Qendrat e shërbimit të imigracionit nxisin emigracionin e ligjshëm

23/03/2012

Një projekt i financuar nga BE ndihmon emigrantët e Ballkanit Perëndimor me informacionin rreth emigrimit në BE ligjërisht -- dhe punon për të tërhequr diasporën që të kthehet.

Nga Anes Aliç për Southeast European Times në Sarajevë -- 23/03/12

photo

Qendra e shërbimit të imigracionit e Banja Lukës është një nga pesë qendrat në BiH e u ka shërbyer më shumë se 700 vetëve. [Mirësjellje e Organizatës Ndërkombëtare të Imigracionit]

Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit (IOM) po zbaton projektin Imigraconi për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor (MIDWEB) me financim të BE-së, për të kthyer ikjen shkatërruese të trurit të rajonit. Qëllimet janë të larta siç janë dhe pengesat.

Projekti jep informacion për ata që dëshirojnë të emigrojnë ligjërisht në vendet e BE-së, të marrin arsim e punësim dhe pastaj të kthehen. Ai ngre gjithashtu ndërgjegjësimin për rreziqet e kostot e imigracionit të ligjshëm.

Instrumenti kryesor i projektit është një rrjet prej 2.1 milionë euro i qendrave të shërbimit të imigracionit (MSC-ve) në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë (BiH), Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e Serbi, që jep arsim të posatçëm, punësim e mundësi të tjera.

"[MSC] ndihmojnë të kalohet përmes burokracisë [së BE-së], të ndihmojnë me kërkesat për vizave, të japin verifikim e përkthim të dokumentave e madje të referojnë kërkuesit tek autoritetet e duhura," tha faqja në internet e MSC-së.

Prirja e emigracionit është ndjerë veçanërisht në BiH. Sipas sondazheve, 90% e rinisë së BiH-së që jeton në zonat rurale e 60% në zonat e qyteteve do të largohej nga vendi po t'u jepet rasti.

Mbi 55.000 të rinj u larguan nga vendi mes 1996-tës e 2011-tës.

"MIDWEB ndihmon emigrantët e mundshëm me vendime që ndryshojnë jetën e që lehtësojnë procesin e emigracionit," tha për SETimes Irma Sadikoviç, koordinatore e projektit në Sarajevë.

Rëndësia e programit MIDWEB është e madhe, sipas zyrtarit të Institutit të Punësimit Federal të BiH-së, Haris Çuljeviç.

"[Ai] do të shmundësojë emigracionin e paligjshëm me shtimin e pozitives të tërheqjes së ekspertëve boshnjakë për t'u kthyer në shtëpi nga Evropa Perëndimore," tha Çuljeviçi për SETimes.

Sasha Jelaca, një inxhinier mekanik 25 vjeçar i papunë, është tipik nga ata që kërkojnë ndihmën e MSC-së. Jelaca kërkoi pa sukses ndihmë nga shumë organizata ndërkombëtare e ambasada perëndimore në BiH.

"Nuk ka absolutisht të ardhme për mua këtu," tha Jelaca për SETimes, duke shtuar se është e domosdoshme të largohet me familjen e tij atje ku janë mundësitë më të mëdha.

Ndërsa shumë do të mendojnë të emigrojnë në mënyrë të paligjshme, Jelaca tha se mësoi për MSC në Banja Lukë ku po mbledh informacionin e duhur.

Klientë të tjerë të MSC-së, si operatori 50-vjeçar i papunë i ndërtimit të makinave, Zoran Zivaniç, nuk dëshirojnë që të emigrojnë në mënyrë të përhershme, por kërkojnë punësim të përkohshëm.

"E di se përvoja ime mund të jetë e dobishme në shumë vende të organizuara e do t'a bëja këtë për fëmijët e mij," tha Zhivaniçi për SETimes.

Eshtë shumë shpejt të vlerësosh suksesin e projektit, por Jelaca e Zhivaniçi thanë se e gjetën ndihmën e MSC-së të dobishme.

Ndërsa tre boshnjakë janë ktheyr deri tani, zyrtarët kanë shpresa.

"Shpresojmë se institucionet e BiH-së do të vazhdojnë përpjekjet tona për të tërhequr ekspertët e diasporës në atdhe, për të ndarë përvojën e tyre e për të ndihmuar që të arsimojnë boshnjakët që dëshirojnë të punojnë jashtë vendit," tha Sadikoviçi.

Gjetkë në rajon, Shqipëria e Kosova janë veçanërisht të prekura negativisht nga emigracioni. Shqiptarët kryesojnë listat e emigrantëve që kërkojnë azil në BE. Autoritetet belge thanë se rreth 80% e azil-kërkuesve vijnë nga Shqipëria.

Autoritetet e BE-së dyshojnë se pas rritjes është një rrjet i organizuar mjaft mirë i trafikut njerëzor, që ofron dokumente të rreme e premton mundësi të pafundme për një çmim.

Në Kosovë, janë hapur gjashtë MSC të reja që nga janari 2011 e 1,159 vetë janë ndihmuar, tha për SETimes Ndihmësja e Projektit të MIDWEB-t në Kosovë, Shqipe Pallaska.

Numri i palëve të interesuara është rritur çdo muaj, shtoi Pallaska.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Zakonisht, njerëzit që vizitojnë qendrat janë të rinj: shumica studentë që janë të interesuar të marrin arsim më të lartë jashtë vendit ose të gjejnë punësim atje. Profili që përmbush shumicën e emigrantëve të mundshëm të Kosovës, është i martuar, më i ri se 30 vjeç, me arsim të mesëm, që shohin për punësim ose arsim jashtë vendit," tha Pallaska.

Njëzet vetë nga diaspora e shqiptarëve të Kosovës janë kthyer në atdhe në kuadrin e programit MIDWEB për të ndarë ekspertizën e tyre me firmat vendase.

Ndërsa emigracioni shqiptar në BE ka vënë në alarm Brukselin, Sadikoviçi tha se Tirana është një histori suksesi lidhur me ndërgjegjësimin për emigracionin e ndihmën ligjore.

"Shqipëria po punon mjaft për të krijuar atmosferën e duhur për kthimin e diasporës së saj e pakësimit të emigracionit të paligjshëm. Ajo hapi 22 MSC e të tjera po planifikohen. Shpresoj se BiH do të ndjekë këtë shembull," përfundoi Sadikoviçi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekspertët dhe qytetarët thonë se serbët në Krime dërgojnë 'mesazh fals'Ekspertët dhe qytetarët thonë se serbët në Krime dërgojnë 'mesazh fals'

Një grup ekstremistësh që janë bashkuar me forcat paraushtarake ruse në Krime nuk përfaqësojnë shtetin, i thanë ekspertët SETimes.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Sa të shqetësuar jeni ju lidhur me ndërhyrjen ruse në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Evropën Juglindore dhe Turqinë?

Shumë i shqetësuar
Jo shumë i shqetësuar
Fare i pashqetësuar
Nuk e di