Vetëvrasja publike e një 'Martiri për Greqinë' ndez furinë kundër masave shtrënguese

06/04/2012

Pensionisti fajësoi qeverinë e tha se preferoi vdekjen sesa të rrëmojë nëpër plehra për ushqim.

Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athinë -- 06/04/12

photo

Vetëvrasja publike e një njeriu të shqetësuar që tha se nuk mund të kujdesej më për familjen e tij për shkak të masave shtrënguese të Greqisë kanë ndezur pasione të reja në Athinë. [Reuters]

Gjithsej, 149 vetë janë vetëvrarë këtë vit në Greqi përpara sesa 77 vjeçari Dimitris Kristulas, një pensionist farmacist të rrinte nën një pemë mëngjesin e 4 prillit në Sheshin Sintagma në zemër të Athinës, matanë rrugës nga parlamenti ku ligjvënësit kanë vendosur dy vite masa shtërnguese e t'i futë një plumb kokës së tij.

Vdekja e tij, përpara kalimtarëve e udhëtarëve të tronditur që dilnin nga stacioni i metrosë gjatë orës së pikut, ishte një goditje që u dëgjua anembanë botës.

Me vetëvrasjen publike të tij, Kristulas u bë ai që një gazetë greke e quajti një viktimë martire e një krize dërrmuese ekonomike që ka krijuar një papunësi prej 21%, mbylli më shumë se 111,000 biznese, la 500,000 vetë pa të ardhura e pa shpresë dhe shtyu shumë grekë në varfëri.

Ai la pas një shënim ku thoshte se nuk mund të përballonte ilaçet për një sëmundje, as të përballej me idenë "e kërkimit nëpër kazanët e plehrave për ushqim e duke u bërë barrë për fëmijën tim." Dhe në një shfryrje brutale ndaj udhëheqësve politikë që kanë vendosur shkurtimet e pagave, rritjen e taksave e ulën pensionet e publikut për të përmbushur kushtet e vendosura nga kreditorët ndërkombëtarë që ofruan 239 miliardë euro në paketa shpëtimi, ai e krahasoi qeverinë me atë të një kryeministri kolaboracionist që punoi me nazistët gjatë pushtimit të Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, një goditje e dukshme ndaj rolit të Gjermanisë në detyrimin e vendosjes së masave shtërnguese për grekëve e pasivitetit të qeverisë.

Kristulasi u bë përnjëherësh simbol i zemërimit e pakënaqësisë lidhur me masat shtrënguese, veçanërisht për pensionistët si ai, disa nga të cilët kanë parë përfitimet e tyre t'u shkurtohen deri në 300 euro në muaj, ndërsa shmangësit nga taksat që i detyrohen vendit 55 miliardë euro kanë dalë kryesisht të pandëshkuar e politikanët e akuzuar për ryshfete masive e mitëmarrje e korrupsion janë të lirë, njëri madje e ka çuar qeverinë në gjykatë për të rritur pensionin e tij. Eshtë padrejtësia, thonë grekët, që bëjnë të veprojnë njerëz si Kristulasi.

photo

Në shënimin, 77 vjeçari Dimitris Kristulas tha se nuk mund të duronte të rrëmonte nëpër plehra për ushqim ose të bëhej barrë për familjen e tij. [Reuters]

Ndërsa politikanët lëshuan deklarata ngushëllimi e u përpoqën t'a largojnë vetveten nga tragjedia, duke thënë se kjo mund të mos ketë qënë e lidhur me krizën ekonomike pavarësisht nga shënimi, vetëvrasja e Kristulasit elektrizoi shoqërinë greke, ndezi qirinj manifestimesh të heshtura, protesta e beteja me forcat e policisë që u përpoqën të shpërndajnë turmat që ishte mbledhur nën pemë po atë ditë. Ata u kthyen të nesërmen, dhjetra prej tyre, duke ecur rreth pemës, duke ngulur në të shënime që thoshin: "Kjo nuk ishte vetëvrasje, ishte vrasje politike."

Protestat e tyre po rrisin furinë vetëm disa javë përpara zgjedhjeve për të zgjedhur një udhëheqës të ri për vendin në vështirësi, duke zëvendësuar një qeveri të brishtë hibride të socialistëve të PASOK-ut e rivalëve të tyre të hidhur të Demokracisë së Re konservatore që Kryeministri i përkohshëm Luka Papademos tha se po përpiqen të sabotojnë reformat ndërsa po shkasin në sondazhe.

Vendi ku Kristullasi vrau veten u bë një tempull i menjëhershëm. Ishte i njëjti vend ku dy vjet protesta, trazira e greva kundër masave shtrënguese, si dhe pushtimi vitin e kaluar i sheshit nga mijëra të ashtuquajtur të indinjuar, duke përfshirë Kristulasin, dhanë imazhe të Greqisë si një vend mbështjellë në vështirësi e halle. Të enjten (5 prill), ndërsa qëndronte me gruan e shikonte njerëzit që debatonin me furi për ç'farë kishte ndodhur, Nik Strikos, 33 vjeç tha se mendon do të ketë më shumë njerëz që do të ndjekin shembullin e Kristulasit sepse dëshpërimi është kaq i madh mes kaq shumë vetëve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ky është vetëm një fillim. Kjo ishte vetëvrasja e parë politike," tha për SETimes Strikos, një mësues i teorisë së kompjuterit në shkollën e mesme. 'Ky vend do të jetë një monument."

Duke qëndruar pranë, Kimon Sapnas, 38 vjeç, që punon për një ndërmarrje transporti, tha: "Shpresoj që kjo të mos shkojë dëm." Ai tha për SETimes: "Eshtë pakënaqësia e zemërimi i popullit. Njerëzit besojnë se masat shtrëguese janë për të shpëtuar bankat."

U analizua gjithashtu se çfarë deklarate shpesonte ai se do të bënte vdekja e tij. "Kjo u bë në publik. Nuk ishte një veprim privat. Ai dëshironte të deklaronte diçka," tha për SETimes Vasileilos Pavlopulos, një ndihmës profesor i psikologjisë ndër-kulturore në Universitetin e Athinës.

(Kathimerini, 05/04/12; 04/04/12; The Guardian, 05/04/12; AP, 04/04/12)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ballkani merr masa parandaluese kundër përhapjes së EbolësBallkani merr masa parandaluese kundër përhapjes së Ebolës

Ekspertët paralajmërojnë se Ebola është një kërcënim i madh për rajonin dhe mund të përdoret si një armë nga terroristët.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) do që të ndryshojë kuranin për ta përshtatur ndaj formës së tij ekstremiste të Islamit. Mendoni ju se përpjekja do të sprapset nga popullsia e botës muslimane?

Po
Jo
Nuk e di