23/03/2012
Lidhjet në rritje të mbrojtjes përkrahin gjithashtu aspiratat e integrimit të Beogradit.
Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 23/03/12
![]() Një ushtar serb trainohet me trupa bullgare gjatë një stërvitje të përbashkët. [Ambasada bullgare në Beograd] |
Më parë këtë muaj në Beograd, përfaqësuesit e Bullgarisë e Serbisë nënshkruan planin e tyre vjetor për bashkëpunimin ushtarak dypalësh. Dokumenti tërësor mbulon aspekte lidhur me mbrojtjen të shëndetësisë, arsimit, policisë e gjeografisë, si dhe pjesë të re mbi pushimet e ushtrisë, duke përfshirë vizita familjare, turistike të oficerëve ushtarakë serbë në Bullgari e anasjelltas.
Bashkëpunimi ushtarak mes Bullgarisë e Serbisë daton që më 1996, kur u nënshkrua marrëveshja kuadër e bashkëpunimit ushtarak, e cila u rinënshkrua më 2007 pasi Serbia e Mali i Zi u ndanë. Ky bashkëpunim ka qenë shënuar nga rritja e vazhdueshme që atëhere.
Sipas atasheut të mbrojtjes të Bullgarisë në Beograd, Kolonen Lejtnant Emil Sipocki, plani i bashkëpunimit për vitin e kaluar u zgjerua me më shumë se 130% dhe e njëjta gjë pritet këtë vit.
Tashmë këtë vit, fqinjët kanë bashkëpunuar në pothuajse 30 veprimtari ushtarake.
Branisllav Xhorxheviç, drejtor i Qendrës për Studime Strategjike në Akademinë për Diplomaci e Sigurim të Beogradit, tha për SETimes se bashkëpunimi i mbrojtjes me vendet fqinjë është i pashmangshëm, duke ditur pozicionin gjeopolitik, kërcënimet e sfidat e njëjta ose të ngjashme.
"Marrëdhënia mes Serbisë e Bullgarisë në fushën e mbrojtjes është provë e asaj sesi mund të kapërcehet trashëgimia historike negative. [Një tjetër] shembull i mirë i kësaj marrëdhënie është në lidhje me Gjermaninë e Francën," tha Xhorxheviçi.
Ai tha se përfitimi më i madh i këtij bashkëpunimi është fakti se Bullgaria është një anëtare e NATO-s dhe se Serbia, si një anëtare e Programit të Partneritetit për Paqe, është e detyruar të marë pjesë në veprimtaritë e saj, duke fituar kështu përvojë të konsiderueshme.
Bashkëpunimi dypalësh, nga ana e tij, bëhet shumëpalësh. Për shembull, ushtria bullgare ftoi atë të Serbisë që të marë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me trupa bullgare e të SHBA-së në projektin Forca me Turne e Detit të Zi e EUCOM-it, që u zhvillua në Bullgari.
Gjithashtu, gjatë kryesimit të Bullgarisë në Procesin Ministror të Mbrojtjes të Evropës Juglindore, Serbia u bë një anëtare e plotë.
Vitin e kaluar, Bullgaria i dhuroi Serbisë programe kompjuterikë për kodifikimin në sistemin mbrojtës, duke çuar në respektimin e standarteve të NATO-s dhe BE-së.
"Shpresojmë se kemi kontribuar në arritjen e standarteve më të larta nga Serbia, që përfshin përmbushjen e kushteve për hyrjen e shpejtë të Serbisë në Agjenscinë e Mbrojtjes Evropiane," tha Sipocki për SETimes.
Stërvitja më e rëndësishme ushtarake që përfshin dy forcat ajrore është qitja reale në strukturën e trainimit Sabla në Bullgari. Sabla u vizitua nga udhëheqësit shtetërore e ushtarakë të të dyja vendeve.
Zanko Spasov, 62 vjeç, një shtetas bullgar që jeton në Nish, tha se marrëdhëniet ushtarake të mira mes fqinjëve rrisin nivelin e qetësisë.
"Kur e di se populli yt bashkëpunon me vendin ku jeton, ke më shumë siguri; ndjehesh i mbrojtur. Jam me të vërtetë i inkurajuar me këtë plan vjetor sepse jam i sigurtë se nuk do të ketë një luftë," tha Spasovi për SETimes.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes