi që kur filloi kriza e tani qëndron në 21%.

I kërkuar të komentojë mbi pozitën e mirë të vendit në tabelën botërore, Helliuell tha se klasifikimet "janë mbështetur në rezultatet mesatare për 2007 deri në fillim të 2011-tës e nuk ka të ngjarë të pasqyrojnë ngjarjet e tanishme."

"Shpresojmë në një raport pasues që të fillojmë të tregojmë e të llogarisim për ndryshimet me kalimin e kohës," tha ai për SETimes.

Nga 11 vendet e tjera rajonale, Kroacia u rendit e 56-ta, përpara Kosovës (e 68-ta), Moldavisë (e 75-ta) e Turqisë (e 78-ta). Rumania u rendit e 80-ta në botë, ndërsa Mali i Zi (i 86-ti), Shqipëria (e 88-ta) dhe Bosnjë dhe Hercegovina (e 99-ta) ishin vendet e vetme të tjera në rajon mes 100 të parave.

Serbia e Maqedonia zunë përkatësisht vendet e 118-ta e 127-ta, ndërsa Bullgaria (e 147-ta) doli si vendi i dhjetë më pak i lumtur në botë, përpara tetë vendeve afrikane e Haitit, që u godit nga një tërmet shkatërrues më 2010.

Ndihmës/Profesorja Zaharina Savova, një psikologe e psikoterapiste klinike me qendër në Sofje, nuk ishte e habitur nga renditja e dobët e Bullgarisë. Njerëzit ndjehen të lumtur kur janë në gjendje të arrijnë qëllimet e tyre, qofshin ato materiale, shpirtërore ose shoqërore, tha ajo, duke vënë në dukje se çfardo që njerëzit bëjnë me jetën e tyre, duhet të jetë në harmoni me natyrën e brendshme të tyre.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Bullgarët priren kurdoherë të ankohen e të vënë në dukje kryesisht anët negative të gjërave e rrallë lavdërojmë ose inkurajojmë njëri-tjetrin," tha Savova për SETimes. "Kështu që, kur njëri jeton në një mjedis të mbizotëruar nga mospranimi e pakënaqësia, është i prekur nga kjo energji negative anembanë dhe mezi mund të ndjehet i lumtur. Kemi frikë të gëzohemi duke qënë të lumtur, kështu që nuk jemi në gjendje t'a gëzojmë plotësisht atë ndjenjë."

Studimi renditi Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë e Hollandën si vendet më të lumtur në botë me vlerësimet e jetës mesatarisht në 7.6 në një shkallë nga 0 në 10. Togo u quajt vendi më pak i lumtur i 156 vendeve të anketuara, pas Beninit, Republikës Qëndrore Afrikane e Sierra Leones. Rezultati mesatar i katër vendeve të nën-Saharasë ishte 3.4.

"Vendet më të lumtura priren të jenë vendet më të pasura," tha raporti, duke vënë në dukje se të ardhurat në katër vendet e para janë 40 herë më të larta se ato në katër vendet e fundit, Megjithatë, më e rëndësishme për lumturinë janë faktorë të tillë si të kesh miq ku të mbështetesh, ndjenja e lirisë për të bërë zgjedhje në jetë, kohëzgjatja e jetës së shëndetëshme e mungesa e korrupsionit, shtoi ai.

H.K. Tzanis në Athinë kontribuoi për këtë raport.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Trafikimi njerëzor ende një problem në BallkanTrafikimi njerëzor ende një problem në Ballkan

Ekspertët thonë se bashkëpunimi rajonal midis OJQ-ve dhe policisë mund të ndihmojë të ndalet dukuria në rritje.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A mendoni ju se është bërë mjaft për të penguar njerëzit të ndihmojnë grupet e dhunëshme ekstremiste?

Po
Jo
Nuk e di