Nëpërmjet një filmi, auditorët ballkanas gjejnë truall të përbashkët

03/04/2012

Për herë të parë në 20 vjet, filmi për një miqësi mes ish-armiqve -- veteranëve nga Kosova, Serbia, BiH e Kroacia -- po shfaqet në vendet e ish-Jugosllavisë.

Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 03/04/12

photo

Regjisori Sërxhan Dragojeviç tha se "Parada" siç tregohet në këtë skenë nga filmi i 2011-tës, është "filmi i parë e i vërtetë rajonal për paqen" në Ballkan. [Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin]

Një komedi e errët që trajton historinë e përgjakshme të konfliktit jugosllav po gjen shikues në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi e Kroaci dhe po përshëndetet për mesazhin e tij të paqes mes armiqve të hidhur.

"Parada," shkruar e me regji të Sërxhan Dragojeviç, tregon historinë e një gangsteri serb të moshës së mesme që rekruton një veteran kroat të luftës, një musliman boshnjak e një shqiptar nga Kosova për t'a ndihmuar të mbrojë të drejtat e një parade homoseksualësh në Beograd nga ekstremistët. Grupi mblidhet së bashku, pavarësisht se ishin armiq në konflikt.

"'Parada' është ndoshta, filmi i parë e i vërtetë rajonal për paqen. Për mua, ky është një lloj mbyllje emocionale," tha Dragojeviçi për SETimes.

I nxjerrë në tetor 2011 në Beograd, filmi është parë nga më shumë se 600,000 vetë në Ballkan. Ai u shfaq në shkurt në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin e është caktuar të dalë në dhjetor në Francë. Ai nuk është shfaqur në Kosovë.

"Po punojmë tani mbi shpërndarjen e filmit në qytetet e vogla boshnjake, por është ende në repertorin e qyteteve të mëdhenj. Nëse 'Parada' do të vazhdojë të jetë atje, do të jetë zyrtarisht filmi i parë pas "Avatar' me periudhën më të gjatë të shikimit në këtë rajon," tha për SETimes Denis Samarxhiç, drejtor i shpërndarjes së kinemave në ndërmarrjen Tropik Film and Video me qendër në Zenicë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Igor Tomljanoviç, një kritik kroat filmi e redaktor i kanalit rajonal të filmit Klasik TV, tha se popullariteti i filmit anembanë Ballkanit tregon se njerëzit po bëhen ngadalë më pak nacionalistë e më shumë me mendje të hapur.

Ivica Josipoviç, 22 vjeç, një student nga Zagrebi tha se filmi ndryshoi këndvështrimin e tij ndaj të tjerëve.

"Isha shumë i vogël kur ishte lufta këtu, por nuk i kam parë kurrë serbët si miq të mundshëm," tha Josipoviçi për SETimes. "Tani, pas këtij filmi, po mendoj të gjej dikë atje, si dhe në Bosnjë, ndoshta nëpërmjet Facebook."

Si ndikimin më të rëndësishëm të këtij filmi, Dragojeviçi theksoi faktin se një vend mund shkatërrohet nga aeroplanët, tanket e mediat e kontrolluar, por ai ekziston kurdoherë. "Mendoj për Jugosllavinë. U shkatërrua, por është ende këtu si krijimi i vërtetë i të gjithë njerëzve që dëshirojnë të dashurojnë e të bashkëpunojnë," tha Dragojeviçi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di