Bullgaria heq dorë nga projekti Belenë

29/03/2012

Bullgaria njoftoi tërheqjen e saj nga projekti 30-vjeçar për ndërtimin e uzinë së dytë të energjisë bërthamore të vendit.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 29/03/12

photo

Ndërtimi i reaktorit nisi më 2008. [Reuters]

Bullgaria nuk do të ndërtojë një uzinë të energjisë bërthamore në qytetin Belenë në Lumin Danub, tha të mërkurën (28 mars) qeveria e qendrës së djathtë e vendit pas vonesave të shumta që përfshinë një vendim përfundimtar mbi projektin e përbashkët me Rusinë.

Duke e bërë njoftimin pas një takimi të rregullt të qeverisë, Zëvendës/Ministri i Financave Vlladisllav Goranov tha për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) se në vend të kësaj atje do të ndërtohet një termocentral.

Ai shpjegoi se Bullgaria do t'i paguajë Atomstroyexport, një filial i korporatës energjitike shtetërore ruse Rosatom, 100 milionë euro të mbetura për të parin nga dy reaktorët me 1,000 MW që ishin planifikuar për uzinën e Belenës.

Reaktori do të përdoret në uzinën e energjisë bërthamore të Kozloduit, 100 km në perëndim, ku katër reaktorët e epokës sovjetike u mbyllën kur Bullgaria u bashkua me BE në janar 2007 për shkaqe të sigurisë. Njësia 5 e 6 të uzinvës me 1,000 MW secila janë planifikuar të mbeten në funksionim deri të paktën më 2017 e 2022 përkatësisht.

Nisur më 1981, projekti i Belenës u ngri së pari nëntë vjet më pas për shkak të vështirësive financiare me të cilat Bullgaria po përballej në atë kohë. Përveç kësaj, kishte gjithashtu presion të fortë nga grupe mjedisore që kundërshtonin ndërtimin e një strukture bërthamore në një rajon sizmik aktiv.

Një vendim për të ringjallur projektin u mor në fund të 2002-shit. Pas një tenderi hapur tre vjet më pas, Bullgaria kontraktoi Atomstroyexport për të projektuar e ndërtuar uzinën e Belenë në nëntor 2006.

Zbatimi i projektit nisi zyrtarisht në shtator 2009, tetë muaj pasi koalicioni i atëhershëm në pushtet i Bullgarisë i kryesuar nga socialistët nënshkroi një marrëveshje për të gjatë vizitës në Sofje të Presidentit rus të asaj kohe, Vladimir Putin.

Ndërtimi i uzinës u ngri përsëri në fund të 2009-tës, kur ndërmarrja gjermane e energjisë RWE -- partneri kryesor investitor në sipërmarrje -- u tërhoq, mes pasigurisë në rritje lidhur me të ardhmen e saj.

Duke vënë në pikëpyetje zbatueshmërinë ekonomike të projektit, partia e qendrës së djathtë GERB, që fitoi zgjedhjet parlamentare të korrikut 2009 në Bullgari, e pa çmimin e ndërtimit, të caktuar në 6.3 miliardë euro nga Rusia, si tepër të lartë, duke këmbëngulur se nuk duhet të kapërcente 5 miliardë euro.

Dështimi i të dyja palëve për të arritur marrëveshje mbi këtë çështje çoi në vonesa të shumta mbi një vendim përfundimtar mbi sipërmarrjen. Në kuadrin e shtyrjes më të fundit gjashtë-mujore të rënë dakort në fund të shtatorit, Bullgaria duhej të thoshte deri në fund të këtij muaji nëse do të vazhdonte ndërtimin.

Ndërkohë, përpjekjet për të tërhequr një investitor strategjik perëndimor për projektin e Belenës, që do të rriste më tej varësinë energjitike të Bullgarisë nga Rusia, dështuan gjithashtu.

Kryeministri Bojko Borisov përmendi shqetësimet mjedisore si një nga motivet kryesore të qeverisë për heqjen dorë nga projekti, si dhe çmimin e tij në rritje, që do të arrinte rreth 10 miliardë euro derisa uzina të ndërtohej.

"Nuk i kemi ato para e në asnjë mënyrë nuk mund t'a bëjmë shtetin e disa breza të ardhshëm që të paguajnë për atë," tha ai të mërkurën.

Borisovi, që e diskutoi çështjen e Belenës me Putinin të hënën, shprehu gjithashtu shpresë se tërheqja nuk do të ndikojë lidhjet dypalëshe. Ministri i Ekonomisë, Energjisë e Turizmit Deljan Dobrev pritet të udhëtojë në Moskë për të informuar zyrtarisht rusët për vendimin e Sofjes.

Eksperti i energjisë bërthamore, Jordan Jordanov, që drejtoi centralin e Kozloduit mes 2000 e 2001, ishte një nga autorët e idesë për të instaluar dy reaktorë të tjerë në uzinë. Ai, megjithatë, nuk e mbështet planin për të instaluar reaktorin AES92 të menduar për Belenën në stacionin atomik ekzistues. Bullgaria, e cila prodhon rreth 30 miliardë kwh elektricitet e eksporton rreth një të tretën e saj, duhet të ndjekë një metodë të ndryshme, sipas tij.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Duhet së pari të zhvillojmë strategjinë tonë të energjisë [deri më] 2050," tha ai për SETimes të enjten. "Nëse duhet të vendosja, nuk do t'a instaloja kurrë këtë reaktor dyqani në Kozlodui."

Politikanët e krahut të djathtë e shumë bullgarë të zakonshëm e mirëpritën vendimin e qeverisë për të braktisur projektin polemik.

"Ndërtimi i uzinës së Belenës do të shtonte rrezikun e një aksidenti bërthamor si ai në Japoni vitin e kaluar," tha për SETimes Rumen Petrov, një specialist marketingu nga Sofja.

"Projekti është tepër i kushtueshëm, kështu që çmimi i elektricitetit për konsumatorin e fundit do të rritej më tej."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di