Rriten arrestimet në kufi ndërsa afrohen zgjedhjet e Serbisë

02/04/2012

Xhandërmaria serbe arrestoi të shtunën dy oficerë të policisë së Kosovës, të njëjtën ditë që katër oficerë të policisë serbë të arrestuar në shkurt nga policia e Kosovës u liruan.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 02/04/12

photo

Forcat serbe arrestuan dy oficerë të policisë të armatosur nga Kosova pranë pikës së kalimit kufitar të Merdarës midis Kosovës e Serbisë të shtunën (31 mars). [Reuters]

Tensionet në kufirin Kosovë-Serbi po rriten teksa afrohen zgjedhjet e 6 majit të Serbisë.

Dy policë të Kosovës, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u arrestuan të shtunën (31 mars) nga xhandërmaria serbe në kalimin kufitar të Merdarës. Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç tha se "futja e dy anëtarëve të PPK-së [Policia e Kosovës] përbënte një shkelje të rëndë të Marrëveshjes Ushtarake Teknike të nënshkruar në Kumanovë më 1999," njoftoi B92.

"Çfarë bëjnë ata në territorin e Serbisë qendrore dhe në çfarë marrëveshje bie kjo?" pyeti Daçiçi, duke shtuar se "çdokush që guxon të shkelë në këtë mënyrë Marrëveshjen Ushtarake Teknike të Kumanovës do të arrestohet."

Oficerët u liruan në kujdestari të zyrtarëve të EULEX-it të hënën, 2 prill dhe u sollën në Kosovë. Prishtina tha se policët kishin patrulluar në zonën e përgjegjësisë së policisë së Kosovës.

"Ky veprim tinzar dhe i organizuar i xhandërmarisë serbe dëshmon edhe një herë orientimin dhe mentalitetin agresiv të shtetit serb ndaj republikës së Kosovës," tha në një deklaratë Ministria e Brendëshme e Kosovës.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i konsideroi arrestimet "sulm ndaj integritetit institucional dhe territorial të Republikës së Kosovës."

Arrestimet ishin më të fundit në serinë e ndalimeve në kufi që patën paralajmërimin e Daçiçit të "masave reciproke."

Policia e Kosovës arrestoi katër serbë më 28 mars për mbajtjen e materialeve dhe listave të votuesve të zgjedhjeve serbe. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për SETimes se arrestimet kishin lidhje me përpjekjet e Serbisë për të zhvilluar zgjedhje në Kosovë.

Serbia ka caktuar zgjedhjet bashkiake e parlamentare më 6 maj dhe ka thënë se do të përfshijë zonat në veri të Kosovës në numërim.

Prishtina ka kundërshtuar me forcë dhe tha se do të përdorte forcën, nëse është e nevojshme, për të ndalur zgjedhjet në kufirin e saj. "Kemi një urdhër operativ [që sqaron] se çfarë policia duhet të marë përsipër në raste të tilla," tha Beka.

Policia e Kosovës gjithashtu sekuestroi material propagande të një organizate të dyshuar ekstremiste më 27 mars në Vushtri. Policia tha se gjeti gazeta me emrin Srpske Novine në një makinë me pesë serbë.

Policia gjeti 38 kopje të gazetës, që ishin botuar në Toronto nga Lëvizja Çetnike Ravna Gora (Cetnicki Ravno Gorski Pokret). Një nga pesë serbët u mbajt në paraburgim për 48 orë, për nxitjen e urrejtjes dhe ndarjes. Ajo u lirua, por hetimi vazhdon.

Gjithashtu më 28 mars, dy shqiptarë të Kosovës, përfshirë Hasan Abazin -- kryetar i Sindikatës së Metalurgjisë -- u arrestuan për akuza spiunazhi e trafikimi të drogës, njoftoi B92.

Human Rights Watch kërkoi lirimin e tyre të shtunën dhe sugjeroi se Kosova duhet të lehtësojë një shqyrtim urgjent nga një gjyqtar i misionit të BE-së në Kosovë të akuzave e mbajtjen në arrest shtëpie të katër serbëve, shtoi organizata.

"Masat reciproke nuk janë në interesin serb dhe policia serbe nuk dëshiron që t'a bëjë këtë. "Por ... kjo lloj gjendje qartazi nuk mund të ndodhë më gjatë pa masa reciproke. Nëse dikush dëshiron të konkurojë në arrestime, kemi përgjigjen tonë," tha Daçiçi.

Më 26 shkurt, pesë serbë -- duke përfshirë katër oficerë të policisë -- u arrestuan në Kosovë, të akuzuar për prishje të rendit gjyqësor. Ata u mbajtën për 30 ditë.

Duke iu referuar dialogut Kosovë-Serbi e marrëveshjeve të arritura deri tani, Daçiçi vuri në pikëpyetje lirinë e lëvizjes "nëse serbët mund të arrestohen çdo ditë."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Këto janë provokime të hapura dhe nuk mund t'a pengoj më policinë nga bllokimi i Konculit. Do të shihet në ditët e ardhshme sesi do të duket kur futen masat reciproke," paralajmëroi Daçiçi.

Fisnik Rexhepi, këshilltar politik për ministrin e brendshëm të Kosovës, tha se arrestimi i shtetasve nga Policia Serbe është krejtësisht politik e në kundërshtim me marrëveshjen mbi lirinë e lëvizjes.

"Shtetasit e Kosovës, duke përdorur dispozitat e marrëveshjes së arritur në Bruksel, kanë synuar të kalojnë tranzit nëpër territorin e Serbisë, duke mos ushtruar ndonjë veprimtari zyrtare në këtë shtet. Ky është dallimi mes veprimeve ligjore të Policisë së Kosovës dhe veprimeve politike e anti-evropiane të shtetit serb," tha Rexhepi për SETimes.

Ndërmjetësi i BE-së Robert Kuper tha se problemet politike duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut e bisedimeve në vend të një zbatimi të ligjit në mënyrë të përzgjedhur, njoftoi B92. "BE pret që të dyja palët të përmbushin angazhimet që kanë marë gjatë dialogut," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di